Zyrtare: Komiteti Olimpik i Kosovës me të drejta të plota në KON

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 11:34 / 9.12.2014


zyrtare-kok-u-me-t-euml-drejta-t-euml-plota-n-euml-kon_hd.jpg



Komiteti Olimpik i Kosovës (KON) është pranuar me të drejta të plota në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON).


KOK-u me vendim unanim bërë anëtari më i ri i KON-it në kongresin e mbajtur sot në Monaco, transmeton Telegrafi.


Duke arsyetuar aplikacionin e Kosovës për anëtarësim të plotë, Pierre Miro tha se Kosova është një vend i sportit.


“Kosova është një vend real i sportit me një strukturë reale të sportit, me 34 federata 8 nga të cilat janë të pranuara ndërkombëtarisht me status të plotë dhe 4 me status të pjesshëm”, tha Miro.


Kujtojmë se në tetor të këtij viti, Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) kishte marrë vendim për njohjen e përkohshme të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe kishte propozuar që Komitetit Olimpik të Kosovës t'i jepet njohje e plotë në sesionin e ardhshëm të IOC që do të mbahet në dhjetor në Monako.


Bordi Ekzekutiv i IOC-së, kishte vënë në dukje se Komiteti Olimpik i Kosovës ka përmbushur kërkesat për pranim të përshkruara në Kartën Olimpike. Këto përfshijnë kriteret sportive dhe teknike si dhe përkufizimin e "vendit", sipas përcaktimit në Rregullin 30.1 - "një shtet i pavarur i njohur nga bashkësia ndërkombëtare".


Kosova është njohur si shtet nga 108 shtete anëtare të OKB-së, nga gjithsej 193.

KOK-u u themelua në vitin 1992 dhe ka më shumë se 30 federata Kombëtare, 13 nga të cilat janë pranuar nga Federatat Ndërkombëtare, nga këto, gjashtë janë më të drejta të plota dhe shtatë të tjera me të drejta të kufizuara. /Telegrafi/
 
Titulli: Zyrtare: Komiteti Olimpik i Kosovës me të drejta të plota në KON

Ajde me kembe te mbar ishalla:not:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top