Zyrtare: Eto’o kompleton transferimin në Inter

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Sulmuesi kamerunas Samuel Eto’o edhe zyrtarisht sot e ka kompletuar transferimin nga Barcelona në Inter, dhe ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare me nerazyrët.

Eto’o në Inter erdhi si pjesë e transferimit të Ibrahimovic në Barcelona, ndërsa në Giuseppe Meazza duhet të arrijë edhe Alexandr Hleb si huazim njëvjeçar me mundësi të nënshkruajë marrëveshje të përhershme.

“Të gjithë në Inter dhe të gjithë fansat e klubit i dëshirojnë mirëseardhje të ngrohtë Samuel Eto’o, jemi krenar që e kemi atë në ekip dhe jemi të bindur se së bashku do të arrijmë fitore të reja të rëndësishme”, thuhet në deklaratën zyrtare të Interit.

Eto’o, i cili nesër do të prezantohet para mediave, ka thënë se dëshiron të shkruajë histori edhe në Inter.

“Unë kam bërë histori në Barcelona, por kjo histori tashmë ka përfunduar. Ky tregim fillon në Inter, do të filloj nga fillimi. Doja aventurë të re dhe shpresoj se gjithçka do të shkojë mirë”, ka thënë Eto’o.
*telegrafi*

f.0727230142970_m.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top