Zvicra vendi më i mirë në botë

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Zvicra vendi më i mirë në botë

- këto janë top 5 shtetet më të mira për të jetuar

Zvicra është shpallur prapë këtë vit si shteti më i mirë në botë (për të dytin vit radhazi), sipas të dhënave zyrtare nga ‘U.S. News & World Report’. Lista i ka përpiluar rezultatet e anketimeve nga 21,000 njerëz anë e mbanë botës të cilët i kishin vlerësuar vendet e tyre bazuar në 65 atribute të cilat kanë përfshirë lumturinë, edukimin, ndikimin, mundësinë ekonomike, dhe shumë gjëra tjera.

1. Zvicra
Në krye të listës gjendet Zvicra, e cila është e njohur për neutralitetin global, shkallën e vogël të papunësisë dhe ekonominë e fortë. Ndonëse vend jo shumë i madh, qytetarët zviceranë kanë fituar më shumë çmime Nobel sesa thuajse çdo shtet tjetër për kokë banori.

2. Kanada
Kanada njihet anë e mbanë për multikulturializmin dhe standardin e lartë të jetesës. Kualiteti i jetës në Kanadë është renditur si më i larti në botë, ndërkaq ka shënuar pikë të larta në stabilitetin politik, sigurinë dhe tregun e punës. Shteti është renditur i treti edhe në edukim, si dhe i dytë në transparencë.
Sipas anketimit, të ‘këqijat’ e të jetuarit në Kanadë përfshijnë mungesën e argëtimit kualitativ dhe trashëgimisë kulturore.

3. Gjermania
Gjermania – një nga ekonomitë më të mëdha globale – njihet për forcën punëtore dhe ka marrë pikë të larta në ndërmarrësi.
Gjermania gjithashtu është renditur lart në lidhjet globale, edukim, stabilitet ekonomik dhe në aleanca të forta internacionale. Sidoqoftë, shumë pak gjermanë e kanë përshkruar atdheun e tyre si argëtues, të lumtur apo miqësor.

4. Mbretëritë e Bashkuara
Ndikimi ndërkombëtarë i Mbretërisë së Bashkuar i ka rrënjët e thella në histori si një nga perandoritë më të mëdha në botë. Kjo Mbretëri ka marrë pikë tejet të larta në të drejtat njerëzore, në prestigjin kulturor, në lidhjet globale dhe fuqinë politike. Dobësitë e qytetarëve të këtij vendi janë mungesa e barazisë në rroga, komoditeti dhe dallueshmëria.

5. Japonia
Si ekonomia e tretë më e fortë në botë dhe lideri teknologjik, Japonia ka marrë pikë të larta në ndërmarrje, edukim dhe në kategori të fuqisë globale. Qytetarët japonezë e përshkruajnë atdheun e tyre si modern, prestigj dhe inovativ. Sidoqoftë, ky vend ende ka mangësi në çështje të shumta të të drejtave civile si barazia gjinore dhe liria religjioze.

/Te/
 
  • Më pëlqen
Reactions: NGU
Nje shtepi te rehateshme , nje veture te rehateshme dhe nje grua te rehateshme ta kesh edhe gjungell te jetosh ia vlene per te jetuar .
 
Zvicra ... vend i vogel , i bukur , i qete pa prb... kushtet e jeteses mes normales dhe se lartes , me njerez normale.

Sigurisht qe e meriton qe te jete e para ne liste, duke u bazuar ne pikat qe kane marre parasysh per te bere studimin.
 
E kam vizitu dy here sivjet. Pagat e mira por edhe cmimet shume te ‘mira’.

Pergjithesisht... vend i mire per jetese.
 
Zvicra eshte parajse 😍
Une jam kam vizituar gati gatiii gjitha vendet qe mkan pas pelqyer
 
Zvicrra Eshte shteti me i mire ne bote .
Mos e krruj me shtetin dhe puno e sillu si njeri e ben jete me bukur se kudo .
Mos flasim pastaj qe Eshte si kartoline ngado te hedhesh syt .😍
 
Zvicra favorizohet shume nga pozicioni.
Max 2 ore je ne Gjermani/Itali, France, Austri..
Pastaj dhe ekonomikisht eshte mire, duhet thene se nuk eshte me ajo Zvicra e dikurshme e 20 viteve me pare, shume te rinj kane ardhur nga Italia, e Greqia sidomos qe jane shume negative ne pergjithesi dhe ne cdo fushe ka shume konkurence dhe nga ky fakt.
 
Nashti pavaresisht se Roma ngel tashuri éternel po dhe ktu eshte mire e bukur e lule cdo sezon pavaresisht se ti je alergjik 🤣
 
Vend i mir asht boll,po se kam kuptu pse ushqimet i blejn jasht kufinit 😋
 
  • Haha
Reactions: NGU
Kudo te shkosh dhe ke punen je mire dhe jeton si mret.
Une vendin ku jetoj se ndërroj me asnje vënd tjetër më. Ketu ke punen, qejfin, shoqërin, jan akoma ato raportet umane, përshëndetjet kur del nga shtëpia, hahet shkëlqyshëm kudo shkon, pamje dhe vënde të mrekullueshme.
Kjo eshte Italia.

Ne vënde të tjera nese nuk ke krijuar ate shoqerin e shkolles, dmth te jesh të pakten qe në femijeri je thjesht per pune e asgje tjeter, do besh ato pushime dy/tre here ne vit dhe ja.
Kam nje shoqe e cila nga Italia prej vitesh shkoj dhe u transferua me gjith femijet ne Zvicër, mezor pret ti marin nje drejtim femijet e te kthehet ne Itali, është bër vetem pune e shtëpi e asgje tjeter.
 
Italia nuk eshte me si dikur.
Eshte e vertete qe eshte vendi me i bukur, me kuzhine, me det e cfare te duash, por ska lidhje me ate te dikurshmen, te pakten 20 vite me pare.
Zvicra ne fakt nuk eshte ajo "Zvicer" te cilen kemi degjuar ose kush e ka jetuar para 2 dekadash.. por nese ben nje kompromis per nje 10 vjecar, leket e qe ben ne Zvicer nuk i ben dot ne Itali, as ne asnje vend. E njenta gje dhe per vendet nordike, rreklamojne 5000e rroga e perralla, por ne fakt nje rroge normale nuk vete me shume se 3000, flas pa pas nje diplome specifike, nese je i specializuar per dicka psh dentist, mjek, inxhinier i merr 5000€ si ne vendet nordike, dhe ne Zvicer madje me shume.
Sic thash, varet sa kerkon e sa pretendon dhe sa je i vendosur te sakrifikosh.
Ne krahasim me vendet nordike, Zvicra ka pozicionin e klimen, por vendet nordike kane me pak stres ne pune se ne Zvicer.
Por prap se prap, nese ke nje pune te mire ne Itali, me mire aty me 2000e psh sesa dyfishin ne keto vende, dhe e them nga experienca, jo muhabete shqipetaresh nga lokalet duke pi birra e duke fantazuar.
 
Italia vërtet nuk eshte më si dikur, por i përshtatet më tepër mënyres se jeteses per ne shqipetaret, dmth punë, shoqeri, dëfrim.
1 jet kemi dhe ti sakrifikoj 10 ose 15 vite te jetes per te siguruar lek sikur e shoh zgjedhje koti.
Jetojm e punojm në një nivel me italianet pothuaj, plus qe femijeve si mingon shkollimi, sporti por dhe pushimet, gjë që fëmijëria jonë nuk i kishte në Shqipëri.
Normal që e gjith Bota nuk është më si 20 vite më parë, çro gjë ka ndryshuar, por mundohemi të gjejm atë oazin individual të qetë e me çaste lumturie një botë të vështirë.
 
sdi valla sme pelqen diqka. as norvegjia nuk m'pelqen edhe shume. edhe pse keto jane vendet me te pasun n'bote. veq sa t'i baj pak ma shume $$ se iki edhe prej ktuhit . Ja futi dikun tjeter. Larg prej ktuhit.
Mesa te lexoj dhe mesa shprehe ate dite ty nuk te pelqen askund se je ne kerkim te rrenjeve te tua dardan scripto.
Dhe bravo te qofte se jo cdokush do e kishte kte vullnet .
 
Back
Top