Zvicra shokon Spanjën

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
f.0616175248207_m.jpg


Zvicra ka mposhtur Spanjën me rezultat minimal prej 1-0, në ndeshjen e fundit të xhiros së parë të fazës grupore të Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010.

Në gjysmën e parë të takimit, Spanja krijoi presion të vazhdueshëm para portës së Benaglios, mirëpo Ottmar Hitzfeld kishte renditur mirë lojtarët e tij, ashtu që rrjetat heshtën.

Në minutat e para të gjysmës së dytë (52’), Zvicra shokoi Spanjën duke realizuar gol me anë të Gelson Fernandes, i cili vuri në vështirësi njërin nga favoritët për ta fituar Kampionatin e sivjetmë Botëror.

Pas golit të pësuar ‘furia e kuqe’ riktheu presionin, megjithatë vështirë se depërtonte përballë një skuadre që shfaqte lojë defensive dhe të organizuar me kundërsulme.

Dy raste mjaft të mira nga të dyja skuadrat duhet përmendur goditjen e shtyllës, nga njëra anë Xabi Alonso (70’) dhe nga ana tjetër Eren Derdiyok (75’).

Me këtë fitore, Zvicra kryeson në Grupin H së bashku me Kilin që më herët mposhti Hondurasin. /Telegrafi/
 
Titulli: Zvicra shokon Spanjën

mos ....cna the :(


LOL LOL LOL LOL LOL LOL LOL
 
Titulli: Zvicra shokon Spanjën

e hengri dhe Spanja LOL LOL
Korea e veriut do e marre :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top