Zvicra ndalon me referendum veshjen Burka!

1615186959216.png

Në Zvicër ka fituar i ashtuquajturi referendum "anti-burka", i promovuar nga e djathta konservatore. Në fakt, shumica e qytetarëve të Konfederatës Zvicerane, votuan po për ndalimin e "mbulimit të fytyrës" në publik.

Sipas rezultateve përfundimtare, teksti i ndryshimit kushtetues, mori 51,2% të konsensusit dhe pranimin e 20 prej 26 kantonëve, siç raportohet nga agjencia e lajmeve "Keystone-Ats".

Duke votuar ‘po’ në këtë referendum, zvicerianët miratuan një ndalim për të gjitha mbulesat e fytyrave, nga nikabet te burkat që visheshin nga disa gra myslimane në vend.

Në vitin 2009, zvicerianët gjithashtu miratuan një iniciativë kundër ndërtimit të minareve me 57.5% të votave pro.

Kundërshtarët e ndalimit, përkatësisht Këshilli Federal, Parlamenti dhe organet kryesore fetare të vendit, kujtuan pa pushim, se teksti binte ndesh me parimin e lirisë dhe stigmatizonte pakicën muslimane të vendit.

Mbulesat me fytyrë të plotë, tashmë janë të ndaluara në Austri, Belgjikë, Bullgari, Francë dhe Danimarkë. /e.a/noa.al/
 
I vetmi vend ku pyetet populli .. mbaj mend u be goxha diskutim per ndertimin e viles se Schumacher ne nje qyteze te vockel .. e pabesueshme por dhe ky vendim u mor nga populli pro a kunder .
 
Po mire, mos te ndalojne hixhabin se per burke nuk pajtohem as une.
 
I vetmi vend ku pyetet populli .. mbaj mend u be goxha diskutim per ndertimin e viles se Schumacher ne nje qyteze te vockel .. e pabesueshme por dhe ky vendim u mor nga populli pro a kunder .
Schumacheri bleu nje fshat te tere mbi nje koder sepse nuk donte askend e asgje prane tij.
Referendumi u be sepse po shitej nje fshat, normale me qellim ndertimin e viles se tij.
Sidoqofte thelbi ai eshte-
Ne Zvicer cdo gje vendoset me referendum.
 
Po pse zvicerianet ke duan afer .. ata as nga pandemia nuk rezikohen kurre lol
Populli me i cuditshem nga gjermanfolesit ?
 
per ligjin e Burkes edhe une jam shume dakort , me duket si dhunim i gjinise femerore
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top