Zuckerberg, personi më me ndikim në median britanike

eGo0sTyle

System Engineer
mediaguardian100-300x180.gif

Një arsye tjetër për të festuar për Mark Zuckerberg, themeluesin e faqes më të popullarizuar në internet, Facebook, pasi është shpallur personi me me ndikim në median e Britanisë së Madhe.
Si për të treguar supërfuqinë e rrjeteve sociale, në vendin e dytë është renditur bashkëthemeluesi i Tëitter, Jack Dorsey. Lista është publikuar nga britanikja “The Guardian” dhe është hartuar në kosultim me të përditshme të tjera dhe specialistë të mediave dhe marrëdhënieve me publikun., si dhe ekspertë të teknologjisë.
Pjesë e listës janë edhe Marta Lane Fox e cila është një figurë e shquar në qeverinë britanike, ku puna e saj parësore është të ndërgjegjësoje publikun, kur është fjala për tekonlogjinë dhe çështje të tilla si interneti, etj.
Emrat e mësipërm nuk janë te vetmet surpriza që lista solli, shefi i Apple, Steve Jobs ka pësuar një rënie në vendin e pestë nga vendi i parë në listën e vitit të kaluar. Rënie edhe më dramatike ka pësuar përfaqësuesi i Microsoft, Steve Pallmer, qëë rënditet në vendin e 29-të, nga vendi i pestë një vit më parë. Lista e këtij viti ishte suprizë edhe për shumë emra të tjerë.


Burimi : Panorama.
 
Back
Top