• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Zotëria që shpëtoi botën

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Pertej Horizontit
Zotëria që shpëtoi botën



Martيn Caparrَs

“El Paيs”




Thonë se bota kurrë nuk ka qenë aq pranë shkatërrimit, sa atë ditë. Ishte 26 shtatori i vitit 1983 dhe presidenti Ronald Reagan ishte duke bërë një thirrje në Kombet e Bashkuara kundër komunistëve, Franca vazhdonte të vendoste veton për hyrjen e Spanjës në Evropë, diktatorët argjentinas i jepnin amnisti vetes së tyre amnistinë dhe Simon & Garfunkel po ndaheshin një herë e përgjithmonë. Atë ditë, në Spanjë, një qendër tregtare ishte duke u inauguruar në La Vaguada dhe kishte shumë frikë për sulme terroriste; ligji i ri mbi arsimin i kërkuar nga socialistët, i cili zvogëlonte peshën e fesë në shkolla, ishte në qendër të sulmeve të peshkopëve dhe politikanëve të Partisë Popullore.

Atë ditë, Stanislav Petrov ishte 44 vjeç dhe ishte nënkolonel i Ushtrisë Sovjetike, përgjegjës për qendrën e zbulimit të sulmeve bërthamore, të Bashkimit Sovjetik. Nga ai bunker, ai drejtonte rrjetin e madh të radarëve, satelitëve, teknikëve dhe analistëve që përpiqeshin të mbronin territorin e tyre nga raketat bërthamore amerikane. Në mesnatë, në qendër, u ndez alarmi: kompjuterët kishin zbuluar një raketë në fluturim mbi Rusi, me 24,000 milje në orë. Petrov kërkoi konfirmim; kompjuterët këmbëngulën, por satelitët nuk po e shihnin raketën. Petrov besonte (në raste të tjera) se makinat dhe algoritmet mund të gaboheshin. Ai vendosi të priste: në pesë minutat e ardhshme, ranë katër alarme të tjera. Një nga ato raketa kishte fuqi shpërthyese dy herë më të lartë, se të gjitha bombat e Luftës së Dytë Botërore.

Duhet të jetë kaq e çuditshme të mendosh se ke në duar, fatin e botës. Nëse Petrov do të kishte ndjekur protokollin dhe do të kishte paralajmëruar eprorët, në pak minuta qindra raketa ruse do të ishin lëshuar në drejtim të territorit të SHBA. Në një orë, lufta bërthamore do të vriste dhjetëra-miliona njerëz. Petrov priti. Kompjuterët i ratifikonin të dhënat, por nuk kishte konfirmim vizual. Duhet të jetë kaq e çuditshme të mendosh që, nëse merr vendimin e gabuar, ai që paguan është i gjithë njerëzimi.



Stanislav Petrov kishte lindur në Vladivostok në vitin 1939; atij nuk i pëlqente të ishte ushtar, por për të kishte qenë gjithmonë një punë e lehtë. Përveç se në ato momente: nuk kishte vend për dyshime. Ai vendosi se alarmi duhej të ishte një gabim: nuk ishte e arsyeshme që amerikanët të lëshonin vetëm pesë raketa dhe jo me qindra, siç parashikonin të gjithë. Pak minuta më pas, radari konfirmoi se asnjë sulm nuk ishte duke ndodhur.

Petrov sapo kishte shpëtuar botën. Bota nuk e dinte dhe vazhdoi përpara, sikur të mos kish ndodhur asgjë. Ushtria ruse e ruajti sekretin: sistemi i tyre i mbrojtjes kishte treguar një defekt shumë të madh për t’u folur hapur, dhe kjo është arsyeja pse ne e kemi mësuar, vetëm dy dekada më vonë. Për një arsye të çuditshme, kur mësojmë këto gjëra, nuk shtyhemi që të pyesim, se sa të tjera injorojmë: të pyesim pra, se çfarë mund të jetë duke ndodhur sot, e që ne do ta mësojmë një ditë në të ardhmen.

Bombat janë ende aty



Stanislav Petrov nuk qëndroi shumë gjatë në ushtri. Gruaja e tij vdiq dhe ai kërkoi të tërhiqej. U shndërrua në një plak duhanpirës, nevrik, i mërzitshëm, i mbyllur në një apartament të vogël në periferi të Moskës, i ngopur me faktin që të gjithë donin të flisnin me të, vetëm për ato pesëmbëdhjetë minuta. Ai gjithashtu nuk dukej se kishte shumë më tepër për të treguar, se atë çerek ore, kur zgjedhja e tij e lumtur ishte të mos bënte asgjë; kur ai vendosi që mosveprimi ishte veprimi më i mirë i mundshëm. Ishte rastësi që ai ishte përgjegjës; ndoshta një person tjetër do të ndiqte protokollin në letër, ndoshta bota nuk do të ekzistonte më. Jeta e tij është ajo çerek ore, por ajo çerek ore e shpëtoi botën: janë të pakta jetët – kaq të plota, kaq boshe – që kanë vendosur aq shumë.

Bombat janë ende aty: Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca, Mbretëria e Bashkuar, India, Pakistani dhe Koreja e Veriut kanë mijëra bomba në gjendje për të shkatërruar gjithçka. Por për disa arsye duket se gjëja nuk na shqetëson më. E megjithatë, si gjithmonë, jemi në duart e një rasti të panjohur. / Bota.al
 
Top