Zoom parashikon rritje të mëtejme

Shiko fotografinë 1912778

Shefi i Zoom-it, Eric Yuan, biznesi i të cilit ka shpërthyer gjatë pandemisë së koronavirusit, tha se puna nga shtëpia do të mbetet. Kompania e video-konferencave tha se pret që shitjet e saj të rriten më shumë se 40% këtë vit, duke arritur më shumë se 3.7 miliardë dollarë.

Parashikimi bëri që aksionet në kompani të rriten mbi 6%, në tregtinë në Nju Jork. Zoom tha se nuk pret që rritja të vazhdojë me ritmin e vitit të kaluar, por, deri më tani, “biznesi mbetet i fortë”.

Shitjet e firmës në tre muajt e fundit të vitit 2020 janë rritur për 370% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, duke arritur në 882.5 milionë dollarë. “Tremujori i katërt ka shënuar një përfundim të fuqishëm të një viti të pashembullt për Zoom-in. Derisa bota del nga pandemia, puna jonë vetëm sa ka filluar”, tha shefi i kompanisë, Eric Yuan.

Pandemia ka bërë që shumë biznese në botë ta bartin punën nga zyra në shtëpi dhe Zoom është bërë një nga platformat e domosdoshme praktikisht brenda natës.

BBC
 
Tek puna e meparshme perdornim Cisco Webex dhe ishte shume here me reliable se Zoom. Ky Zoomi ngec ne mes te mbledhjes.
 
Disa lloj sherbimesh e biznesesh,lulzuan fiks per shkak te pandemise ne fakt.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top