Zonjat Korcare

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Më 16 janar të vitit 1909 Paraqshevi e Sevasti Qiriazi, mbështetur nga zonja të njohura korçare themelojnë shoqërinë “Ylli i mëngjezit”, e para e këtij lloji n
ë Shqipëri. Në një kohë kur vendosej perçe, ato nxisnin emancipimin e femrës dhe përfshirjen e saj në lëvizjen patriotike. Ato ishin bashkëshorte të burrave si Mihal Grameno, Themistokli Gërmenji, Kristo Luarasi etj...


Ato vinin nga familje të njohura korçare të kohës. Duke sfiduar të gjitha vështirësitë dhe paragjykimet, i thërriste nxitja për dituri. Motrat Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi qëndruan në krye të kësaj lëvizje.Shkolla Shqipe e Vashave, e çelur nga Sevastia ishte thyerja e parë e akullit në Korçën ku flitej vetëm
greqisht e turqisht. Veprimtaria e tyre nuk ishte vetëm kaq. Dokumenta që kanë mbërritur deri në ditët e sotme, hedhin dritë për lëvizjen e gjerë të tyre në emancipimin e femrës. Për këtë qëllim krijuan edhe një shoqëri të zonjave
korçare. E para e llojit të vet në Shqipëri. U quajt “Ylli i Mëngjezit”.Aktivistet e saj ishin figura të shquara të arsimit tonë kombëtar dhe të veprimtarive me karakter kombëtar. Kryetare e parë e kësaj nisme u zgjodh veterania e arsimit
shqiptar Parashqevi Qirizai, pas saj u zgjodh me shumicë votash Sevasti Qiriazi – Dako, motër e Parashqevisë, edhe kjo një figurë mjaft e shquar e jetës politike dhe kulturore të vendit tonë. Niko Kotherja, një djalë i ri koleksionist nga Korça, zotëron dokumenta të themelimit të kësaj shoqërie. Sipas tyre mësohet se “Ylli i Mëngjezit” është themeluar më 16 janar të vitit
1909. Disa procesverbale, të cilat ai i ka trashëguar nga të afërmit e tij, anëtarë dhe ndihmëtarë të kësaj shoqërie, tregohet me përpikmëri se çfarë ndodhte në mbkedhjet e zonjave korçare. Mbaheshin nga sekretaret dhe i pari daton që në ditën e themelimit. Niko Kotherja tregon edhe fotografi të vjetra. Nga njëra te tjetra, shquan portretet e femrave që guxuan të mendonin
për emancipim, për çështje kombëtare, në një kohë kur ishte e detyruar vendosja e perçes. “Ylli i Mëngjezit” ishte një fole kombëtare ku zonjat e qytetit merrnin mësime të ndryshme, si dhe aktivizoheshin në veprimtari të
ndryshme patriotike dhe artistike. Madje, pikërisht në këtë kohë, vajzat
e zonjat e kësaj shoqërie, me nismën e tyre në vitin 1909 luajtënnë Korçë dramën “ثilhelm Tell”, të përkthyer në shqip prej gjermanishtes nga Lytfi e Menduh Zavalani. “Ky organizim i zonjave korçare të kohës ishte një kontribut
shumë i vlefshëm për mbarë lëvizjen tonë kombëtare, e cila në atë kohë kishte marrë një hov të ri veprimi pas shpalljes së kushtetutës xhonturke, Kongresit të Manastirit dhe formimit të shumë shoqërive e klubeve patriotike si
brenda ashtu dhe jashtë Shqipërisë”,shprehet koleksionisti Kotherja, i cili ka shfletuar dokumentet që zotëron ku është njohur me këtë shoqëri.Gratë e burrave të njohur Aktivistet e shoqatës “Ylli i mëngjezit” ishin figura të shquara të arsimit tonë kombëtar dhe të veprimtarive me karakter patriotik.
Por njëkohësisht ato qëndronin përkrahë burrave “me peshë” të asaj kohe. Sevasti Qiriazi ka qënë bashkëshorte e patriotit të shquar Kristo Dako, edhe ky nga Korça, një nga themeluesit e shoqërisë patriotike “Besa – Besën” në Boston,si dhe një nga kryetarët e federatës “Vatra” në Amerikë. Sevastia është femra e parë e diplomuar në Shqipëri. Lista e anëtareve dhe aktivisteve
vazhdon me emra të tillë si Elpiniqi Grameno (bashkëshorte e Heroit të Popullit Mihal Grameno), Evdhoksi Gërmenji (bashkëshorte e patriotit Themistokli Gërmenji), Efigjeni Janaq, Polikseni Luarasi (bashkëshorte e patriotit Kristo Luarasi, pronari i shtypshkronjës shqipe “Mbrothësija”), Fanka Efthim,Marionika dhe Elena Trajani (mësuese të shkollës shqipe të vashave), etj. Ato morën pjesë në shumë manifestime patriotike dhe dhanë një kontribut të madh në lëvizjen emancipuese të femrës shqiptare.

Faksimili nga nje mbledhje

Zonja Paraskevi hapi mbledhjen dyke bërë ca shënime përmbi qëllimin e të hapurit kësaj
shoqërie_ Pas asaj u muar përpara zgjedhja e punëtorevet.
Kryesonjëse zonja Paraskevi D. Kyrias
Nënëkryesonjëse “ Eleni N. Trajan
Shkronjëse “ Marionka N. Trajan
Arkëtore “ Efigjeni Janaq
Pas zgjedhjes u kënduan nomet
U vendos mbledhjet të mbahen të hënën më 10.30 pas dreke. U vendos punëtoret
të ndrohen një herë ndë muaj.
U bë shënim të meret ndër sy ndër mbledhjen tjetër të vendoset ndonjë gjë për
ditën e lindjes të zonjës Qiriaz.
Të zgjedhim anëtare të nderit. Të vendosurit e punës e mbledhjevet u la për
mbledhjen tjetër.
Mbledhja u mbyll më 11.30 pas mesdite.


Foto:
Aleksandra Ilo
Elena Trajani
Marionika Trajani
Parashqevi Qiriazi
Sevasti Qiriazi-Zonja Dako
 

Attachments

  • Aleksandra Ilo.JPG
    Aleksandra Ilo.JPG
    9 KB · Shikime: 15
  • Elena Trajani.JPG
    Elena Trajani.JPG
    7.8 KB · Shikime: 10
  • Marionika Trajani.JPG
    Marionika Trajani.JPG
    7.8 KB · Shikime: 10
  • PArashqevi Qiriazi.JPG
    PArashqevi Qiriazi.JPG
    8.8 KB · Shikime: 10
  • Sevasti Qiriazi-Zonja Dako.JPG
    Sevasti Qiriazi-Zonja Dako.JPG
    8.6 KB · Shikime: 12

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top