Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Zona 51

area511t.jpg


اfarë ndodh realisht në një zonë të largët në veri të Nevadës?

Për shumë vite me radhë, kanë vazhduar spekulimet në lidhje me atë që ndodh realisht në një zonë të largët të shkretëtirës së Nevadës. Duket disi e çuditshme që një hapësirë kaq e madhe toke mund të përdoret për t'i fshehur diçka publikut, por duket thuajse e sigurtë se diçka është duke ndodhur, të cilën publiku nuk duhet ta dijë.

Sipas linjës zyrtare, kjo hapësirë shërben për teste ushtarake. I vetmi informacion që kemi është gjeografik - dimë që ndodhet në veri të Las Vegasit. Përtej kësaj, hyjmë në një rrjet të tërë mbështjellash dhe komploti.

Pak njerëz e dinë se çfarë ndodh vërtetë. E ndarë përmes një zone ndalim-fluturimi, është krejt e pamundur që të marrësh informacion të besueshëm. Ushtria përdor masa ndoshta edhe të tepruara për të parandaluar çdo përpjekje për të hyrë. Nëse kjo është një hapësirë ushtarake për qitje, atëherë kjo është e justifikueshme, por gjithsesi ndalimi i hyrjes ngjan shumë i rreptë, për të thënë më të paktën. Zona është e rrethuar me gardh, ky i fundit monitorohet nga qindra kamera me qark të mbyllur, i denjë për t'u quajtur një Mur Berlini i kohëve moderne.

Shenjat në afërsi paralajmërojnë se forca vdekjeprurëse dhe dhuna janë të lejueshme ndaj atyre që tentojnë të futen. Rrugët përreth zonës ruhen nga automjete të bardhë me targa të qeverisë. Brenda tyre ka njerëz me uniforma të zeza dhe të armatosur rëndë. Për më tepër, rrugët janë të mbushura me sensorë lëvizjesh, të cilët transmetojnë edhe lëvizjen më të vogël në rrugë. Të gjithë këto masa nuk duket se flasin për një hapësirë të përdorur thjeshtë për qitje.

Dhe ne thjeshtë nuk e dimë se çfarë ndodh aty brenda, pasi askush nuk ka hyrë. Ajo që dimë, është se bëhet fjalë për një bazë shumë të madhe ajrore, e cila nuk është e rregjistruar në asnjë hartë. Disa eksplorues të guximshëm kanë rrezikuar jetën, duke e fotografuar nga kodrat aty pranë, kështu që ne kemi prova fotografike të ekzistencës së fushës së avionëve.

Sipas njërës prej teorive, kjo zonë është një qendër kërkimore për investigimin e UFO-ve dhe për prodhimin e të famshmëve helikopterë të zinj. Sigurisht, UFO-t duhet të dërgohen diku për investigime, përshembull pas ndonjë rasti si ai i Rosuell. Sigurisht, qeveria amerikane mund të jetë gjithashtu, duke u përpjekur të prodhojë teknologjinë që ka mundur të kopjojë pak e nga pak prej mjeteve ajrore të jashtëtokësorëve.

Cinikët mund të hedhin ujë të ftohtë në çështjen e UFO-ve, por realiteti i helikopterëve të zinj është i padiskutueshëm. Armët më vdekjeprurëse të qeverisë amerikane janë mbajtur, për një kohë të gjatë, të fshehura nga vështrimi i armiqve potencialë. Cilado qoftë arsyeja e prodhimit të helikopterëve ogurzinj, është tashmë e qartë se, publiku mbahet qëllimisht i painformuar në lidhje me këtë çështje.

Një mundësi edhe më trazuese, është ajo që ndoshta në këtë zonë po ruhet një formë jete jashtëtokësorësh, të cilët janë gjetur në mjetet e trye të transportit. Kush e di se çfarë ndodhi me trupat e jashtëtokësorëve pas Rosuellit?

Nëse është kështu, atëherë autoritetet duket se qëndrojnë ulur mbi një minë me sahat. Vetë fakti që jashtëtokësorët kanë arritur të vijnë në Tokë tregon se, teknologjia e tyre është shumë më superiore se e jona. Gjë e cila tregon se ne nuk mund të presim që ata të jenë përjetësisht të nënshtruar.

Kush e di sa kohë do të kalojë, përpara se sekreti i Zonës 51 të zbulohet për ne, teksa alienët do të dalin nga hapësira e tyre e kufizuar? Nuk ka asnjë dyshim që atje ka diçka, të cilën ne nuk duhet ta dimë. Të gjithë variantet të kallin datën.
 
Titulli: Zona 51

Qdo gje mbetet sekrete per Shtetin dhe nuk tregohen deri sa nje njeri del dhe i tradhton me qrast e rrezikon edhe jeten e vet pasiqe nuk ben te flasesh per ate se qfare ke pare apo ke punuar aty.Qdo gje mbetet sekrete madje nuk dihet se as kush punon aty.Me sa kam degjuar njerzit qe punojne aty ,as familjet e veta nuk e dine per kete pune pra qdo gje sekret ,qdo gje.
Keto gjera per publikun do te mbeten gjithmone sekret.Mendoj qe kjo Aren apo Zon eshte per UFO-t per zbulimin e tyre dhe per fakte qe egzistojne me te vertete.Sikurse edhe
Sherbimi Sekret i Rusise KGB.Informatat e marr nuk i publikojne por i mbajne per vete si dhe bejne prova te ndryshme per zbulime te ndryshme.
Por,ne si popullate apo publik sdime asgje ne lidhje me ate se qfare dine ata per jetet tjera apo per jeten ne toke.Per kete gje duhet te jemi te sigurt!
 
Titulli: Zona 51

Zona 51-foto te marra nga Google Earth.


599357_475921515752608_1422612_n.jpg

428887_475921432419283_187824195_n.jpg

600220_475921542419272_1508368477_n.jpg

376462_475921552419271_54896789_n.jpg

599643_475921575752602_1453300769_n.jpg

425142_475921605752599_76343112_n.jpg

528399_475921639085929_1315009804_n.jpg

541925_475921665752593_1831567270_n.jpg

208975_475921695752590_143567834_n.jpg

552485_475921729085920_503978459_n.jpg

554257_475921762419250_1142647929_n.jpg
 
Titulli: Zona 51

Cdo gje qe thuhet per zonen 51 jane hipoteza, sepse ajo zone eshte aq sekrete sa qe dhe vet zyrtar te shtetit Amerikane nuk mund te hyjne apo vizitojne kete vend. Aty mund te kete shume gjera duke filluar nga eskeprimentet ushtarake deri ne ate jashtokesore, duke mos harruar dhe bio-kimiket.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back