Zhvillohet ilaçi i ri antiviral kundër Covid-19, efikasiteti 99.9%

1621927481986.png
Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh, nga Australia dhe Shtetet e Bashkuara, ka zhvilluar një ilaç eksperimental me veprim të drejtpërdrejtë antiviral që mund të zvogëlojë ngarkesën virale me 99.9 për qind dhe potencialisht mund të jetë një trajtim i ri kundër Covid-19.

Antiviralët tradicionalë, të cilët përfshijnë Tamiflu, zanamivir dhe remdesivir, zvogëlojnë simptomat dhe ndihmojnë njerëzit të shërohen më shpejt.
Qasja e re antivirale përdori teknologjinë e ARN-së të gjeneve të heshtura, të quajtur siRNA (ARN me ndërhyrje të vogël) për të sulmuar direkt gjenin e virusit, e cila ndalon replikimin e tij. Kjo qasje gjithashtu përdor nanopjesëzat lipidike të dizenjuara në Universitetin Griffith dhe Qytetin e Shpresës për të çuar siRNA në mushkëri, vendi kryesor i infeksionit.

“Trajtimi me siRNA zvogëlon ngarkesën virale me 99.9 për qind. Këto nanopjesëza/grimca mund të dërgohen në një gamë të gjerë të qelizave të mushkërive dhe të luftojnë gjenet virale”, tha studiuesi Nigel McMillan, Profesor në Institutin e Shëndetit Menzies, Queensland (MHIQ) në Universitetin Griffith.
Kur u testua tek minjtë e infektuar me SARS-Cov-2, ky lloj trajtimi rriti probabilitetin që ata të mbijetonin.

“Ky trajtim është krijuar për të pasur efikasitet ndaj të gjithë koronaviruseve beta siç është virusi origjinal SARS (SARS-CoV-1) si dhe SARS-CoV-2 dhe çdo variant i ri që mund të lindë në të ardhmen”, shtoi Kevin Morris, profesor dhe drejtor i asociuar i Qendrës për Terapinë e Gjeneve.

Më tej, studiuesit gjithashtu treguan se nanopjesëzat lipidike mund të ruhen në 4 °C për 12 muaj dhe në temperaturë dhome për më shumë se një muaj.
Më tej, rezultatet tregojnë se siRNA-nanopjesëzat mund të zhvillohen si një terapi për të trajtuar pacientët me COVID-19, si dhe të përdoren për infektimet e ardhshme të koronavirusit duke luftuar direkt gjenomin e virusit.

/Monitor
 
Last edited by a moderator:
Shyqyr qe jane shkenctaret e mjekesise,se njerzimi ne cdo moment eshte i kercnuar nga varjante tilla.
Gjithesesi ne momentin qe eshte vaksina,ilaci i thjesht i ti eshte prezent,por nuk mund te hidhet ne treg sepse investimi per vaksinat duhet te kthehet ne baze.E po nuk u vaksinua njerzimi si do shkojne leket pas.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top