Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Zhvillimi i turizmit familjar mbetet prioritet në Berat

Dimo pohon se në dy vitet e fundit numri i vizitorëve vendas, kosovarë dhe atyre të huaj, është shtuar dhe guzhina e pasur beratase i ka shërbyer më së miri promovimit të vlerave kulturoro-historike të qytetit.
zhvillimi_i_turizmit_familjar_.jpg










Rr.Isufaj

- Zhvillimi i turizmit familjar është vlerësuar si prioritar për zhvillimin social-ekonomik të qytetit të Beratit.

Sipas specialistes Etleva Dima, qyteti 2400 vjeçar është një minierë turistike, ai ka potencale dhe vlera unikale, të cilat, nëse shfrytëzohen mirë mund t'i shërbejnë shumë zhvillimit ekonomik të tij.

Dimo shprehet se historia e Beratit është e mbushur me ngjarje të mëdha, me shkëlqime dhe rënie, dhe sipas saj, "zhvillimi i turizmit familjar do të mbështetet pikërisht te ky varg i gjatë e i pasur vlerash historike, kulturore, etnografike, arkitektonike e të besimeve."

Specialistja Dimo e konsideron shumë të rëndësishëm për turizmin edhe natyrën e Beratit, "siç është mali i Tomorit, ku mund të zhvillohen shumë aktivitete, gjuetia e tjera."

"E rëndësishme është shkalla e ndërgjegjësimit dhe hartimi i strategjisë së zhvillimit të turizmit, pavarësisht se ende nuk janë gjetur rrugët e duhura për futjen e shpejtë në eficiencë të këtyre burimeve," shprehet Dimo.

Dimo pohon se në dy vitet e fundit numri i vizitorëve vendas, kosovarë dhe atyre të huaj, është shtuar dhe guzhina e pasur beratase i ka shërbyer më së miri promovimit të vlerave kulturoro-historike të qytetit.

"Vizitorët kanë gjetur një mikpritje të veçantë, ambiente të këndëshme e shlodhëse, kanë shijuar kuzhinën karakteristike tradicionale të kombinuar me atë moderne, ku përfshihen ullinjtë e famshëm, mishi i qengjit dhe ai i gjelit të detit, byreku,verërat e prodhuara nga vreshtat rreth qytetit, ndaj dhe numri i tyre është në rritje," shprehet Dimo
/Yll press
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back