Zhvelesimi i lekut: Eksportuesit buzeqeshin te tjeret

*deliza*

VIP
V.I.P
Zhvelesimi i lekut: Eksportuesit buzeqeshin te tjeret






Eksportuesit buzëqeshin, të tjerët....


Zhvlerësimi i lekut ka vënë në pozita të vështira prodhuesit vendas, të cilët kërkojnë ndërhyrje të qeverisë në treg për të vlerësuar monedhën shqiptare. Eksportuesit ndërkohë konfirmojnë rritje të ndjeshme të të ardhurave vetëm nga luhatja e kursit të këmbimit

Zhvlerësimi i monedhës vendase dhe forcimi i shpejtë i euros dhe dollarit
po ndryshon balancat ekonomike për të gjitha bizneset vendase. Ndërkohë që importuesit, qoftë ata të produkteve të gatshme dhe ata të lëndëve e para, po përgatiten për të rritur çmimet, eksportuesit po i gëzohen situatës.
Të dhënat e marra nga importuesit vendas konfirmojnë një rritje të kostove për to gjatë kësaj periudhe, ku më e ndjeshme është për prodhuesit.
Teorikisht një zhvlerësim i lekut do të thotë më shumë të ardhura për kompanitë që eksportojnë dhe që i marrin të ardhurat në euro, e më pak për ata që importojnë në monedhën europiane, por shesin me lek.
Shqipëria duke qenë një vend ku influenca e importeve në tregun e brendshëm është mjaft e madhe, nuk mundet kurrsesi t’i shpëtojë ndikimeve negative që do të sjellë luhatja e kursit të kursit të këmbimit.

Prodhuesit: Të ndërhyhet për stabilizimin e lekut
Stefan Pinguli, presidenti i Birra Stela tregon për “Monitor” se këto muaj është përballur me një rritje të ndjeshme të kostove, por që kurrsesi nuk mund t’ia “delegojë” çmimeve të produkteve.
“Kostot e prodhimit na janë rritur shumë, por kundrejt kësaj konkurrence ne nuk mundemi t’i rrisim çmimet, madje i kemi ulur. Duke bërë një përllogaritje të rritjes së kostos si pasojë e zhvlerësimit të lekut dhe uljes së çmimit rezulton se aktualisht ne kemi 10% humbje”,-thotë Pinguli. Ai thotë se nga kursi humbja është rreth 10% dhe afro 3% është ulja që ata i kanë bërë çmimit të birrës.
Duke folur në emër të organizatës së biznesit “Konfindustria”, që përfaqëson një grup kompanish prodhuese në vend, z. Pinguli thotë se situata është vërtet shqetësuese dhe kërkohet ndërhyrja e qeverisë.
“Mund t’ju konfirmoj nga të dhënat që ne kemi se rreth 70% e prodhuesve vendas punojnë me humbje. Ne të gjithë i importojmë lëndët e para në euro apo dollarë dhe rreth 95% të transaksioneve që bëjmë i kemi pikërisht në monedhë të huaj dhe vetëm 5% e tyre, që janë kryesisht paga apo detyrime ndaj shtetit i bëjmë në lekë.
Situata është vërtet e vështirë dhe medeomos kërkohet ndërhyrja e qeverisë me mekanizma të ndryshëm për të stabilizuar monedhën vendase”,-thotë anëtari i “Konfindustria”.


Konfindustria
Mund t’ju konfirmoj nga të dhënat që ne kemi se rreth 70% e prodhuesve vendas punojnë me humbje. Ne të gjithë i importojmë lëndët e para në euro apo dollarë dhe rreth 95% të transaksioneve që bëjmë i kemi pikërisht në monedhë të huaj dhe vetëm 5% e tyre, që janë kryesisht paga apo detyrime ndaj shtetit i bëjmë në lekë

Mobiljet, mund të fillojnë të shesin në euro
Për prodhuesit e mobiljeve në vend shtrenjtimi i euros ka ndikuar direkt në përkeqësimin e situatës. Sipas administratorit të “Shaga”, Përparim Agimi, ky është një tjetër efekt negativ, që i bashkangjitet tërësisë negative të situatës aktuale.
“E kemi analizuar situatën dhe kemi konkluduar se nëse vazhdojmë të shesim në lekë për në do të bëhet akoma dhe më e vështirë. Kemi vendosur që të shesim në euro, se paku për shumicën. Tashmë kemi informuar pjesën më të madhe të klientëve tanë dhe po i përgatisim ata për këtë ndryshim politike në çmime”,-thotë z.Agimi.

Aluminet, kursi amortizohet disi nga ulja e çmimeve të lëndëve të para
Edhe Eduard Lazri i “Alumil”, fabrikës që prodhon profile alumini, thotë se një euro më e fortë tani është amortizuar nga rënia e çmimit të lëndës së parë dhe prandaj kompania i ka ulur çmimet në treg 10-15%.
“Rritja e kostos është më e ndjeshme për produktet e shtrenjta, ku ka më pak luhatje çmimesh dhe si rrjedhojë ka rënë marzhi i fitimit”,-shpjegon Lazri.
Kompania është goditur akoma më shumë nga kriza e sektorit të ndërtimit që automatikisht ka ulur shitjet për produktet që ata tregtojnë. Sipas Shefit të Financës, përllogaritjet për këtë vit janë për një bilanc negativ, por shpresohet që së paku të ruhet niveli i xhiros së një viti më parë.

Panelet, përfitime
Edhe importuesit e paneleve sandwich që përdoren kryesisht në ndërtimin e godinave të biznesit thonë kanë një përfitim nga zhvlerësimi i lekut, por në një kohë kur investimet kanë rënë ndjeshëm, efekti nuk është i madh. Sipas drejtuesve të Paneli sh.p.k gjatë kësaj periudhe kompania ka vijuar të ulë më tej çmimet e artikujve me qëllimin për të mbajtur e rritur sa më shumë klientelën.

Ndërtimi: I blejmë lëndët e para në lekë

Nëse individët presin që çmimet e apartamenteve të bien, ndërtuesit duket se nuk kanë ndërmend të marrin një nismë të tillë. Sipas kreut të Shoqatës së Ndërtuesve për Tiranën, Avenir Kika, edhe sektori i ndërtimit po vuan zhvlerësimin e lekut dhe forcimin e mëtejshëm të euros.
“Në fakt, ne të gjitha lëndët e para, që nga çimento, tullat, hekuri apo pllakat i blejmë në lekë dhe kështu ndonëse ne shesim në euro na duhet që të konvertojmë të ardhurat në monedhë vendase për të kryer të gjitha pagesat tona”, -sqaron Kika.




Eksportuesit: Kjo, një periudhë “e artë”​

Fasoni
Për administratorin e “Kler”, kompanisë që qep e eksporton këmisha me porosi drejt Italisë, situata duket krejt e kundërt. Flamur Hoxha uron që kjo periudhë, ku euro shfaqet mjaft e fortë kundrejt lekut, të zgjasë më shumë, sepse të ardhurat e tij janë rritur ndjeshëm.
“Vetëm nga luhatja e kursit të këmbimit përfitimi për mua ka qenë goxha i madh. Unë mesatarisht në vit eksportoj rreth 2 milion euro dhe me zhvlerësimin e lekut të ardhurat janë rritur akoma edhe më shumë”,-thotë z.Hoxha.
Sipas përllogaritjeve nëse në vitin 2008 për të njëjtin nivel xhiroje, z.Hoxha ka arkëtuar rreth 245.6 milion lekë të ardhura këtë vit ai do të arkëtojë rreth 260 milion lekë për të njëjtën xhiro në euro. Vetëm nga efekti i kursit të këmbimit biznesmeni i fasonit ka fituar rreth 15 milion lekë më shumë të ardhura.
Sipas tij, kjo është një situatë mjaft favorizuese për eksportuesit, e sidomos për fasonistët që të gjitha shkëmbimet i kanë veç në euro, ndërkohë që pagat e punonjësve e detyrimet e tjera i kanë në lekë. Hoxha planifikon që paratë “tepër” nga luhatja e kursit t’i investojë në teknologji për të rritur rendimentin, apo në rritje pagash.
“Favorizuese për ne ishte edhe ulja prej 5% e kontributeve të sigurimeve shoqërore për punëdhënësit dhe meqë jemi në një situatë të mirë ne kemi bërë rritje pagash për punonjësit. Ndërkohë po planifikojmë edhe investime të mëtejshme”,-thotë administratori i “Kler”.

Mineralet
Me mjaft pozitivitet e kanë parë zhvlerësimin e lekut edhe drejtuesit e kompanisë së përpunimit dhe eskportimit të bakrit “BerAlb”. Sipas koordinatorit të shoqërisë, Nazmi Kumanova, kompania eksporton kryesisht në Kinë dhe në dollarë. Por vlerësimi i dollarit ndaj lekut gjatë thuajse 1 viti rresht ka rritur të ardhurat për kompaninë.
“Deri tani ne kemi eksportuar rreth 800,000 USD bakër ndërkohë që një vit më parë eksportet ishin në nivelin e 600,000 USD.
Duhet thënë se pas një periudhe të vëshitrë që patëm si pasojë e krizës ndërkombëtare financiare tani jemi në situta mjaft të favorshme. Ka një dollar më të vlerësuar dhe çmimi gjithashtu i bakrit në bursë është rritur. Të dy këto faktorë po na ndihmojnë që të amortizojmë dhe gati ta zerojmë efektin negativ të krizës”,-thotë z.Kumanova.

Bimët Mjekësore
Edhe për drejtuesin e kompanisë përpunuese të eksportuese të bimëve mjekësore “Tomadhea” kjo është një situatë e favorshme. Z.Agim Pudja ka planifikuar që të rrisë akoma më tej investimet dhe prodhimin gjatë këtij viti. AI tregon se eksporton në Zvicër kërpudha dhe bimë medicinale me një xhiro totale prej afro 200,000 euro. Nëse në 2008-ën ai siguroi rreth 24.5 milion lekë të ardhura për këtë vit ai pritet të rrisë me 1.5 milion lekë të ardhurat e tij vetëm nga efekti i kursit të këmbimit.
“Ne si kompani jemi mjaft të favorizuar nga zhvlerësimi i lekut, ashtu si çdo eksportues tjetër. Ne të njëjtën kohë ne jo vetëm nuk kemi patur rënie të porosive, por rritje të tyre, prandaj planifikojmë shtim të mëtejshëm të prodhimit për këtë vit. E vetmja gjë negative është tek kreditë, që jo vetëm janë më të shtrenjta, por edhe nuk mund të përfitohen aq lehtë nga bankat”,-thotë z.Pudja.

Leku, zhvlerësim 9% ndaj euros. Ekspertët: Perspektiva, jo pozitive

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në qershor të këtij viti, leku është zhvlerësuar me rreth 9% në raport me monedhën europiane, në krahasim me qershorin e një viti më parë.
Ekspertët thonë se perspektiva e kursit të këmbimit nuk duket aspak pozitive për lekun. Sipas tyre, tendenca e muajve të fundit e ka favorizuar dukshëm euron ndërkohë që
oferta e euros në treg është pakësuar, për shkak të rënies së remitancave, eksporteve, por edhe uljes së financimeve në euro nga bankat, veçanërisht nga degët e bankave greke, që mbështeteshin me linja kredie të konsiderueshme nga bankat mëmë.
Njëkohësisht, kërkesa për euro nga bizneset e huaja që konvertuan fitimet e tyre dhe nga bizneset importuese shqiptare ka qenë e lartë. Kjo ka sjellë natyrshëm një forcim të euros në vlera që nuk ishin parë prej vitesh. Forcimi i euros po shërben si nxitje që njerëzit t’i kthejnë kursimet në këtë monedhë, veprim që nga ana e vet e rrit më tej kërkesën për euro në tregun e brendshëm.
Ekspertët besojnë se kursi i euros ndaj lekut mund të kalojë së shpejti vlerën e 135 lekëve, duke parë tendencën e muajve të fundit. Në harkun e gjashtë muajve, euro është forcuar ndaj lekut me 8%. Shqipëria është një vend importues, kryesisht nga vendet e eurozonës, ndaj forcimi i vazhdueshëm i euros po bëhet gjithnjë e më shumë rrezik për rritjen e çmimeve të mallrave të konsumit.
Një kategori më specifike të shqetësuarish nga forcimi i euros janë kredimarrësit në monedhën e përbashkët europiane. Vlerësohet se kredia në euro përbën rreth 70% të totalit të kredisë për ekonominë. Në segmentin e individëve, më të ekspozuarit janë ata që kanë blerë shtëpi me kredi në euro, të shtyrë nga kuotimi i çmimeve në euro dhe nga normat më të ulëta të interesit.
Në një tendencë të ndryshme duket javët e fundit dollari amerikan, që po dobësohet përsëri ndaj lekut. Në fund të javës së kaluar, dollari amerikan ra në vlerën e 94.9 lekëve. Në harkun e 30 ditëve të fundit, dollari është dobësuar me 5.3% ndaj lekut.

monitor.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top