Arfenilla
Themelues i Forumit
Të jetuarit në afërsi të një aeroporti mund ta rritë rrezikun tuaj nga vdekja prej sulmit në tru dhe sëmundjeve të zemrës, sugjeron një studim. Studimi ka zbuluar që personat që u ekspozohen niveleve të larta të zhurmës së aeroplanëve kanë për deri një të pestën më shumë gjasa që të kenë nevojë për trajtim në spital, ose të vdesin, nga sëmundjet e tilla. Hulumtuesit thonë se zhurma mund ta nxisë reagimin e hormoneve të stresit, i cili e rrit shtypjen e gjakut, ose pengon fjetjen e njerëzve. Ata kanë bërë thirrje për studim të mëtutjeshëm, veçanërisht për fluturimet e natës. Shkencëtarët nga 'Imperial College London' dhe 'King's College London' e kanë bërë studimin duke e analizuar një popullatë prej 3/.6 milionë njerëzve, që jetojnë në afërsi të aeroportit 'Heathrow' në Londrën Perëndimore. Ata i kanë krahasuar oraret e fluturimeve të aeroplanëve me shtrirjet në spital dhe shkallët e vdekjes. Kjo ka zbuluar se rreziqet nga sëmundjet kërcënuese të jetës kanë qenë rreth 10 deri në 20 për qind më të larta në zonat me nivelet më të larta të zhurmës së aeroplanëve, krahasuar me zonat me më së paku zhurmë.k.sot