Zhgenjimet e dashurise ?

ida angel

:)
V.I.P
Mos guxoni të talleni me ata që vuajnë nga dashuria. Nëse dikush ju thotë se është keq fizikisht për këtë motiv duhet ta besoni. Sepse dashuria në tru bashkohet me dhimbjen: zonat cerebrale që aktivizohen kur vuajmë nga një zhgënjim në dashuri janë të njëjtat me ato që aktivizohen kur provojmë një dhimbje fizike. Kështu tregon një kërkim i publikuar nga “Proceedings of the nacional Acadeymy of sciences”, i zhvilluar nga psikologia kaliforniane Naomi Eisenberger me 122 vullnetarë.



break_heart1.jpg
Studimi

Dhimbjet e dashurisë në të vërtetë janë rikrijuar në laborator përmes një loje ku pjesëmarrësi përjashtohej herë pas here nga të tjerët: d.m.th. një simulim i refuzimit social. Kur personi refuzohej, rezonanca manjetike funksionale tregonte se nisnin të viheshin në funksionim ato zona të trurit, kur kemi një dhimbje fizike, e që aktivizohen kur vritemi apo kemi një shqetësim të vazhdueshëm. “Pacientët me një dëmtim në këto zona e ndiejnë fizikisht dhimbjen, por e përjetojnë në mënyrë të veçuar”, sqaron Eisenberger.

Ndërkaq, Donatella Marazziti, e departamentit të psikiatrisë të Universitetit të Pisas, që prej vitesh studion biologjinë e dashurisë, komenton: “Nuk mrekullohem aspak se baza biologjike për dhimbjen fizike dhe atë psikologjike është e njëjta. Ne nuk përdorim sisteme të pafundme për funksionet tona, ndaj për situata të ngjashme përshtatemi dhe aktivizojmë një cirkuit të vetëm. Nga ana tjetër, vlera e thellë e dhimbjes, reale apo psikologjike, është një e vetme: na sinjalizon se duhet të evitojmë diçka që mund të na dëmtojë”.


Nëse uji është i zier apo një lidhje është e gabuar, kjo shumë pak i intereson trurit: sinjalet që dërgon janë identikë. Aty aktivizohen të njëjtët receptorë cerebralë, ku vepron morfina dhe ilaçe të tilla të ngjashme, që jo rastësisht heqin dhimbjen fizike, por edhe stresin motiv që e shoqëron.

Predispozita gjenetike

Të dhënat e mbledhura nga Eisenberger shkojnë edhe më tej: psikologia ka treguar se ka nga ata që janë gjenetikisht të predispozuar për të vuajtur më shumë.

Duke studiuar vullnetarët e saj, e kuptoi se një variant i gjenit lidhej në mënyrë të pashmangshme me një tendencë që e vuan më shumë refuzimin social: zonat cerebrale aktive zgjeroheshin dhe personi në fjalë ndihej vërtet keq. Në këtë pikë, përpjekjet për të kuruar dhimbjet e dashurisë me ilaçe që luftojnë dhimbjet, mbi të gjitha nëse jemi “shpirtra gjenetikisht të ndjeshëm”, është shumë i madh. “Do të ishte e tmerrshme: të jesh keq për shkak të dashurisë na shërben për të mësuar të zgjedhim personin e gabuar, vetëm nëse dhimbja kthehet në depresion është e detyrueshme të ndërhyhet. Dashuria nuk duhet të manipulohet”, thotë psikiatrja.

Në teori, mënyrat për ta bërë janë këto: përveç opioideve, në fakt dashuria modifikon nivelet e serotoninës, të peptideve si

ositocinës e vasopresinës, që ushqejnë trurin tonë. Me pak fjalë të gjitha sisteme, për të cilat kemi apo janë ende në studim ilaçe të ndryshme. Por ilaçet për të kuruar dashurinë nuk është se nuk kanë asnjë rrezik. “Mjafton të mendosh se çfarë ndodh kur kurojmë depresivët, me ilaçe që veprojnë edhe mbi sistemet e përfshira në biologjinë e dashurisë: disa pasi shërohen, dashurohen sërish, të tjerë nuk i rikuperojnë kapacitetet afektive”. “Kur dashurojmë aktivizohen të gjitha zonat cerebrale “sociale”, d.m.th. rreth 80 për qind e trurit.


Të ndërhysh nga jashtë mbi një emocion kaq kompleks rrezikon të provokojë efekte të paparashikueshme”, përfundon psikiatrja. Sipas shkencëtarëve amerikanë, e vetmja mënyrë për të mos e dëmtuar shëndetin mendor në raste të tilla është ajo që të kemi një lidhje të gjatë e të lumtur.

Përndryshe, një eksperiencë martesore negative dhe problematike çon në mënyrë të pakthyeshme në çrregullime psikofizike. Për shembull, për shumë vite me radhë studimet kanë treguar se ata që janë beqarë kanë një rrezik më të vogël për t‘u sëmurur në mënyrë serioze dhe si ata edhe personat që kanë fatin të jetojnë për gjithë jetën në krah të njerëzve të duhur.

Për gjithë të tjerët këshilla e ekspertëve është: “Të punosh shumë deri sa martesa funksionon dhe ka jetëgjatësi, me kusht që kjo të mos jetë një lidhje shkatërruese”.

Christine Northan, përgjegjëse e “Relate”, organizata kryesore britanike që i dedikohet këshillimit për çifte, shpjegon se nëse njerëzit kanë një martesë të lumtur janë më të shëndetshëm.

Shumë rrallë kanë probleme me shëndetin dhe vdesin më pak nga sëmundjet e zemrës, sidomos infarkti. Kush zgjedh të martohet për herë të dytë pas një divorci është e detyrueshme ta zgjedhë me kujdes partnerin dhe t‘u qëndrojë larg njerëzve që në çfarëdolloj mënyre të kujtojnë lidhjen e vjetër. Sipas një studimi të Universitetit të Virxhinias, faktori më i rëndësishëm për “lumturinë martesore” të grave është ai që bashkëshortët të përfshihen në emocionet e tyre dhe kjo është madje edhe më e rëndësishme se sa ndarja e detyrave. Të tjerë kanë studiuar lidhjen mes nivelit hormonal dhe stabilitetit të çifteve.

Në Ohajo, një grup çiftesh u studiua për 10 vjet. Te partnerët, që më pas u divorcuan, u vu re një nivel i lartë i hormoneve të lidhura me stresin, si adrenalina. Këto nivele ishin më të dukshme sidomos te gratë. Ato shfaqnin shenja të tensionit të lartë, edhe pse çiftet nuk deklaronin probleme të veçanta. Një kombinim hormonal që jep stabilitet?


Sipas kërkuesve të Universitetit të Pen, kjo varet nga testosteroni. Nëse te meshkujt është më i ulët se normat mesatare dhe te femrat është më i lartë, lidhja funksionon. Dhe ajo u ofron mbështetjen e duhur. Zakonisht subjektet me një martesë të dështuar mbi shpinë vuanin më shumë nga sëmundjet kronike (përfshi këtu edhe kancer dhe probleme kardiake) me një mesatare rreth 20 për qind më të lartë se ata që kishin zgjedhur të mos martoheshin asnjëherë. Për më tepër, nëse mendoni se rifillimi i jetës të ndihmon të rimarrësh veten, gaboheni: nga kërkimi ka dalë se përqindja e rrezikut për ata që martohen pas një ndarjeje nuk ulet fare, por zbret në kuotën 12 për qind.


Burimi: Gazeta Shqip
 
Titulli: Zhgenjimet e dashurise ?

MATERIAL i mire ida..
sh gjera mesoj nexmjet ketyre artikujve,qe publikohen ketu:D:D
gjths,mu t'mos guxoje te me talle kush,se ja ku jan provat:D:D
 
Titulli: Zhgenjimet e dashurise ?

Po kur je ti qe ia thyen zemren ndonjeres, a t'bon mire per shendetin dhe fizikun?!

:lol:
 
Titulli: Zhgenjimet e dashurise ?

Nje nga te shumtat momente zhgenjyese eshte:

...te dish qe je gje shume e vogel ne syte e tij/saj...te ndodhe dicka e te ta vertetoje kete edhe nje here! Nuk merr inat personin tjeter, aq sa merr inat veten qe vazhdon te enderrosh.

Sa budalla qe qe je! :vajzturp
 
Pe: Zhgenjimet e dashurise ?

Hëmmm prandaj ka filluar të më dhembë zemra mua ? :(
 
Pe: Zhgenjimet e dashurise ?

Ne cdo fushe te jetes ka zhgenjime....
E rendesishme eshte te dish te ngrihesh ne kembe pasi je rrezuar..

Aty jemi ne qe zhgenjejme....zhgenjimet....
 
Pe: Zhgenjimet e dashurise ?

Esht nje lloj dashurie,,qe vjen nje her ne jet,, Ajo ta ndan Zemren ne dysh!

por ka edhe nje te mir,,,sepse nese dashuron hapur,,aty ku mund te shohin te gjith,,,te pakten mund te shohesh me se mirti,,se kush ka qen ne pritje,,per te kapur ne momente te veshtira dhe te trubullta,dhe per te ngulur ndonje thike pas shpine,
Por esht pikrisht kjo qe te ben me te forte per te vazhduar,,per ta (((((Blinduar Zemren hermetikisht))))))
dhe per ti dhen gishtin e 3t te gjithve!!
 
Pe: Zhgenjimet e dashurise ?

Jeta ka zhgenjime nga me te ndryshmet...Secili zhgenjim vret ne menyren e tij,nuk mund te thuhet te dashurise jane me te forta se zhgenjimet ndaj gjerave te tjera...Secila le shenjen e vet,pastaj eshte ne dore te vete njeriut si i perballon,nese ngrihet ose rri ashtu duke vajtuar siper ca ''fati'' i ra...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top