Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Zhgarravina...dedikuar vetes!

Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Momente qe rreshqasin neper duar,,ndjenja te dritheruara,,qe ngjiten pas lekures..pas shpirtit..pas mendjes...te ardhuara nga large,,,,te kthyera nga mergimi i tyre ne perendim...te hedhura ne hapesiren e ftohur,,,nga rrebeshe ndjenjash te trazuara,,,
Ndjejme dritherimen e tyre ne ardhje gjithnje e me shume.. kalojne dhe ringjallen,,,neper sferen e nje galaktike te vjeter yjesh...
ato jane dehja jone ne jemi dehja e tyre,..jemi nje lemsh,,butesie me copeza qe perendojne dhe rilindim...vazhdimishte brenda nje galaktike ,,komplet harmonike mes asaj qe vjen,,shkon dhe rikthehet,,,po ..po...rikthehet se asgje nuk humbet,,hapesira, kozmosi vetem i tjeterson,,por kurre nuk zhduk as nuk humbet asgje,,i con deri ne piken e "vecantis",,se universit,,e pastaj i rikthen,,i rikthen..ne kohe dhe hapesire,..tek une..tek ti tek te gjithe...dhe per te gjithe...gjdo ndjedne,,kujtim,,,emocion dhe perjetim...kalojne lehte ne forme flladi,,neper gjdo vegim..enderr,,,dhe pereceptim...


abstract-color-face-01.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Me dritën e dhomës të fikur i afrohem thuajse në majë të gishtave derës së ballkonit.
Afroj syrin në të ndarën e perdeve, me kureshtjen e një fëmije të rritur, që do të zbuloj një botë madhështore.

Ai momenti kur pret të shohësh bardhësinë, mantelin dimëror që ka mbuluar gjithçka...
Ai momenti kur ndjehesh prapë fëmijë dhe ke dëshirë të vraposh përjashta e të luash në borë.
Ai momenti ku kureshtja nuk të lë të mendosh gjatë, më shikimin e ndritshëm dhe buzëqeshjen tinzare, hedh vështrimin jashtë...
Ai momenti kur...

Qëndroj një moment dhe përpij pamjen me sy.

Dëgjoj zëra në rrugë dhe afrohëm më shumë drëjt xhamit tashmë të zhveshur nga perdet.
Tashmë syri im ndriçon me dritat e rrugës, por nuk shikon gjëkundi flokë dëbore.

Mungon bardhësia këtë mbrëmje.
Xhamat e dritares janë të veshur me një shtresë avulli.

''Kushedi sa ftohtë do jetë përjashta'' – mendova dhe instiktivisht u struka në trikon e trashë që kisha veshur.

Megjithatë më mrekullon kjo pamje, kjo qetësia para stuhisë.
Ende nuk e di çfarë stuhie, por më pëlqen.

Ulem në cepin tim të leximit.
Hipnotizohem nga dritat e rrugës.
Me dorë vizatoj në xhamin e derës së ballkonit...

Nata më dha yjet në dorë që të ndriçoj këtë mbrëmjë pa ngjyrë.

Përqafohem me batanijen e ngrohtë.
Hedh shikimin drejt qiellit.
… dhe pres...
Të shikoj flokët e parë të borës.
Të jem e para që do mbuloj me sy në te bardhë botën.
Unë pres!

© E. K.
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Angel devil simpatik bredh ne forum si zhapik , sa andej e sa kendej informacione don te gjej ;)
tashi cunit i vjen gjum se ka qen gjith diten ne pun .
Nterezi e kam pas vetem koherat kur pisha hashash .
Tani jam tu ja fut gjumit se kur te zjohem du te jem i pari katunit.
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

tears.jpg


Flasim me goje,
flasim shume
Ne ritin natyror,
dite per dite
Fjale te embla,
na rrjedhin si lume
Flasim e s'pyetem per syte.
ا'ze kane?
ا'fjale perdorin me shume?
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ndiej se me mungon dicka, a mbase eshte dikush
Mbase me mungon thjesht nje kohe, nje xhest, apo vetem nje imazh
Nje melodi, nje fjale, a mbase nje tingull zeri
Mbase me mungon nje buzeqeshje, apo zhurma e nje frymemarrjeje
nje frymemarrje per te thyer heshtjen rreth meje...
Mbase me mungojne syte e dikujt, reflektimi i te cileve te me jape jete
Mbase me mungon nje zemer per zemren time
nje ndjenje qe te pushtoje gjithe qenien
..por, gjej vetem heshtje qe i pergjigjet kesaj zbrazetie
ehh nuk e di se c’me mungon, di vec qe nje copez e shpirtit tim eshte bosh !
Perpiqem te gjej dicka qe ta plotesoje
po perpiqem...por ne gjithcka qe me rrethon, gjej asgjene

E une.. vashdoj te mos di se c’fare me mungon...!!
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Eja te fal perqafimin
Te dhuroj endrrat
Ne varken e detit te embel..
Te lundrojme drejt pikepjekjes
Ku nuk na gjen njeri
Te harrojme gagarisjet e kohes
Siluete ne skaj te botes..
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Per motrushen time :)
Kujtoj ende me emocion e dashuri, ashtu sikur të kishin ndodhur dje, të qeshurat tona prej vogëlusheje, sekretet tona prej vajzash të vogla, e netet e tëra të kaluara duke folur për ditët e momentet tona më të bukura... që na shoqërojnë në rrugën tonë. I kujtoj të gjitha këto ashtu sikur koha të mos ketë kaluar kurrë, e ne të kemi mbetur po të njëjtat. Gjithmonë kemi ecur bashkë, të kapura dore për dore, duke i dhënë mbështetje e dashuri njëra-tjetres, e tani sërishmi jemi kështu, duke e kuptuar njëra-tjetrën fluturimthi, qoftë edhe nga një shikim apo buzëqeshje. Madje edhe kur fjalët mungojnë.
Ne kemi një raport të veçantë, e jo vetëm sepse jemi motra, por edhe sepse kemi dy prindër të jashtëzakonshëm, e një motrushe të mrekullueshme, të cilët na kanë mësuar se dashuria për njëri-tjetrin është pasuria jonë më e madhe. Na kanë mësuar të hedhim hapat e para, më pas të mësojmë të ecim kapur pas duarve të tyre, e tashmë të ecim me forcat tona, e të arrijmë ëndrrat tona, e gjithcka dëshirojmë për të ardhmen.
Ti sot po mbyll një kapitull të shkruar me shumë kujdes, për të cilin ke investuar gjithë forcat e tua për t’ia arritur. Dhe ja tek sjell në realitet përpjekjet e tua, e na bën të ndihemi krenarë. Këto janë themelet e para që t’i hedh për rrugën tende dhe profesionin tend, dhe në të urojmë suksese në çdo hap. Tashmë ti e di se cila është rruga e duhur për ty, dhe çfarë dëshiron.
Por mos harro se ne do të jemi gjithmonë me ty, për të dhënë dashuri, kurajo dhe mbështetje për çdo hap tëndin, si atëherë kur ishim të vogla dhe kapeshim për dore për të ecur bashkë.
Lidhja jonë është e veçantë dhe e tillë ka për të qenë gjithmonë për gjithë familjen, një raport që askush dhe asgjë nuk mund ta venitë. Të duam shumë, motrushja ime. Suksesi yt është gëzim dhe krenari për ne!
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ndonjëherë . . . Krijojmë besim tek personat e gabuar . :(
Mund te me shohesh te rreZuar ...!! . . . Por jo te DorZuar....!!
O Bote mashtrohesh me dëshira të kota....!!!... Ndosha.: Sot te Mungoj..Por un Sjam aty..!
Ndoshta: Me Therret..Po nuk degjohesh..!
Ndoshta: Lutesh..Po lutjet nuk vin dot tek un..!
Ndoshta: Ti po Qan..po un Sjam aty ti fshi lotet..!
Ndoshta: Kujtimet tona kujton..!
Ndoshta: Nga Malli me Kerkon..!
Nese nje Dit te Mungoj..Mos u Merzit thjesht : Kujtou pse Ika..!
Nese nje dit me Kerkon..Mos u Mundo zdo jem me aty ku isha Dje..!
Nese nje Dite..me therret : Zemer..Mos harro Sjam me zemra jote..Thjesht kam nje Emer..!
Nese Dje isha Jeta jote..Sot thjesht: Jam e Kaluara Jote.....Te flas sot, se neser sdo jem me...
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Te stoli ne park te prisja un ty
qe stolin te prishim duke ber dashuri...
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

VDIS PARA SE Tث VDESثSH!

E di që je larguar nga unë me mendimin se jam i marrë
Po ç’t’i bësh që të dashuruarit janë më të marrë se budallenjtë
Ajo që i dallon ata në marrëzi është lufta dhe paqja
Të dashuruarit janë në luftë por nuk e sulmojnë askënd veç vetes
Budallenjtë sulmojnë të tjerët edhe kur nuk janë në luftë me askënd
Të mbrohesh nga budallenjtë është e pamundur
Sepse mënyrat e mbrojtjes mbështeten në arsye,
ndërkaq sulmet e tyre janë të paarsyeshme.
Njëlloj, as të dashuruarit nuk mund të mbrohen nga sulmet ndaj vetvetes
Veçse të dashuruarit e godasin veten me duart e të tjerëve
Sëpata pa bisht s’e pret dot asnjë dru se është e pabërë
Po ia dha druri bishtin ajo pret një mal të tërë.

E di që je kthyer zemërthyer por njësoj nuk dëshiron të shkosh
Të kërkosh një gjë ku ajo mungon, është njëlloj si të mos e kërkosh
ا’pret nga një botë ku i mashtruari turpërohet më shumë se mashtruesi?
ا’do mësosh nga një libër shkruesi i të cilit di më pak se lexuesi?
Jo më pak e tmerrshme është kur shkruesi vlen sa një botë
E lexuesi nga oqeani s’mund të marrë më shumë ujë se sa një gotë
Edhe librat u ngjajnë pasqyrave të vdekura që marrin pamje nga bota e gjallë
Po u shfaq pranë tyre ndonjë gomar, mos prit të të ngjajë në dijetar!
Po hajt mo’ leri edhe shkruesit edhe lexuesit e hajde nisemi pakthyeshmërisht,
Të bëhemi pasqyra të vetvetes se mjaft e pamë botën gabimisht!

Ikim! اfarë pret? Kohën e ardhme? ا’kohë e ardhme ore?
Pse kur je në rrezik koha e ardhme zhduket e humbet?
Pse atëherë bën zgjidhje të menjëherëshme e tjetër kohë nuk pret?
A duhet çdoherë të jesh në rrezik që veten ta zbulosh?
Vdis para se të vdesësh nëse dëshiron të jetosh!

E di që dëshpërimi ta ka robëruar zemrën se njerëzit mendojnë ndryshe nga ti
Por dëshira që të tjerët të mendojnë me mendjen tënde domethënë pafund robëri
A duhet dikush ta shohë botën sipas parfytyrimit tënd që ti të bëhesh i lumtur?
A mund të dëgjojë dikush me veshët tu e të ndjejë me zemrën tënde?
Nëse jo, pse me mendjen tënde u dashka të mendojë bota?
Po të ishte kjo mendje e të tjerëve, a do ishte e jotja?

E di që jam i marrë dhe budalla,
por ama kjo është e vetmja mënyrë që më ka mbetur të dallohem nga të mençurit.
Nëse te mençurakët s’e ke gjetur atë që ke kërkuar
Mbase do ta gjesh te ata që marrëzisht janë dashuruar.
Zemrat e tyre janë si bimët e brishta që gufojnë mbi një gurë
E shiut që befasisht zbret nga qielli, nuk mund t’i shpëtojnë kurrë.
Por shiu i rrëmbyeshëm ato i zgjon me një fjalë prej gjumit:
“Dashuria e Parë është edhe e Fundit”.

Nëse je nga të dashuruarit që duan ta mundin veten
Nëpërmjet gënjeshtarëve do ta zbulosh të vërtetën
Asgjë nuk zbulohet më shpejt në këtë botë të vjetër
Se sa fshehtësitë që njerëzit mundohen t’i ruajnë tepër
Hë? Ka diçka që nuk shkon? Përse nuk nxiton?
Ke bërë gjynahe thua dhe s’vjen dot me mua?
E di, e di po s’ka gjë,
E djeshmja njëherë quhej “sot”, por nuk quhet më.
Të nisemi tani përtej Shtatë Qiejve që na ndajnë nga e Vërteta
Se vdekja do vdesë, do mbetet veç Jeta.
LULET-NE-SHIjpg1314917473.jpg

F.Muja
 
Re: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Do të vijnë prap mbrëmjet

Do të vijnë prapë mbrëmjet, por unë s'jam më atje!
Dhe ti, si gjithmonë do të kujtosh
Duraluminin e ftohtë të ikjes...
Ja krimi i pambaruar në Shën Bartholome
Vjen e bëhët ndarje te Gjiri i Meksikës.
Do të vijnë prapë mengjeset, por unë larg do të zgjohem!
Me gjumin e rënë në dete dhe kokën e fshehur në perëndim.
Në Florida shfaqem,
Në Nju Jork harrohem
I deklaruar dhe anonim...
Por do të vij edhe një mbrëmje tjetër!
Me diamantin e syve tu.
Ti qiellin do ta presësh si një kupolë qelqi për mua.
Nuset e Xhekson Vailit, hëna, dhe ujrat blu,
Asgjë nuk vlejnë para fjalëve tua...
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Enderrova syte e tu,
reflektuar ne pasqyren qe njohim vetem ne te dy....
Qendisa mbi mermer syte e tu qe me veshtrojne
Pertej nates e pertej dhomes ku ti perkedhel endrren....
Syte e tu pikturuar brenda syve te mi,
Cepat e buzeve te tua qe dridhen lehte....lehte...lehte....
Pashe ne pasqyre dy trupa gershetuar me njeri tjetrin
Dhe dy fytyra qe nuk lodheshin ne soditje te ndersjelle.
Syte e tu me thane Po,
Syte e tu me thone Po,
SYTE E TU NUK JANE ME TE TUTE
I kam une, ne bebzen e syve te mi....

beautiful-eyes34.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Nga ti
shkeputur eshte
afshi i puthjes
e ka mbetur pezull
mes meje e teje
Ne dhimbje zemre
vend ka zene
e s'luan.
Mbeshtjellur me je
rreth trupit
e lemsh i je bere
ne gryke
qetesise sime.
Lerme te qete
ne vetmine time
te zhurmshme!
Ti s'mundesh.
Buzeve te tua
lodron puthja ime
e t'i perflak.
Keshtu
s'mund te mos mendoj
per ty.
Ne çdo qerpik tend
therur kam shpirtin
e ne syte e tu
kam lengaten
Shetit puthja ime
aty
ku ti drithmat ia ndien
Dhe ti...
Ti s'e di
se larg e prane jemi.
Njeheresh
ne enderr e realitet.
Mar fytyren tende
e shetis mollezave
se gishterinjeve mi
por...
Vetem kur je larg.
Kur prane jemi
une hesht
Ndersa ti s'mundesh.
Te ndjej ritmin e zemres
e dehem
prej ritmikes saj.
Me ty
kam turp e deshire
dhimbje e dashuri.
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Me ler luksin qe mos te harroj"-me the.
Pyes veten nese eshte luks te mos harrosh apo te harrosh.Te harrosh eshte nje luks qe jo te gjithe mund t'ia lejojne vetes,te harrosh do te thote t'i japesh jetes nje kuptim te ri ose thjesht t'i heqesh te vetmin kuptim qe mund te kete pasur.Te harrosh eshte njesoj si te mohosh pak nga vetja,te fshish nje pjese te saj duke mos dashur ta humbesh te teren,te lidhesh ndjenjat me nje hapesire te padukshme per te evituar cdo dite perplasjen me dhimbjen.
"Me ler luksin te te harroj"-u pergjigja.


woman.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Shetitje e shkurter
ne nje stol mendimesh
pas me rikthen ne kohe.
Kujtime te veshura,
te heshturat kujtime
me syte e shpirtit i shoh.
I pashe, apo s'i pashe?
Me mbyt dilema.
Isha dhe s'isha aty
ato prape me vijne,
me sjellin tek ty!
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Veshtroj pertej dritares dhe kujtoj, ne flem posht te njejtes hene.
Shikoj qiellin dhe kujtoj, ne hecim posht te njejtit diell.
Kur kam nevoj te te ndjej,
kur distanca duket kaq e madhe midis nesh,
gjithcka duhet te bej esht te kujtoj se ne ndajme te njejtin qiell, diell dhe hene,
ska rendesi ku do te jemi,
jemi gjithmon posht se njejtes hene.

3347747272_5968897781.jpg
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Tashme rruget e jetes ,me nuk me lodhin..
As largimet s'me lendojn..
As kthimet nuk i brohoras..
Shikimet me embelzohen ne thellsin e vetmis sime,..
Qete dhe me embelsi kam mesuar veteveten ta ripertri,,
Nje caj te ngroht per mendimet e mija,gjithmone e gatshme jam ta servir..
E ndersa fjalet, te verteta apo jo,.!?
jane pjes e pandashme e realiteti,,
E vetmja gje e rendesishme ,eshte te mos luajm gjate neper to,,
tmerrsishte te dehin dhe nganjehere krejt kote,.
Shpesh nje fjale,,perfshkruan nje shpirt..dhe e ben ate te lir,.
Shpesh nje fjale eshte nje katastrof e shpirtit njerzor,..dhe e ben ate robe te vetes dhe tjetrit,..
Shpesh nje fjale fillon nje lufte,..
Shpesh nje fjale sjell nje paqe...
Por une prape vendosa te bej indiferenten ndaj fjalve,..
Ndoshta sepse ua kuptova varferin,,apo tepricen e pasuris se vjedhur,..
shpesh kur fjalve u flas,.neveri me sjellin,, shpesh dhe melankoli,,
Por si do qofte snobizmin forte mire u'a di..
Tani kam mesuar te mos kem vend per asnje,..fjale,,
Dhe vendin e tyre me ngjyrat e enderrave e kam perfshire,..
E sikur kete shkrim te mundesha ta pershkruaja pe perdorur fjale ,..
Atehere fjales betejen do ja kisha fituar,..
Por cuditrishte ajo me filozofon,,,dhe gjdo ndjenje qe une dua te them apo te shpreh,,
prape ne fjale mbetem ta varferoj...


terflies-butterfly-color-colorful-Favim.com-302031.jpg
 

Attachments

  • terflies-butterfly-color-colorful-Favim.com-302031.jpg
    terflies-butterfly-color-colorful-Favim.com-302031.jpg
    50.4 KB · Shikime: 0
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ku e di ti ..?

Ku e di ti ç'eshte 1 kokerr misri?
Ku e di ti ç'eshte nje kokerr gruri?
Ku e njeh ti mrekulline e tyre
Kur s'ke kaluar kurre ne ate toke prej guri?

Kur ti s'ke kaluar kurre ne ato mbjellje,
ku edhe aty mbreteron veçse qetsia,
ku perzihet ngohtsia e diellit,
prodhimin e frytit, me te dhe freskia..

Ku çiftet te fshehu, fillojne edhe puthen,
ku pas kesaj puthje, merr zjarr dashuria,
pra, po nuk i pate provuar vete ti akoma
Ku din pra ti se ç'eshte lumturia?

Pra para se ti te flasesh, te gjykosh ti mbi mua
Qe te jesh ti i sakte, apo njeri i mire,
te njohesh me fakte, gjithmone ty te ftoj,
te me njohesh me mire, ja çfare kam une deshire..!!
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Njeriu

Eshte drite,
qe leviz ne kohe,

Qiell e dhe,
Peme nen bresher e shi.

Pa nje psheretime,
nje dridhje, nje "oh",

S'do te mund te ishte
njeriu "njeri".
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

DASHURIA

E shurdher thone,
eshte,
dhe rron ne verberi.

اudi!?

Mua mu afrua,
me pa dhe me endje,
me puthi,
sikur te kishte sy...!
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ka dite kur ndjehesh e vetmuar!!Dite ne te cilat kupton se personat qe ti i ndjeje afer...nuk jan me aty!!Do ndjesh vetem deshir per te qare!!Ti bertasesh botes trishtimin tend..dhimbjen tende!!...Nuk kam me force te shpresoj!!Cfare kam ber gabim??Pse duhet te me ndodhin keto mua???Une skam bere asnje te vuaj,pse duhet te me bejn te tjeret mua??Ndonjeher pyes veten..Ceshte lumturia???...e nuk di te pergjigjem!!Di vetem ceshte vuajtja:TE MOS RRESHTESH KURRE SE QARI,E TE NDJESH NE ZEMER NJE DHIMBJE TE MADHE!!TE NDJESH SHPIRTIN QE TI DIGJET!!E TE MOS KESH DESHIR PER TE VAZHDUAR PERPARA!!Por asnje nuk te kupton,asnje nuk e ndjen dhimbjen qe ke ne shpirt...e atehere mbyllesh ne vetvete,duke Shpresuar....
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

...............................................
[/i][/b]

dannielynn-birkhead-us-weekly-02.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Disa dhimbje te ndihmoje te rritesh...Disa te tjera te japin me teper force per te ecur perpara e per te hedhur themelet e nje tjeter lumturie...
Por disa dhimbje jane shkaterruese.Ato vec lendojne duke lene brenda nesh aq shume lote dhe ndjenja te coptuara,Qe te bejn te kesh deshir te ZHdukesh per mos u kthyer me Kurr..
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!


Sa me pelqen Jeta me miq te sinqert...
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ne deren e nje zemre trokiti shpesh,
"Hyr" - i thoshin dikur...
Nje copez zemre ajo desh..
Por i jepnin gure.


Keshtu i mblodhi gure-gure..
I coi ne shtepi,
Dhe me ta ndertoi nje mur
Perreth zemres se saj..

heart-rock.jpg
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Te jesh femer,edhe ne perralla eshte e veshtire!
1. O duhet te jetosh me 7 budallenj pisanjos.
2. Ose duhet te puthesh nje bretkose shemtaraqe.
3. Ose duhet te helmohesh nga molla e shtriges hunderre.
4. Ose duhet te mbyllesh ne nje kulle duke pritur nje gomar te te shpetoje,te te nxjerre per te te futur ne burg.
5. Ose duhet te zgjasesh floket aq shume qe nje idiot te kapet dhe te te ngjitet ne ballkon se i perto menderja me u fut nga dera si rob normal.
6. Ose duhet te presesh oren 12 qe nga nje princesh te kthehesh prap ne pemthyme.
7. Dhe me e keqja duhet te presesh qe nje hajvan te dashurohet nga numri jot i kembes..:P
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Kam deshire

Kam deshire te shof me sy,
qe gjithmon te jem me ty.
Kam deshire ty te
takoj,
vetem ty te dashuroj.
Kam deshire prap i joti te jem,
se pa ty
asgje nuk kam.
Kam deshire dhe nje qellim,
bashke me ty te jem gjere ne
vdekje…
Sa yje ka nata nuk mund ti numroj
sa te dua zemer nuk mund ta
besosh
kete dashuri mos ja trego as kujt
se zemra ime nuk i takon
gjithkujt.
Sikur qelli te ish leter
dhe deti të ishte boje,
nuk do
shkruaja asgje tjeter
vec se ty të dashuroj
E di cdo gje eshte kot
Por
Un ty smund te harroj “TE DUA”

sssssssss.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

VETEM DUKE PRANUAR FAKTIN QE NE KETE "UNIVERS" JEMI TE NDRYSHEM , MUND TE JEMI TE LIRE.

zoti beri te mundur qe kjo bote e ardhur nga asgjeja te sundohej nga 2 kategori / ligjesh:

1* ligjet e xhungles.qe do te pasonin ato "ligje te universit"
2* ligje te" gjumit(vdekjes") qe do te pasonin ato " ligje te zgjimit (jetes").

Te hidhesh ne aksion ,me vullnetin e mire per te sunduar terrenin ku je rritur ,eshte force e dashurise per planetin nga ku ke mberritur.
diferenca eshte destinuar te jete dicka mes zgjedhjes "revolucionare" dhe asaj "evolucionare".
TOKA ku rritesh ,te mundeson kultivimin e vlerave edhe perthithjen automatike te "PESTICIDEVE" qe jane prezente ne ate ambient.Keto jane elemente qe tshg nder breza.Ndaj toka kerkon vazhdimisht perkujdesje ne cdo stine ,edhe ne "mot te lig".Nje toke e begate eshte ajo qe permes dores se ngrohte korret e me pas mbillet... e destinuar te riprodhoje "frytin" qe bart ...era eshte ndermjetesi i trete qe mundeson shperndarjen e fares.Ne porten e hardhise diku ne nje tabele shkruhet : "MOS IU TURR ZGJOIT NE DO TI MARRESH MJALTIN".
Gjenerate e re mundet te jete edhe me e hapur dhe progresiste...kah civilizimi dhe humanizimi global.Fundja dashuria e dyte nuk eshte vecse vazhdim i se pares...
e vetmja rruge ,pershkrimi i 12 qiejve te purgatorit,per te kenaqur kureshtine e shqises se shijes ne tonen "ferrparajse".
Zoti e krijoi njeriun kompleks per te vuajtur skepticizmin dhe vetbesimin e tepruar.Nje femer naive , eshte nje femer "egocentrizuar" ne dashurine e saj , duke harruar te kujdeset per cka e rrethon.
Jeta kerkon largpamesi,sepse vetem permes nje diapazoni multidimensional mund te evidentosh ndjenja te virtytshme per t'u ndeshur ne natyre dhe pertej saj.Guximi dhe risku qe "poeti" ndermerr
jane prove e ndjenjave te fuqishme per te mbijetuar me mishte nder dhembe.Sintaksa nuk eshte taksative ,por elaborohet permes lojes se fjalekalimit ne rang zinxhiror.Jane kushtet klimaterike dhe informacioni qe ndajme mes vetish dhe ambientit vijimesi e fabules se kaluar.Ne kete trajte filozofia shpiku edhe "ligjin e taktizmit".
Ne nje cift uniteti ka per etalon "ligjet" qofshin keto te shkruara apo te pashkruara.Fundja ne jeten reale mjeti me ane te cilit operon njeriu eshte kontrata .Perndryshe nuk do te kishte shtet dhe sdo mund te kishim perftuar te drejta apo ndermarre detyrime ne mungese te kontrates sociale.
Ajo cka shkakton konfliktualitet ne kompetencat qe na rezervohen eshte " subkoshienca",pasi te qenit te ndergjejgjshem tere kohes do mund te shmangte kete levrim "gjinish dhe perplasjesh" , duke shkaktuar" varferi dhe mjerim"(neutralizim).Duke qene te destinuar te jemi te shperqendruar dhe kudogjendshem ne diskursin virtual dhe vital ,u japim mundesi deshirave,oportuniteteve,te pamundures dhe endrrave te dalin ne pah dhe te clirojne ato hije qe flene brenda nesh ,edhe kur syte jane te hapur.
Gjuha eufemiste eshte bere ngaterrestare e marrdhenies mes vetish =vetes dhe ambientit qe na rrethon. Ndonjehere lind nevoja te perdoresh nje evidenciator per te hedhur drite mbi emertimet dhe bilinguitetin qe ato mbartin.
eshte grupi i gjakut ai qe do te definoje edhe temperamentin e njeriut.Nje mendje e shendoshe gjendet ne nje trup te shendoshe.Fabrikimi flokut eshte nje tjeter shans per tu kapur fort pas prindit.
Gjjithsesi, jo gjithckaje u duhet gjetur filli x tiu lavderuar ...rrjedha e jetes eshte e gjate dhe zbret nder "shtigje"...pak hapa me tej shfaqet nje porte madheshtore, nje porte e hapur x te tere.
DIKU ME LARG VEC LENDINA E LIVADHE ,,,LIQENE E LUMENJ.....ajo nje flutur endacake qe iu desh te ngacmonte cullufe me cullufe lule e bime per te bashkuar 12 qiejt ne nje TE MADH.


sisters and brothers.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

eshte nje etape e pashmangsh e metamorfozes "fundja"...: botadashuri
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Kjo bota ime...

Bota ime nuk eshte e madhe
Eshte e vogel, qesharake
S'ka vend per urrejtje, per intriga
Per genjeshtra, ska vend per lufte
Qofte ajo vetem nje dhe e vetme.

Bota ime e vogel, qesharake
Ka vend per dashuri, per ndjenja
Bota ime s'ka vend per vdekje.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back