Zgjidhni profesionin në bazë të karakterit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Sipas një teorie antike që daton që në kohët e Homerit, tetë shekuj përpara lindjes së Krishtit, ekzistojnë nëntë lloje personaliteti ku çdo njeri mund të gjejë veten e tij.

Një ekspert amerikan, i quajtur Micheal J.Goldberg, i ripërpunoi këtë teori, në bazë të karakteristikave që njerëzit shfaqin në vendet e tyre të punës dhe publikoi në një revistë punën e tij.

Këto janë nëntë mënyrat e sjelljes që njerëzit shfaqin në punë dhe duke ditur përparësitë e difektet, secili mund të zgjedhë llojin e punës që bën më shumë për të.

1. Perfeksionisti – Janë ata njerëz që duan që gjërat të shkojnë gjithmonë në një mënyrë të përcaktuar qartë dhe që nervozohen nga gjithçka që del nga plani i tyre. Idealistë dhe të aftë të mësohen mirë me rutinën e punës. Profesionet ideale: Mësues, kontrollor cilësie, arkitekt, dentist.

2. Ndihmësi – I ndjeshëm, i disponueshëm dhe shumicën e rasteve kokëulur. Mënyra për t’u bërë i rëndësishëm në zyrë, për këta njerëz kalon duke u bërë i domosdoshëm për të tjerët. Profesionet ideale: Zëdhënës shtypi, marrëdhënit me publikun, shërbim klienti, terapist.

3. Produktivi – Njerëz entuziastë, konkurrues dhe në gjendje të japin rendiment shumë të lartë në punë. Ata kërkojnë që vazhdimisht t’i njihen meritat, ndërsa shihen si lidera apo njerëz sipërfaqësor. Profesioni ideal: Manaxher, politikan, administrator, sipërmarrës.

4. Toleranti – Dëshirojnë gjërat autentike dhe të bëra mirë, por kur shefat nuk i kuptojnë, atëherë dinë të kuptojnë. Këta njerëz janë romantikë, kreativë dhe pak malinkonikë. Profesioni ideal: Artist, kritik, opinionist, skenarist, aktor, kantautor

5. I tërhequri – Njerëz që i pëlqen që në jetë dhe në punë të marrin një lloj distance sigurie dhe të veprojnë pasi të kenë mbledhur sa më shunë informacione. Profesioni ideal: Shkencëtari, kërkues, analistë, sipërmarrës, këshilltar, shkrimtar.

6. Problematiku – Nëse i përkisni kësaj kategorie, jeni njerëz që kaloni më shumë kohë duke u shqetësuar për inatet brenda punës apo gjërat që shkojnë keq. Megjithatë, keni intuitë dhe punoni shumë. Profesioni ideal: Analist rreziku, gazetar, hetues, ushtar, polic, profesion universitar.

7. Vizionari – Jeni gjithmonë energjikë, optimistë dhe të përfshirë. Iu pëlqen të punoni në skuadër, por shpesh pëqrndroheni në mundësitë e të ardhmes dhe jo në të ardhmen. Konsideroheni shpesh të papërgjegjshëm dhe narcizistë. Profesioni ideal: Shpikës, humorist, shkrimtar, profesionet e çdo lloji që kanë nevojë për imagjinatë.

8. Dominuesi – Objektivat tuaja janë dy, pushteti dhe kontrolli. Nuk ka asgjë që t’iu kufizojë për një kohë të gjatë. Ndonëse nuk duket, jeni shumë produktiv dhe i trajtoni të gjithë njësoj. Profesioni ideal: Agjent imobiliar, regjizor, lider politik, sportist.

9. Ndërmjetësi - Përballjet dhe mosmarrëveshjet në vendin tuaj të punës janë armiku më i keq. Për këtë arsye, jeni të specializuar në zgjidhjen e situatave konfliktuale midis palëve të treta. Profesioni ideal: Diplomat, manaxher, ekspert i burimeve njerëzore, ndërmjetës kulturor, përfaqësues interesash.

B.T.chanel
 
Titulli: Zgjidhni profesionin në bazë të karakterit

uaa na lane pa pune:p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top