Zgjidhet misteri i Bermudës?

Arfenilla

Themelues i Forumit
maxresdefault-620x330.jpg

Trekëndëshi i Bermudës është një ndër vendet më vdekjeprurës dhe misteriozë në historinë e njerëzimit që ende sot nuk po gjen një shpjegim logjik.
Vendi ku janë mbytur qindra anije e avionë është prej kohësh i veshur me një tis misteri, të cilit shkencëtarët nuk po i japin ende zgjidhje.
Por kohët e fundit shkencëtarët pas studimit të piramidës nënujore kanë dalë në dy versione kryesore që po i studiojnë.
I pari ka të bëjë me një lloj teknologjie misterioze antike të zhytur në thellësinë e oqeanit.
Ndërsa teoria e dytë ka të bëjë me vendosjen e një teknologjie shumë të përparuar aliene.
Dyshimet janë përforcuar së fundmi pasi një grup studiuesishe francezë dhe amerikanë kanë gjetur pranë piramidës objekte që nuk u njihet prejardhja.

Vetë piramida e lartë rreth 100 metra është ndërtuar prej kristali dhe shkencëtarët janë të bindur se mud të jetë ndërtuar së fundmi nga njerëzit ose në kohë më të hershme nga alienët.
Gjithsesi, deri sa shkencëtarët të mund të vërtetojnë prejardhjen, misteri vazhdon…b lajmi
 
Titulli: Zgjidhet misteri i Bermudës?

Po ca misteri pasken zgjidhe se skuptova une lol
 
Titulli: Zgjidhet misteri i Bermudës?

Sa e sa here e zgjodhen dhe e lidhen prap kete mister :p
 
Titulli: Zgjidhet misteri i Bermudës?

Vetem zgjidhje te misterit nuk paska aty. Nuk kane se me cka ti mbushin portalet si duket.
 
Titulli: Zgjidhet misteri i Bermudës?

SI e ka emrin ai qe e zgjidhi?? :sherr:
 
Titulli: Zgjidhet misteri i Bermudës?

Disi pagen duhet ta marrin. Ose me genjeshtra ose me perralla
 
Titulli: Zgjidhet misteri i Bermudës?

Jan te bindur se fundmi se jan ndertu nga njerzit ose alijenet ...
 
Back
Top