Ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare jam sinqerisht ne dileme hamletiane per ke te votoj.
Jam njeri i thjeshte e nuk marr vesh shume nga politika por mundohem te influencohem nga militantet e majte apo te djathte qofshin keta(apo edhe nga ata ish te majte qe sot jane te flakte djathtas dhe anasjelltas, po po mos u habisni e mos u cudisni sepse ka shumeeeeeee te tille dhe per mundesi probabiliteti matematik jam i sigurt qe i kemi edhe ketu ne fv mes nesh).
Te votoj Edi psikopatin, Edi hajdutin, Edi turkoshakun, Edi oligarkun?
Natyrisht qe jo sepse nuk kam votuar kurre majtas dhe nuk kam ndermend ta bej as sot.
Te votoj Lulin ish minister transporti ne kohen e "Rruges se Kombit", Lulin ish minister i jashtem ne kohen e marreveshjes se detit me Greqine ne 2009 apo Lulin ish minister i brendshem kur u vrane 4 shqiptare ne bulevard?
Apo Lulin qe e ndriti kur ishte Kryetar Bashkie ne Tr?
He cilin Lul te votoj?
Ma thote dot njeri?
Apo te votoj Lulin qe nderroi listat emerore te demoktrateve ne Durres kur u zgjodh kryetar partie kunder Olldashit?
Uuuuu po se desha harrova-Apo te votoj Lulin qe zotohet se do shkurtoje mandatin e kryeministrit por kandidon Sali Berishen 80-vjeçar, po po Sali Berishen, e lexuat mire, pikerisht ate(eshte aq i famshem sa nuk besoj se eshte nevoja te numeroj meritat qe ka ai ne prosperitetin dhe begatine e kombit shqiptar keto 30 vitet e fundit).
He pra cfare mendimi me jepni-
Automatikisht Edoganin nuk e votoj, por nuk di cilit nga Lulat e mesiperm ti jap voten....
Mirepres sugjerimet tuaja se kujt duhet t'ja jap voten time, jane te mirepritura edhe mendimet e mercenareve te pushtetit, militanteve partiake, interesaxhinjve personale etj, etj.