Zgjedhjet Parlamentare 2017....!?

Ah dmth sme paska genjy mbesa ime kur me tha se disa miq te saj (student te UET) po iknin te cadra per lek....
E o mire kur kane mire bejne qe japin!
Apo shpifje e gojeve te liga si perhere?

Te ka genjy. Japin 20 mije leksha sanduica dhe tollumba falas
 
Takimi me dyer të mbyllura, Basha informoi aleatët: Rama refuzon të shtyjë datën e zgjedhjeve
21:43 , 16/05/2017


TIRANE- Kreu i Partisë demokratike, Lulzim Basha thirri sërish në një mbledhje aleatët e tij të koalicionit opozitarë, ku u diskutua mbi paketën McAllister. Pavarësisht se takimi në selinë blu, i cili nisi rreth orës 21:00, u zhvillua me dyer të mbyllura, “BalkanWeb” ka mësuar se lideri i demokratëve ka informuar aleatët e tij se kryeministri Edi Rama refuzon shtyrjen e datës së zgjedhjeve, që aktualisht janë caktuar të mbahen në 18 qershor.

Burime nga PD bënë me dije për “BalkanWeb” se opozita ka rënë dakord për vettingun dhe ka dhënë ‘Ok’ për paketën McAllister. Kjo paketë kishte afatet kushtetuese ku parashikonte që zgjedhjet mund të mbaheshin deri në fund të korrikut.


اFARث PARASHIKON PAKETA MCALLISTER

1. Procesi zgjedhor të shtyhet për në datën 16 korrik.
2. Zëvendësimi i katër ministrave kyç të qeverisë, me persona teknikë të propozuar nga Kryeministri dhe të aprovuar nga opozita.
3. Paketë për zgjedhjen me konsensus të Presidentit të Republikës dhe Avokatit të Popullit.
4. Kalimi i kreut të KQZ*së tek opozita, por shumicën në institucion do të vazhdojë ta mbajë maxhoranca.
5. Dakordësimi për një tryezë të rrumbullakët të OSBE-*së, pjesëmarrje të OJQ*ve në të gjithë këtë proces.

(BalkanWeb)

1 pyetje nga salla

Kjo qeveri 1 muaj eshte kshu qw Basha neae mendon qe fiton zgjedhjet do kete mundesi te kete qeverine e tij e te behet kryeminister. Ath pse kjo proteste pa lidhje apo e dini qe skeni shanse me i fituar?
 
Habi!

E gjith Shqiperia green nga kanabis,e gjithe djemuria tepelenase shefa policie nga Vermoshi-Konispol duke marr 60% e te ardhurave te kanabisit,ku rinia vershon ikjes nga papunesia frut i politikes pissss te rilindjes,me nje opozit qe folen e ka mbush me jashtqitje nga vitet e kaluara,shoh debat fanatikesh.

Qart duket qe nuk eshte sy kritik per situaten,por mbeshtetes e simpatizant te asaj force qe mbeshtesni.

Populli shqiptar s'meriton me shume se ajo qe i ndodh.

Nje trajner gjerman pas nje suksesi me skuadren e tij ne futboll u shpreh,,,,

Zinxhiri i forte nga metali special,s'eshte me i forte se hallka e tij me e dobet :) :)
 
Habi!

E gjith Shqiperia green nga kanabis,e gjithe djemuria tepelenase shefa policie nga Vermoshi-Konispol duke marr 60% e te ardhurave te kanabisit,ku rinia vershon ikjes nga papunesia frut i politikes pissss te rilindjes,me nje opozit qe folen e ka mbush me jashtqitje nga vitet e kaluara,shoh debat fanatikesh.

Qart duket qe nuk eshte sy kritik per situaten,por mbeshtetes e simpatizant te asaj force qe mbeshtesni.

Populli shqiptar s'meriton me shume se ajo qe i ndodh.

Nje trajner gjerman pas nje suksesi me skuadren e tij ne futboll u shpreh,,,,

Zinxhiri i forte nga metali special,s'eshte me i forte se hallka e tij me e dobet :) :)

Do vish ta dredhim noj kallo u pa puna Pasiono Lol
 
Ok ule cik tempin e nervit se jam Monique e forumit jo Monika Metes.
Ke te drejte per ata qe lakon...duke fillu nga doshrat e duke mbaru te prengat.
Ama ti mendon se kshu i jepet zgjidhja duke u futur ne cader? Duke cuar popullin serisht ne piken zero?
Kerkoj qeveri teknike Basha? Me thuaj nje emer qe propozoi per te zevendesuar Ramen!
Nuk i kam mohuar asnjehere problemet qe kemi si droga, kriminaliteti e lere pastaj korrupsioni e me the te thashe.
Por perpos denoncimeve fejzbuskiane nuk kam pare asgje konkrete more zoteri...kshu do vazhdojme te bejme shtet me individ digital?
Me jep nje platforme te bashes sesi do luftoj drogen , kriminalitetin etj etj...apo me retorika boshe , do bejm kte e do bejme ate?


Monique e Fv

E rikontrollova postimin, nuk ve re te kem gabuar ne shkrimin e nickname tend, gjithsesi, nuk do te guxoja as edhe per nje sekond, qe te ngaterroja me ate shemtaraqen e Metes.

Gjithsesi MONIQUE, sic na ka mesuar historia, shqiptaret ishin populli i fundit i bllokut sovjetik te rrezonte komunizmin, e do te vazhdoje te jete populli i fundit qe do te zbuloje vleren, dinjitetin dhe shenjterine e lirise per nje qytetar te lire.

Ku shqiptaret shtrengojne dhembet dhe i japin fund jetes se tyre ne menyre tragjike perdite nga stresi i nje jete te paperballueshme, presidenti Meta hedh valle ne Diber kurse kryeministri qe duhet te qeverise vendin e tu japi zgjidhje problemeve te qytetareve, ben ekspozita arti me zhgaravinat e tij ne tavolinen e Kryeministrit.

Darius
 
E rikontrollova postimin, nuk ve re te kem gabuar ne shkrimin e nickname tend, gjithsesi, nuk do te guxoja as edhe per nje sekond, qe te ngaterroja me ate shemtaraqen e Metes.

Gjithsesi MONIQUE, sic na ka mesuar historia, shqiptaret ishin populli i fundit i bllokut sovjetik te rrezonte komunizmin, e do te vazhdoje te jete populli i fundit qe do te zbuloje vleren, dinjitetin dhe shenjterine e lirise per nje qytetar te lire.

Ku shqiptaret shtrengojne dhembet dhe i japin fund jetes se tyre ne menyre tragjike perdite nga stresi i nje jete te paperballueshme, presidenti Meta hedh valle ne Diber kurse kryeministri qe duhet te qeverise vendin e tu japi zgjidhje problemeve te qytetareve, ben ekspozita arti me zhgaravinat e tij ne tavolinen e Kryeministrit.

Darius

Mos genjejme veten ne kete pike , kjo situate do vazhdoj e per shume kohe kushdo te vendoset ne krye te shtetit!
Demet qe i kemi bere vetes ne gjithe keto vite , nuk fshihen me nje te levizur te gomes.

Megjithate per aq kohe sa pyetjet e mia nuk moren pergjigje .....cte thuash me teper!
 
VOA: Opozita ra dakord me paketën McAllister, por Rama u tërhoq

Në Shqipëri, deri në mesnatë kanë vazhduar pa rezultat përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje të krizës politike në vend, të cilat rinisën pas kërkesës së djeshme të Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit Hoyt Brian Yee, që palët të dialogonin mbi bazën e formulës së kompromisit të ofruar disa javë më parë nga kryetari i Komisionit të Jashtëm të parlamentit europian David McAllister. Gjatë vizitës në Tiranë, zyrtari i Departamentit të Shtetit u shpreh se SHBA-të e mbështesin të ashtuquajturën “Paketa McAllister” duke e cilësuar “një propozim të ndershëm”. Burime pranë opozitës janë shprehur se ajo ka rënë dakort plotësisht me të ashtuquajturën “Paketa McAllister”, porse sipas saj ka një tërheqje nga përfaqësuesit e qeverisë.


Në thelb bëhet fjalë për disa ndryshime në qeveri, me disa ministra teknikë që të kenë pëlqimin e opozitës, sipas formulës McAllister, e cila nuk parashikon dorëheqjen e kryeministrit, kërkuar me ngulm nga opozita. Po ashtu, parashikohet dhe dhënia së djathtës, e drejtimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Ndërkohë që propozohet dhe shtyrja e datës së zgjedhjeve.


Zoti Rama nga ana e tij ka shpjeguar se as ai nuk e ka pranuar “Paketën McAllister”, por se ka qenë i gatshëm të diskutonte mbi të, me kusht që opozita të votonte anëtarët e komisioneve parlamentare për rivlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve. Burime nga opozita thanë mbrëmë se ajo ka rënë dakort dhe për çështjen e Vettingut, ndonëse pala tjetër pretendon se e djathta ka kërkuar disa ndërhyrje në ligjin për rivlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve.

Por pika e mosdakortësisë duket të jetë data e zgjedhjeve. Opozita duket se është tërhequr nga kërkesa për shtrjen e tyre deri në fillim të vjeshtës, dhe shprehet se ka pranuar variantin e shtyrjes në 16 apo 23 korrik, kohë brenda së cilës mund të tentohet të realizohet identifikimi biometrik i votuesve, apo dhe numërimi elektronik. Por sipas saj është kryeministri Edi Rama i cili po këmbëngul që data e zgjedhjeve të mos preket, dhe të mbetet 18 qershori. Por nga ana e qeversië nuk ka asnjë konfirmim apo përgënjeshtrim të këtij qëndrimi. Ndërkohë përfaqësuesë të komunitetit ndërkombëtar po vazhdojnë të jenë në kontakt me palët, dhe ende asgjë nuk konsiderohet e mbyllur./VOA

(e.f/BalkanWeb)
 
Opozita zbardh negociatat: Edi Rama i tha JO amerikanëve, PD pranoi Vetingun!

Me një njoftim të ndarë në 16 pika, opozita zbardhi të gjitha negociatat e datës 16 Maj me ndërmjetësimin e amerikanëve. Nga propozimi i parë i Donald Lu për Bashën, tek pretendimi i opozitës për votimin elektronik, tërheqja nga disa pika, pranimi i Vetingut dhe deri tek refuzimi i Ramës. Gjithçka e qartë në 16 paragrafë:

1. Me 15 maj 2017 në orën 14.45, Kryetari i Partisë Demokratike dhe 6 kryetarët e partive parlamentare opozitare pritën në një takim Ndihmës Zëvendësekretarin e Shtetit z. Hoyt Yee të shoqëruar nga Ambasadori i SHBA në Tiranë Z. Donald Lu, në selinë e Partisë Demokratike.

2. Gjatë takimit Z. Hoyt Yee pranoi problemet shumë të rënda të drogës, korrupsionit dhe krimit si dhe shqetësimet e ngritura nga opozita në lidhje me kërcënimet e rrezikshme që paraqesin këto probleme për zgjedhjet e lira në Shqipëri. Z. Hoyt Yee përgëzoi opozitën për faktin se me qëndrimet e saj, këto probleme të rënda u sollën në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar. Z. Hoyt Yee më tej theksoi se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me autoritetet dhe me opozitën aktuale për të trajtuar këto probleme të rënda.

3. Z. Hoyt Yee i paraqiti drejtuesve të opozitës një propozim të integruar për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Ky propozim i integruar përfshinte (me shkrim) propozimin McAllister dhe planin e tij 15 pikësh, minus zgjedhjen e Presidentit të Republikës që tashmë ka ndodhur, plus propozimin e detajuar me 7 pika të paraqitur nga Kryeministri Rama gjatë takimit të tij me kreun e opozitës Basha më 3 maj 2017.


4. Z. Hoyt Yee insistoi në pranimin e kësaj pakete nga të dyja palët dhe theksoi se përgjegjësia do të ishte tërësisht mbi palën që do të refuzonte këtë paketë.


5. Z. Hoyt Yee kërkoi që të përgjigjemi për këtë propozim të integruar brenda 24 orëve të ardhshme.


6. Dje në mesditë, 4 orë para afatit, kryetari i opozitës Basha njoftoi Ambasadorin Lu për vendimin e të gjitha partive të opozitës për të mbështetur propozimin e integruar të paraqitur nga z. Yee dje gjatë takimit tonë dhe për të siguruar që ajo të jetë plotësisht e zbatueshme, duke përfshirë mundësinë për identifikimin biometrik të votuesve dhe numërimin elektronik.


7. Në përgjigjen e Ambasadorit Lu u deklarua se udhëzimet nga z. Yee ishin vetëm për të pranuar një po ose jo, jo kushte shtesë. Ai shtoi qartë se përfshirja e kushteve shtesë do të konsiderohet si një jo.


8. Kreu i opozitës Basha deklaroi në përgjigje se qëndrimi i opozitës është i qartë në mbështetje të paketës. Pra një po. Ajo që opozita do të kërkojë gjatë dialogut për zbatueshmërinë janë garancitë për zbatimin e plotë të paketës. Kjo në pikëpamjen e opozitës nuk përjashton shqyrtimin në mirëbesim të mundësive për identifikimin biometrik të zgjedhësve dhe numërimin elektronik të votave.


9. Në përgjigjen e mëtejshme nga Ambasadori Lu, ai kërkoi që të konfirmojmë gatishmërinë tonë për të votuar komisionet e vetingut pas marrëveshjes.


10. Pas sqarimit të përbashkët se kjo është parashikuar në pikën 15 të planit McAllister, Z. Basha u përgjigj se "po"-ja opozitare ndaj propozimit të integruar, përfshin zbatimin e pikës 15 të paketës McAllister për votën në Parlament për komisionet e vettingut.


11. Pas këtij komunikimi Ambasadori Lu njoftoi z. Basha se do të procedonte me kontaktimin e Kryeministrit.


12. Në mbremjen e djeshme, ora 19:00, 3 orë pas afatit të rënë dakord, kryetari i opozitës u prezantua me një dokument, në të cilin qartësisht Kryeministri Rama rrëzon propozimin e integruar McAllister Plus, të prezantuar nga z. Hoyt Yee.


13. Opozita e konsideron refuzimin e propozimit të integruar McAllister Plus të paraqitur nga Z. Hoyt Yee, një dëshmi tjetër që tregon qartë se qëllimi i vetëm i Ramës është të diktojë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme, pa pjesëmarrjen e opozitës.


14. Duke pranuar propozimin e integruar McAllister Plus të paraqitur nga Z. Hoyt Yee, i cili nuk përfshin shumë nga kërkesat tona thelbësore, opozita ka dëshmuar vullnetin dhe mirëbesimin për të punuar drejt një zgjidhje politike që do t'u garantojë shqiptarëve kushtet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme me pjesëmarrjen e opozitës.


15. Opozita vendosi ti thotë po propozimit të integruar McAllister Plus, në mirëbesim për angazhimin e z. Hoyt Yee në emër të Departamentit të Shtetit si dhe të shumë anëtarëve të shquar të Kongresit të SHBA. Pasi opozita ka thënë qartësisht "PO" ndaj propozimit të integruar, tani është koha që Z. Rama të thotë po, dhe të hapë rrugën për të garantuar së bashku përmes dialogut që ky propozim të jetë plotësisht i zbatueshëm.


16. Opozita falenderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e vazhdueshme për të ndihmuar Shqipërinë në këtë situatë kritike dhe shpreh shpresat dhe bindjen tonë se partnerët tanë strategjikë do të mundësojnë pranimin edhe nga z.Rama të propozimit të integruar McAllister Plus për zgjidhjen e krizës politike, e cila është pranuar nga opozita.

Lapsi.al
 
LSI, Vasili: Boll më me teatër, paketa McAllister të zbatohet pikë për pikë. Meta gati të ikë nga Presidenca


TIRANE- Ndërsa Rama e Basha nuk kanë gjetur ende një kompromis dhe fill pasi koalicioni opozitar zbardhi negociatat me zyrtarin e DASH, propozimi i të cilit thuhet se u pranua nga PD, por u refuzua nga Rama në disa pika, vjen edhe reagimi i LSI-së.

Kryetari i saj, Petrit Vasili thotë se propozimi i McAllister duhet pranuar nga të dyja palët ashtu siç është.

Ai thotë se është koha t’i jepet fund lojërave politike dhe se në funksion të zgjidhjes së kësaj krize Presidenti i zgjedhur Ilir Meta është gati të lërë edhe postin e ri.

vijon
 
LAJM I FUNDIT/ Dështimi i negociatave, reagon PS: Opozita të heqë dorë nga shantazhet, zgjedhjet në 18 qershor

TIRANE- Partia Socialiste reagon zyrtarisht për dështimin e negociatave pas pretendimit të Partisë Demokratike se Rama ka refuzuar disa prej 20 pikave të paketës “Mc Allister +”.

Partia Socialiste shton se është e gatshme të presë opozitën dhe të japë garanci për zgjedhjet në 18 qershor, në respekt të Kushtetutës, ndërsa fton Partinë Demokratike të heqë dore nga shantazhet.


DEKLARATA E PLOTE
Partia Socialiste shpreh keqardhjen per abuzimet mediatike te te ashtuquajturit koalicion opozitar, me nje proces shume serioz dhe delikat perpjekjesh per ta kthyer Partine Demokratike ne rrugen e arsyes.

Angazhimi ne keto perpjekje edhe i partnereve strategjike amerikane, pas ezaurimit te te gjitha perpjekjeve te miqve e partnereve europiane te Shqiperise (dhe te vete Partise Demokratike), eshte mirepritur dhe konsiderohet prej nesh si mundesia e fundit per Partine Demokratike per te hequr dore nga shantazhet e rruges dhe per t’u kthyer ne rrugen e gares demokratike.

Partia Socialiste e mbeshtet fuqimisht kete perpjekje te fundit dhe do te prese me durim, duke shpresuar deri ne sekonden e renies se gongut te fushates zyrtare, per nje rezultat pozitiv ne funksion te perfshirjes se PD-se ne zgjedhje. Per Partine Socialiste, rezultat pozitiv do te thote garanci si asnjehere per opoziten ne zgjedhjet e 18 qershorit, ne respekt te Kushtetutes, ligjit, interesit te qytetareve shqiptare dhe sugjerimeve dashamirese te partnereve tane nderkombetare.

Filozofia e Partise Socialiste, e misheruar ne programin e ne betejen e perditshme te qeverise sone per te bere shtet, nuk perjashton askend dhe per asnje arsye. Rregullat e bashkejeteses demokratike, nuk vlejne vetem per qytetaret po edhe per partite politike. Asnje parti politike dhe as te gjitha partite politike se bashku, nuk mund te pretendojne as te dalin mbi keto rregulla, e as te bejne pazare me keto rregulla. Perkundrazi, Partia Socialiste beson, se duhet te jete forca e shembullit ne perpjekjen per te bere shtet dhe jo shembulli i forces qe thyen rregullat qe asnje qytetari nuk i lejohet te thyeje.

Shqiperia Europiane per Partine Socialiste nuk eshte sllogan, po nje shtet dinjitoz, ku askush nuk eshte mbi Kushtetuten dhe ligjin.

Balkanweb
 
Akoma vazhdon maskarada politike kjo rruge qorre e shqipeve.
 
Si i parashikoni zhvillimet politike ne Shqiperi gjate 2017 !?

A besoni se Koalicioni i Opozites do te marre pjese ne zgjedhjet parlamentare !?



I ftojme te gjithe anetaret e forumit, qe te ndajne ne vazhdim mendimin e tyre mbi zhvillimet ne politiken Shqiptare.

Darius

Se dija qe antaret ishin Balkanweb, Panorama apo GSH.

Monolog te kendshem :)
 
....Mos me repliko me fraza ju komunista ballista bij te kuqsh e blujsh sepse do ja ulesh nivelin bashkebisedimit dhe sdo te marr seriozisht po do e kaloj ne tallje pastaj.

Mos u merzit Marla se sa te jete hija e Berishes, se ka mendjen njeri tek progresi. Cdo paaftesi, mosdeshire per te bere dicka, negativitet etj do i fajsohet Berishes dhe asaj qe beri ai. Kjo qeveri ka 3 vite e gjysem ne pushtet dhe keta akoma thone nuk rregullohen kollaj ato qe prishi Berisha. Dhe ky avaz do vazhdoje....

Nuk kujtohet njeri te shikoje sesi po ngrihen taksat, sesi po rriten cmimet e sesi po veshtiresohet jeta perdite e me shume per kete popull. Kujt i behet vone, kemi kohe ta shkaterrojme me keq se ne fund te fundit edhe Berisha ate beri. Kjo eshte llogjika e tyre.

Komenti im Marla eshte shume i qarte dhe i thjeshte per tu kuptuar. Ska nevoje te reagohet me "indinjate". Eshte thjeshte ceshtje perkatesie, ku e fut veten njeri apo tjetri. E imja nuk eshte as arrogance e as imbecil-llek, po revolte e nje njeriu qe lindi e kaloi femijerine dhe vitet e para te adoleshences ne nje sistem kafsheror si ai i komunizmit.

PS: Ndjej keqardhje per njerezit te cilet i besuan perrallave te njerzeve!



Darius
 
Redaktimi i fundit:
Se dija qe antaret ishin Balkanweb, Panorama apo GSH.

Monolog te kendshem :)

Une nuk do te mendoj sic do ti por sic dua une. Ti ke ne dore te mos e lexosh postimin apo komentin tim e te vazhdosh.... .

Darius
 
Prisja pergjigjen e pyetjeve qe te bera por qenke ndalur vetem tek fjalia pa vlere. Nejse it doesn't matter!

Ne fakt e mendoja nje pergjigje te tille nga ti, anyway, keshtu eshte kur citon dike qe as nuk shikon, as nuk degjon.

Darius
 
Kryeministri i vendit, Edi Rama i është përgjigjur letrës së hapur të kreut demokrat Lulzim Basha.

Publikisht Rama i ka kërkuar Bashës që të mos flasë për SHBA-në sepse ata flasin vetë.

“Mos fol për SHBA se ata flasin vetë. Lëri letrat publike mos u fshih pas McAllister, fokusohu te ajo që ke në tryezë”, ka thënë Rama në rrjetet sociale.

Ndërkohë më herët kryetari i Partisë Demokratike, Basha në një letër të hapur i kërkoi kreut të qeverisë që të pranonte paketën e ripropozuar nga SHBA-ja sepse opozita e kishte bërë këtë./CityNews


Loja ping- pong vazhdon
 
Palët politike vijojnë negociatat për të gjetur një zgjidhje mbi krizën politike, e cila ka përfshirë vendin prej muajsh. Mbrëmjen e kaluar opozita pranoi paketën McAllister, ndërsa ishte kryeministri Edi Rama që refuzoi.

Burime i thanë CityNews se Partia Socialiste ka pranuar paketën McAllister, duke përjashtuar ato pika që nuk mund të realizohen, pasi dalin jashtë afateve kushtetuese.

Gjithashtu, PS ka përjashtuar zgjedhjen e Presidentit, një çështje që është ezauruar. ثshtë përjashtuar votimi dhe numërimi elektronik nga selia rozë, e cila ka propozuar struktura të posaçme për zgjedhjet e ardhshme.

Identifikimi biometrik është gjithashtu një opsion i pamundur nga PS, pasi nuk ka kohë të realizohet.
Pra, burime i thanë CityNews se Partia Socialiste nuk ka pranuar nga paketa McAllister gjithçka që lidhet me afatet kushtetuese./CityNews
 
Njeri jeton ne pafuqine e tij per te qene vetvetja, e tjetri nje sociopat demagog i cili eshte i afte per gjithçka.

Po NE......!
 
Nga Flogert Muça*

Dita e djeshme dhe e sotmja janë të mbushura me lajme rreth një zgjidhje të mundshme të krizës së krjuar nga çadra e Partisë Demokratike. Pas vizitës së zëvëndësndihmësit amerikan të shtetit Yee, ku Bashës ju la 24 orë afat për të dalë nga çadra, ky i fundit ka patur dje një ditë intensive ecejakesh nga selia e PD tek 17 katëshi ku ka zyrën Berisha. Me takime 10 minutëshe me aleatët dhe 1 orëshe me Berishën, Basha linte të kuptohej se zgjidhje nuk do të kishte. Ose e thënë më saktë, zgjidhje nuk do të pranonte.

Mirëpo, nuk e la me kaq. Përpos ecejakeve filloi të nxirrte edhe lajme të natyrës provokative, duke tentuar ta hedhë topin në fushën e Ramës, kur në fakt, ai shte pothuajse në portën e tij.

Por si qëndron e vërteta e lajmeve të fabrikuara nga Basha dje dhe sot, kur bëhet fjalë për paketën Mcallister?

Cila ishte paketa Mc Allister e propozuar në datë 25 prill, të cilën Basha nuk e pranoi?

Për të çmontuar sajesat, së pari duhet të jemi korrekt me faktet, para se të nxitohemi me opinionet.

Ajo përmbante 5 pika të cilat vijojnë si më poshtë:

1. Shtyrje të procesit zgjedhor mundësisht për në 16 korrik.
2. Zëvendësim të katër ministrave të qeverisë Rama me persona teknikë të propozuar nga kryeministri dhe të pranuar nga opozita.
3. Zgjidhjen me konsensus të Presidentit të Republikës dhe të Avokatit të Popullit.
4. Kreu i KQZ të ishte i opozitës, me kushtin që shumica t’i lihej mazhorancës.
5. Tryezë e rrumbullakët të OSBE për pjesëmarrjen e OJQ –ve në monitorimin e procesit.

Cilat janë faktet?

Fakt është që Basha nuk e pranoi këtë paketë në 25 prill, duke kërkuar më çdo kusht edhe largimin e kryeministrit.

Fakti tjetër është poashtu se kjo paketë, vlente për 25 prillin (sa i përket pjesës së shtyerjes së zgjedhjeve), e kjo jo për ndonjë tekë politike, por sepse në atë kohë edhe Kushtetuta lejonte (pa e shkelur) shtyerjen e zgjedhjeve deri në mes të korrikut.

Fakt poashtu është se sot, edhe sikur të dojë Rama, Kushtetuta nuk e lejon të shkojë në zgjedhje në vjeshtë, kështu që çdo pretendime pasthirrmë e Bashës për zgjedhje në shtator-tetor, është në fakt një lojë për të mos hyrë në zgjedhje, duke tentuar të lërë topin në gjysmë fushën e Ramës.

Fakti tjetër është se Basha kërkon që të ketë një identifikim biometrik të zgjedhësve, të cilën sipas PD-së, PS-ja nuk e ka refuzuar por ka pranuar të diskutohet. Por, në fakt, kjo kërkesë e PD-së është edhe një tjetër kusht që zgjedhjet të shtyhen, ose e thënë ndyshe, kusht i panegociueshëm nga Rama.

Kështu, Basha nxjerr stërkëmbësha në çdo moment vetëm e vetëm që të mos ketë zgjidhje. Ai bën propozime anti-kushtetuese mbi të të cilat e di edhe vetë që Rama nuk del dot.

Tezat që Rama po i thotë “JO” paketës Mc Allister kur në fakt është Basha që asaj pakete i shton kushte të anti-kushtetuese, është një lojë e pisët nervash e cila nuk i shërben në asnjë rast zgjidhjes.

Berisha dhe Basha po luajnë një lojë të shëmtuar, duke kërkuar shkelje të Kushtetutës nga njëra anë me pretendimin se pastaj do votojnë Vettingun. Një bllof që dhe më idiotët ndër turma do e kuptonin.

Mesa duket, Berisha dje ka vendosur të lërë Bashën dhe PD-në në çadër dhe jashtë zgjedhjeve dhe ka nisur një fushatë disinformuese për t’i lënë topin e fajit Ramës, kur në fakt, Rama nuk ka asnjë lidhje më me këtë histori. Sepse është PD-ja përballë Kushtetutës tanimë. E përballë Kushtetutës, çdo kusht kundër saj është nul dhe që nuk tenton zgjidhje, por krijimin e një precedenti që do i kushtonte shumë vendit; shumë më shumë se mospjesmarrja e PD-së në zgjedhje.
 
Hmmmmm,
Keq puna.
Po me bejne te mendoj qe keta diten qendisin e naten e grisin, njelloj si Penelopa.
Une e kam nje zgjidhje per te dale nga situata.
Nje hu ne b.... njerit e pastaj te njejtin hu edhe tjetrit.
Nuk kemi shoqeri civile sepse po te kishim nje te tille do hapnin nje cader per te larguar plehrat e majta e te djathta bashke.
Jam i sigurt qe ajo cader do mbushej me te vertete.
 
Basha, letër Ramës: Prano pa kushte propozimin e SHBA për marrëveshjen

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dërguar një letër kreut të PS-së dhe Kryeministrit Edi Rama, ku i kërkon pozicionimin e tij të qartë për propozimin e SHBA për zgjidhjen e krizës politike.

Në letrën e hapur, Basha i bën të ditur publikisht Ramës se opozita e ka pranuar paketën McAllister, si dhe i kërkon këtij të fundit që ta pranojë edhe ai këtë ofertë.

Marrëveshja që ka pranuar PD parashikon garancitë që ka dhënë eurodeputetit gjerman David Mc Allister dhe SHBA për zgjedhjet. Gjithashtu, në këtë paketë të marrëveshjes PD pranon votimin e ligjit të vetingut. Ndërkohë PD ka hequr dorë nga kërkesa për kryeministër teknik dhe votim elektronik. E vetmja pikë që i ndan palët është ajo e datës së zgjedhjeve. PD kërkon një shtyrje të datës 18 qershor. Ndërsa Kryeministri ka deklaruar se nuk bën asnjë hap pas nga data 18 qershor. Sipas Ramës, 18 qershori është një detyrim kushtetues.

Letra e plotë:

“Në emër të opozitës ju informoj se që prej ditës së djeshme në orën 12:00, opozita ka pranuar pa kushte propozimin e integruar të prezantuar si zgjidhje për krizën politike nga nd/zv Sekretari i Shtetit, Hoyt Yee.

Duke konfirmuar pranimin e plotë të propozimit të integruar, ju bëjmë thirrje që edhe ju të konfirmoni publikisht pranimin pa kushte të propozimit të SHBA, për t’i hapur rrugë zbatimit të kësaj pakete me qëllim garantimin e kushteve për proces zgjedhore të lirë dhe të ndershëm për qytetarët shqiptarë.

Duke shprehur bindjen se propozimi i SHBA përbën rrugën e duhur për zgjidhjen e krizës, konfirmoj gatishmërinë e opozitës për implementimin e plotë të saj pa vonesa“.

Koha Jone.
 
Kam nje pyetje edhe pse pergjigje sdo marr sigurisht.

Perse Luli kerkon me insistim qe zgjedhjet te shtyhen ne vjeshte ? Kur ai e di fort mire se kjo nuk eshte kushtetuese.
Hmmm mos valle duke shtyre votimet deri ne vjeshte , ai mendon te shpetoj mandatin e tij si kryetar partie meqe ne korrik i skadon?
Nese votimet zhvillohen ne qershor.....ai automatikisht del jashte loje

Apo mendje djallezore kjo imja ....nejse papati ska vendosur ende...presim te dali tymi i bardhe!
 
He te lumte pushka o shoku Rama. U bere me ne fund socialist i vertete! Ua tregove vendin amerikaneve sic bente edhe shoku Enver! Hic mos u tut se nuk te bejne gje amerikanet, edhe tani qe e mesuam se kush ia ka friken amerikaneve ne Tirane e kush nuk ua ka. Sic na mesonte shoku Enver, "Qente le te lehin, karvani shkon perpara!"

Keshtu te do Partia! U bere edhe ti si shoku Ruci, qe amerikanet e kane hale ne sy e nuk e lene te shkele ne Amerike. Sa te te kemi ty dhe shokun Ruci ne krye te Partise, ne do te shkojme nga fitorja ne fitore!

Darius
 
Kam nje pyetje edhe pse pergjigje sdo marr sigurisht.

Perse Luli kerkon me insistim qe zgjedhjet te shtyhen ne vjeshte ? Kur ai e di fort mire se kjo nuk eshte kushtetuese.
Hmmm mos valle duke shtyre votimet deri ne vjeshte , ai mendon te shpetoj mandatin e tij si kryetar partie meqe ne korrik i skadon?
Nese votimet zhvillohen ne qershor.....ai automatikisht del jashte loje

Apo mendje djallezore kjo imja ....nejse papati ska vendosur ende...presim te dali tymi i bardhe!

Te them te drejten e ke pak mendjen djallezore.
He te lumte pushka o shoku Rama. U bere me ne fund socialist i vertete! Ua tregove vendin amerikaneve sic bente edhe shoku Enver! Hic mos u tut se nuk te bejne gje amerikanet, edhe tani qe e mesuam se kush ia ka friken amerikaneve ne Tirane e kush nuk ua ka. Sic na mesonte shoku Enver, "Qente le te lehin, karvani shkon perpara!"

Keshtu te do Partia! U bere edhe ti si shoku Ruci, qe amerikanet e kane hale ne sy e nuk e lene te shkele ne Amerike. Sa te te kemi ty dhe shokun Ruci ne krye te Partise, ne do te shkojme nga fitorja ne fitore!

Darius

Perse Edvin Rama duhet te degjoj Amerikanet apo te huajt?

Ku eshte llogjika ketu? Nuk ka gje per komuniste ketu, por per veteqeverisje.
 
Redaktimi i fundit:
Te them te drejten e ke pak mendjen djallezore.

Perse Edvin Rama duhet te degjoj Amerikanet apo te huajt?

Ku eshte llogjika ketu? Nuk ka gje per komuniste ketu, por per veteqeverisje.

Ne fakt ke te drejte zotrote.

Nuk e lene rehat kryeministrin tone qe ta ktheje Prokurorine ne OJQ dhe te marri vete kompetencat e organit te akuzes, ne menyre qe t'iu ofroje imunitet te gjithe miqve te tij te shumte te krimit e politikes me dosje ne Prokurori, dhe ne menyre qe ta perdori Gjykaten e Krimeve te Renda si nje qen per t'ia versulur te gjithe kundershtareve te tij politike apo ne biznes.

Zotrote, a e dine keta amerikanet qe i thone Edi Rama atij dhe ai do ta rilind kete vend apo jo?!

Per pak na e rrezuan qeverine me ato armet kimike, tani nuk na lene rehat as te rilindim vendin ashtu sic dini Ju!

Darius
 
Ambasadori i SHBA reagon për arritjen e marrëveshjes: Bravo të gjithëve!

TIRANث- Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu ka reaguar pas marrëveshjes Rama-Basha duke uruar shqiptarët për durimin dhe besimin tek forca e demokravcisë. Por Lu ka edhe një “Bravo” për dy liderët, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së Lulzim Basha që sipas tij farkëtuan këtë marrëveshje.

Ambasadori Lu shprehet ndër të tjera se pret me kënaqësi e padurim zgjedhjet me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike të Shqipërisë.

“Bravo popullit shqiptar për durimin dhe besimin e tij tek forca e demokracisë së Shqipërisë. Bravo Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për udhëheqësinë dhe kurajën personale në farkëtimin e kësaj marrëveshjeje. Bravo kolegëve nga Bashkimi Europian, OSBE he Uashingtoni për mbështetjen e tyre të palëkundur për Shqipërinë. Presim me kënaqësi e padurim zgjedhjet me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike të Shqipërisë”, shkruan Ambasadori amerikan Donald Lu.

Kujtojmë se SHBA-të ishin një nga faktorët më të rëndësishëm që ngulmuan dhe çuan në arritjen e kësaj marrëveshjeje mes maxhorancës dhe opozitës.

Balkanweb
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top