Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Zgjedhjet në SHBA, shqiptarët pro John McCain

Nëse zgjedhjet presidenciale amerikane do të zhvilloheshin në Europë, Barak Obama do të ishte fitimtari, por jo në Shqipëri. Në Shqipëri do të fitonte Mekejn. Ky ka qenë konstatimi i publikuar sot nga gazeta amerikane “Uashington Post” sipas të cilës shqiptarët i shohin dy kandidatët sipas mbështetjes së pavarësisë së Kosovës dhe integrimit të Shqipërisë në NATO. Të njëjtën gjë ka konstatuar edhe agjencia prestigjioze shqiptare e lajmeve “Balkanweb” në forumin e saj online "Zgjedhjet presidenciale në SHBA". Version multimedial i ketij lajmi

WASHINGTON - Nëse zgjedhjet presidenciale amerikane do të zhvilloheshin në Europë, Barak Obama do të ishte padyshim fitimtari, por jo në Shqipëri. Në Shqipëri do të fitonte Mekejn.
Kështu shkruan gazeta amerikane “Uashington Post” sipas të cilës, shqiptarët tentojnë ti shikojnë të dy kandidatët nëpërmjet mbështetjes që ata i kanë dhënë pavarësisë së Kosovës dhe integrimit të Shqipërisë në NATO.
Këtë konstatim të “Uashington Post” e konfirmon edhe rezultatet që nxjerr agjencia shqiptare e lajmeve “Balkanweb”. Në forumin “Presidenciale në USA. Për kë do të votojnë shqiptarët?” i cili u propozua nga redaksia e “Balkanweb” në datën 11. 07.2008, rezulton se me 77.5% shqiptarët do të votonin për Mekejn dhe 22.5% për Obamën.
Në këtë frymë, Republikani Mekejn ka reputacion të mirë pas mbështetjes që i ka dhënë shqiptarëve, veçanërisht në mbështetjen e tij për operacionet e NATO-s mbi Serbinë.
Mendimi se shqiptarët do të votonin për Mekejn, i referohet edhe faktit se ish-kongresmeni republikan Xh Dioguardi ka rrënjë shqiptare dhe ai është themeluesi i ligës Shqiptaro Amerikane dhe prej kohesh ka mbështetur çështjen shqiptare në diasporën Shqiptare. Dioguardi nuk e fsheh mbështetjen e tij për kandidatin republikan Xhon Mekejn. Ndërkaq kongresmeni demokrat Elliot Engel i Bronksit, i cili gjithashtu ka reputacion të mirë mes shqiptarëve, mbështet kandidatin demokrat Barak Obama. Për me sa duket Dioguardi ka një rrjet më të gjerë lidhjesh me shqiptarët.
Ndërkaq, edhe Obama kohët e fundit ka nisur përpjekjet për të forcuar kredencialet pro-shqiptare duke mbajtur të njëjtin qëndrim me Mekejn, për mbrojtjen e territorit të Kosovës dhe mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Por tashmë dëmi është bërë pas deklaratës së tij se populli serb ka vuajtur shumë gjatë këtyre dy dekatave të fundit. Një deklaratë e tillë është interpretuar nga mediat shqiptare si pro-serbe.
Nëse pyet pjesën më të madhe të shqiptarëve, ata do të thonë se i duan të dy, edhe Bill Klintonin edhe Xhorxh Bushin, të parin për fushatën kundër spastrimit etnik, ndërsa të dytin për mbështetjen kryesore në pavarësinë e Kosovës.


(a.s/Balkanweb)
poll_obama_vs_mccain.jpg
 
Shqipetaret jane te percare mes te dyja zgjedhjeve. Do te ishte i padrejte nje pergjithesim i tille pasi shqipetaret jane te shperndare ne zona te ndryshme dhe eshte veshtire ti identifikosh preferencat e tyre politike. Disa jetojne ne Nju Jork, disa te tjere ne Michigan, disa te tjere ne Masacusets etj...

Mbase eshte mbeshtetur kjo analize ne mbeshtetjen e Xho DioGuardi.
 
Booh, ne jemi anomali. Shkojme zgjedhim anetare te partise qe historikisht ka qene anti-emrigrante. Edhe ne 2000 mbaj mend qe njerezit thonin "Bushi, Bushi" dhe ja cfare nxorri ne drite Bushi.
Megjithese John McCain ka bere disa hapa te mire para se te zgjidhej kandidat, perseri ai mbetet me bindje Republikane.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back