sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Zeshkania, biondina
Shkëlqimi i sedeftë dhe ngjyrat e pemëve janë të preferuara për grim. Ky stil u përshtatet të gjithave, sepse përcjell ngjyrën e tenit dhe të flokëve. Në vazhdim të këtij teksti do t'ju ndihmojmë që të zgjedhni atë që më së miri ju përshtatet dhe do t'ju shpjegojmë të gjitha veprimet e zbukurimit - hap pas hapi.
Zeshkania: Nxirreni në pah fytyrën
Lulet dhe pemët
Ngjyrat lulevathi, vishnje dhe ciklamini... janë mijëra nuanca të ngjyrës së trëndafiltë, të cilat mund të përdoren gjatë kësaj stine. Ngjyrat e buta u përshtaten edhe biondinave që kanë ten të shkëlqyeshëm, por edhe atyre që kanë flokë ngjyrë gështenje.
Dozojeni ngjyrën
Nuk është lehtë të kapësh sasinë e vërtetë të prodhimeve. Në qoftë se shfrytëzoni të kuqtë në formë pluhuri, para se me brushë të kaloni mbi fytyrë, fryjini majat e brushës.
Si të zgjedhni
Flokët të zezë nuk e formësojnë përherë fytyrën me ngjyra të ngrohta. Me rastin e zgjedhjes së bazës së lëngët, hijesimit dhe të kuqtë le t'ju ndihmojë rregulla në vijim: në qoftë se lëkurën e keni krejtësisht të shkëlqyeshme, zgjidhni nuanca të ftohta ngjyrë të trandafiltë, në qoftë se ju është është pak e verdhë, më mirë do t'i përshtatet ngjyra pjeshke, ndërsa ngjyrat e errta i përshtaten tenit ngjyrë të artë. Të kuqtë e trëndafiltë është i nevojshëm të qitet me kujdes. Qitni grimin përherë në dritë natyrore (drita e neonit nuk e tregon ngjyrën e vërtetë), qitni ngapak prodhime dhe gradualisht shtojeni sasinë. Po në qoftë se e teproni? Përmirësojeni gabimin me pudër. Mbajeni mend se të kuqtë e errët "banon" në fytyrën e rrumbullakët, ndërsa të kuqtë e shkëlqyeshëm dhe të vizëllueshëm zbusin vijat e fytyrës.
Buzë të flakta
Në qoftë se keni ten të errët natyror, kursejeni kohën dhe mundin: mos përdorni karmin ngjyrë të butë të trëndafiltë, i cili nuk do të duket, më mirë ju përshtatet ngjyra ciklamini apo lule vathi. Në qoftë se dëshironi që buzët t'ju duken më të plota, qitni shkëlqim, në qoftë se keni buzë të formësuara mirë, shfrytëzojeni shkëlqimin mesatar.
Për sy
Në qoftë se shfrytëzoni hijesim të trëndafiltë për sy, mjafton që në buzë të qitni vetëm shkëlqim, por vetëm pasi t'i keni vizatuar me lapsin që ka ngjyrën e tenit tuaj. Hijesimet e trëndafilta mund t'i përzieni me ngjyra të tjera dhe në atë mënyrë të fitoni ngjyrën tuaj speciale. E bronzta dhe e arta u përshtaten atyre që kanë ten dhe lëkurë të rrezitur, derisa ngjyra e mullagës dhe ngjyra vjollce më mirë u përshtaten femrave që kanë ten të verdhë.
Harmonizojini
Kundër njollave dhe për fiksimin e ngjyrave, mbi faqe kalojeni pudrën në formë pluhuri, përdoreni brushën e gjerë me formë të rrumbullakët.