Zemra (insuficenza)

PiNkY

Anëtar i Nderuar
20130302102949586236.jpg


Dështimi ose pamjaftueshmëria (insuficienca) e zemrës do të thotë se muskuli i zemrës tuaj nuk pompon aq gjak sa organizmi juaj ka nevojë. Kjo nuk do të thotë se zemra juaj ka ndaluar, por se zemra juaj nuk punon aq sa duhet.

Për shkak se zemra nuk pompon mirë, trupi juaj përpiqet ta rikuperojë këtë. Ai e bën këtë gjë në këtë mënyrë:

Trupi juaj e mban në organizëm kripën dhe ujin. Kjo shton sasinë e gjakut në qarkullimin tuaj.
Zemra juaj rreh më shpejt
Zemra juaj bëhet më e madhe
Trupi juaj ka një aftësi të mahnitshme për ta rikuperuar dështimin e zemrës. Ai mund të bëjë një punë aq të mirë sa ju të mos e dini se e keni sëmundjen. Por kur të arrijë një shkallë më të rëndë, zemra dhe organizmi juaj nuk do të jenë në gjendje më të vazhdojnë. Atëherë lëngjet do të fillojnë të mblidhen në organizmin tuaj, dhe ju do të keni shenja si ndjenjë pafuqie dhe nxënie të frymëmarrjes.

Kjo mbledhje e lëngjeve quhet kongjestion. Kjo është arsyeja se pse mjekët e quajnë këtë sëmundje pamjaftueshmëria KONGJESTIVE e zemrës.

Pamjaftueshmëria e zemrës zakonisht përkeqësohet me kalimin e kohës. Por trajtimi mund ta ngadalësojë sëmundjen dhe t’ju ndihmojë juve të ndjeheni më mirë dhe të jetoni më gjatë.

اfarë e shkakton pamjaftueshmërinë?

Gjithçka që e dëmton zemrën tuaj ose e pengon punën e saj mund të çojë te pamjaftueshmëria e zemrës.

Shkaktarët më të shpeshtë të pamjaftueshmërisë janë:

• Presioni i lartë i gjakut.
• Sulmi në zemër.
• Dëmtimet e arteries koronare.

اrregullime të tjera të cilat mund të çojnë te pamjaftueshmëria janë:

• Diabeti.
• Sëmundjet e muskulit të zemër (kardiomiopatitë).
• Problemet me valvulat e zemrës.
• Sëmundja e mbështjellësit të zemrës (sëmundjet perikardiale), si perikarditisi.
• Ritmi i ngadalshëm, i shpejtë ose i çrregullt i zemrës (aritmia).
• Problemet e zemrës me të cilat jeni lindur (defektet kongjenitale të zemrës).
• Përdorimi afatgjatë i alkoolit, që mund ta dëmtojë zemrën.


Cilat janë simptomat?

Simptomat e pamjaftueshmërisë së zemrës ndodhin kur zemra juaj nuk mund të pompojë gjak të mjaftueshëm për organizmin tuaj. Në fazat e hershme të sëmundjes ju mund të:

• Lodheni me lehtësi.
• Të keni nxënie të frymëmarrjes kur stërviteni.
• Ndjeheni sikur zemra juaj godet dhe rreh shpejt (palpitacione).
• Të ndjeheni të pafuqishëm se të trullosur.

Me përkeqësimin e pamjaftueshmërisë, lëngjet fillojnë të mblidhen në mushkëri dhe në pjesë tjera të organizmit. Kjo mund të bëjë të:

• Keni frymëmarrje të shkurtra dhe të shpejta edhe kur pushoni.
• Keni ënjtje (edema), veçanërisht në këmbë, gju dhe shputa.
• Shtoni peshë. Kjo mund të ndodhë brenda një ose dy ditësh, ose edhe më ngadalë.
• Kolliteni ose gërhitni, veçanërisht kur shtriheni.
• Keni nevojë të urinoni gjatë natës.
• Ndjeni të fryrë ose keni mundime në lukth.

Nëse simptomat tuaja përkeqësohen përnjëherë, ju keni nevojë për kujdes emergjent.

Si diagnostikohet pamjaftueshmëria e zemrës?

Mjeku juaj mund ta diagnostikojë pamjaftueshmërinë në bazë të simptomave tuaja dhe në bazë të ekzaminimit fizik. Por ju do të duhet të bëni edhe analiza shtesë për të kuptuar shkakun dhe llojin e pamjaftueshmërisë së zemrës, ashtu që ju të mund t’i nënshtroheni trajtimit të duhur. Në testet mund të përfshihen:

• Analizat e gjakut.
• Skanimi me X-rreze në gjoks.
• Elektrokardiogrami (EKG) për të kontrolluar sistemin elektrik të zemrës tuaj.
• Ekokardiogram për të parë madhësinë dhe formën e zemrës dhe enëve të saj të gjakut (arterieve koronave).
• Test të tensionit për të parë nëse është e pranishme sëmundja e arteries koronare.

Ekokardiogrami është mënyra më e mirë dhe më e thjeshtë për të kuptuar nëse ju keni pamjaftueshmëri të zemrës, cilin lloj e keni, dhe çfarë e ka shkaktuar atë. Mjeku juaj mund ta shfrytëzojë këtë metodë nëse sëmundja përkeqësohet. Ajo mund të gjejë se sa shumë gjak zemra shpërndan në organizmin tuaj. Kjo matje quhet fraksioni derdhjes. Nëse fraksioni i nxjerrjes së gjakut ulet dhe ju keni më shumë simptoma, kjo do të thotë se pamjaftueshmëria e zemrës tuaj po përkeqësohet.


Si mjekohet kjo sëmundje?

Shumica e njerëzve me pamjaftueshmëri të zemrës duhet të marrin më shumë medikamente. Mjeku mund t’ju përshkruajë barna:

• Për të penguar pamjaftueshmërinë mos të përkeqësohet. Këto brana janë ACE inhibitorët, bllokuesit e receptorëve të angiotensinës II, beta-bllokuesit, dhe barnat vazodilatatore, si hidralazina ose nitroglicerina.
• Për të reduktuar simptomat ashtu që ju të ndjeheni mirë. Në këtë grup bëjnë pjesë diuretikët (tabletat që largojnë ujin), digoksina dhe kaliumi.
• Për të mjekuar shkaktarët e pamjaftueshmërinë së zemrës.

ثshtë shumë e rëndësishme që barnat të merren saktësisht si ju ka udhëzuara mjeku. Nëse nuk i merrni ashtu, pamjaftueshmëria e zemrës mund të përkeqësohet.

Në varësi prej shkaktarit të pamjaftueshmërisë, ju mund të keni nevojë për ndërhyrje kirurgjike për të ndihmuar zemrën të funksionojë më mirë. Për shembull:

• Ju mund të keni një ndërhyrje bypas për të hapur arteriet e bllokuara, ose ju mund të keni nevojë për të riparuar ose zëvendësuar ndonjërin valvul të zemrës.
• Ju mund të keni nevojë për ndonjë stimulues kardiak (që e stimulon ritmin e zemrës) ose për defibrilator nëse keni probleme me rimtin e zemrës. Këto ndihmojnë zemrën tuaj të ruajë ritmin e njëtrajtshëm.

Ndryshimet në mënyrën e të jetuarit janë pjesë e rëndësishme e trajtimit. Ato ndihmojnë të zvogëlohet pamjaftueshmëria e zemrës. Ato mund të ndihmojnë të kontrolloni edhe sëmundjet tjera të cilat e përkeqësojnë punën e zemrës, si presioni i lartë i gjakut, diabeti, dhe sëmundja e arteries koronare. Hapat më të mirë që mund t’i merrni janë:

• Konsumoni sa më pak kripë (natrium). Natriumi bën që organizmi juaj ta mbledhë ujin dhe e bën më të vështirë zemrën tuaj të pompojë. Mjeku juaj po ashtu mund t’ua kufizojë sasinë e lëngjeve që pini.
• Stërvituni rregullisht. Mjeku mund t’ju këshillojë se çfarë niveli i stërvitjeve është i sigurt për ju, si të kontrolloni pulsin dhe si ta kuptoni se po e teproni me angazhimin fizik.
• Bëni pauza pushimi gjatë ditës.
• Humbi në peshë nëse jeni i mbipeshë. Madje edhe disa kilogramë mund ta bëjnë dallimin.
• Ndaloni pirjen e duhanit. Duhani dëmton zemrën tuaj dhe e bën të vështirë të kryeni stërvitje.
• Kufizoni alkoolin. Pyetni mjekun tuaj se sa shumë alkool nuk të bën dëm, nëse mjeku ta lejon këtë.

Për të qenë sa më i shëndetshëm, punoni ngushtë me mjekun tuaj. Bëni të gjitha testet dhe shkoni në të gjitha kontrollet e caktuara. Po ashtu është e rëndësishme të:

• Bisedoni me mjekun tuaj para se të merrni ndonjë ilaç të ri, përfshirë edhe barnat që mund t’i merrni pa recetë, pastaj vitaminat dhe medikamentet me bazë bimore. Disa prej tyre mund ta përkeqësojnë pamjaftueshmërinë e zemrës.
• Kontrolloni simptomat tuaja. Peshojeni veten në të njëjtën kohë çdo ditë, dhe shkruajeni peshën tuaj. Kontaktojeni mjekun nëse keni shtim të shpejtë të peshës, ndryshim në aftësitë luaja për t’u stërvitur ose ndonjë ndryshim të menjëhershëm në simptomat.


اfarë mund të prisni nëse keni pamjaftueshmëri të zemrës?

Medikamentet dhe ndryshimi i stilit të jetës mund ta ulin dhe madje ta mposhtin pamjaftueshmërinë e zemrës te disa njerëz. Por në të shumtën e rasteve ajo përkeqësohet me kalimin e kohës.

Në fillim, simptomat tuaja mund të mos jenë shumë të rënda. Derisa pamjaftueshmëria përkeqësohet, ju mund të keni nevojë t’i kufizoni aktivitetet. Mjekimi shpesh mund të ndihmojë reduktimin e simptomave, por zakonisht nuk i eliminon ato plotësisht.

Pamjaftueshmëria e zemrës po ashtu mund të çojë te probleme të tjera. Të tilla probleme mund të jenë:

• Aritmia - problemi me ritmin e zemrës.
• Pika në tru (sulmi në tru).
• Sulmi në zemër.
• Kthimi mbrapa i gjakut në valvulet e zemrës.
• Mpiksja e gjakut në këmbët tuaja (tromboza e thellë e venave) ose në mushkëri (emboli pulmonare).

Mjeku juaj mund t’ju japë barna shtesë ose mënyra të tjera të trajtimit për të parandaluar ose për t’i mjekuar këto probleme.

Pamjaftueshmëria e zemrës mund të përkeqësohet përnjëherë. Nëse kjo ndodh, ju do të keni nevojë për kujdes emergjent. Për dështimin e përnjëhershëm të zemrës, ju duhet të shmangni gjërat të cilat mund ta shkaktojnë atë. Këtu përfshihen konsumimi i tepruar i kripës, mos-pirja e ndonjë doze të ilaçeve tuaja, dhe stërvitjet e lodhshme.

Të dish se shëndeti juaj nuk është në nivelin më të mirë dhe mund të përkeqësohet edhe më shumë, mund të jetë vështirë e pranueshme. Ju mund të ndjeheni të dëshpëruar ose të pashpresë, gjë që është normale. Por nëse këto ndjenja të pakëndshme zgjatin, bisedoni me mjekun tuaj. Barnat ose këshillimet antidepresive, mund t’ju ndihmojnë ta kaloni këtë periudhë.

/Mjeku.Net/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top