Zemra e djaloshit rritet jashtë trupit të tij

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
f.1125135809863_m.jpg
Doktorët në Kinë janë duke tentuar që të shërojnë një djalosh katërvjeçar, zemra e të cilit po rritet jashtë stomakut të tij.
Zemra e Zhang Weiyuan është e mbuluar vetëm me një shtresë të hollë të lëkurës dhe mund të shihet lehtazi sesi rrah, raporton agjencia e lajmeve Northeastern News Network.

Zhang, nga fshati Hetai i provincës Panjing, është dërguar në spitalin e Shengjing, respektivisht në Universitetin Mjekësor të Kinës, ku doktorët janë duke analizuar opsionet e tyre.

"Nuk jemi të sigurt nëse mund të kryejmë një operacion për të kthyer zemrën e tij në vend të vet, por do të bëjmë më të mirën”, ka thënë një zëdhënës i spitalit.

Prindërit e tij e mbështjellin me rroba më të trasha për të mbrojtur zemrën e tij dhe e ndalojnë atë të luaj me fëmijët tjerë për ta ruajtur nga aksidentet e mundshme.

Babai i tij, Zhang Xianzhen, një mbledhës mbeturinash, ka thënë se ndihet fajtor që nuk e ka dërguar djalin e tij për ta vizituar tek doktorët më herët.

"Si unë dhe gruaja ime mbledhim mbeturina, dhe nuk fitojmë shumë para. Prandaj nuk e kemi dërguar birin tonë për vizitë tek doktorët sepse nuk mund t’i përballojmë shpenzimet.

"Ai nuk qan kurrë edhe pse ka dhimbje tërë kohën, që na bën ne të ndihemi edhe më shumë fajtorë", ka thënë Zhang.Telegrafi
 
Titulli: Zemra e djaloshit rritet jashtë trupit të tij

kjo qenka shume e habitshme
ishalla bejne ndonje gje doktoret :)
 
Titulli: Zemra e djaloshit rritet jashtë trupit të tij

iiiiiii sa keq per zotin
jete e poshter
 
Back
Top