Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Marla dhe Veton mos e ktheni temen ne personale .
 
Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Mire e ke moj Nev por kujt ja thua !!

Përnjëmend mirë e ka!
Edhe këngët turke janë art e kulturë
e një populli, po ato gjithmonë
ju kane penguar, ndërsa ky serb
jo! Interesant!!!
 
Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Nuk eshtë hera e parë që shqiptari duke mbrojtur të huajin,
edhe "vëllaun" e ka vrarë. Athua kur do të kthjellemi?!
1000000 herë na kanë ngul mas shpine, edhe prap
nuk marrim mësim!

Ca thike pas shpine shqipton?!

Ore ca flet se po le nam.

Per fatin tend te keq njerezit dhe rracat nuk i ndaj ne fare te keqe dhe ne fare te mire. Ky mentalitet eshte i papranueshem per mua. Serbet kane shume gjynahe ndaj popullit tone dhe keto gjera nuk harrohen. Madje e kam thene shpesh ne kete forum qe ne si popull nese duam te ecim perpara nuk duhet te harrojme aspak te kaluaren. Vetem ne kete menyre mund te mesojme.

Nese di te lexosh midis rrjeshtave atehere do e kishe kuptuar mire se cfare kam dashur te them. E kaluara nuk riparohet duke e thelluar hendekun dhe armiqesine midis popujve. As nuk eleminohet ashtu. Por mbi te gjitha eshte e ardhmja ajo qe nuk mund te ndertohet mbi baza te nje armiqesie te tille patologjike.

Pesimi behet mesim por jo menyre jetese. Ndersa ndjenjat njerezore qendrojne mbi te gjitha.

Hajduti
 
Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Sdo vazhdojme perjetesisht te urrejme njeri tjetrin ne Ballkan. Duhet te vije ai moment qe te jetojme dhe pranojme njeri tjetrin

"Forgive your enemies, but never forget their names."

Kur eshte ne pyetje turku, sa shekuj kane kaluar dhe akoma e permendi per te keq dhe ndjeni urrejtje, pothuajse dje u largua nga Shqiperia, jo para 1 shekulli. Ndersa per serbet, kerkoni t'jemi "tolerant", kur s'kane kaluar akoma as 3 dekada.
Nastradini kot nuk i kishte thene atij mikut qe qendronte tek dera e shtepise se tij "Mos i lejo t'me vizitojne, ata qe nuk jane rrezuar nga dardha".
 
Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Ok e morem vesh qe ne shqiptaret jemi te poshter e ju te mire...
Po ca te bejme nese familja apo fisi u keqtrajtu nga shteti shqiptar,,, te mos flasim shqip?... Te mos degjojme kenge shqipe? Apo te urrejm vete kombin shqiptare?
 
Me fal enderr, a nuk te duket qesharake pak ky shembull ?

Kane thene: Me mire nje dreq i yti, se 1 melaqe e huaja.
 
Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Ok e morem vesh qe ne shqiptaret jemi te poshter e ju te mire...
Po ca te bejme nese familja apo fisi u keqtrajtu nga shteti shqiptar,,, te mos flasim shqip?... Te mos degjojme kenge shqipe? Apo te urrejm vete kombin shqiptare?

Krahasime pa kripë!
 
Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Hajde urrejtje hajde , sa mire do ishte ta shpalosnit kur ishte lufta dhe jo te fshiheshit si lepuj , Te pakten do kishit mbetur ne histori si heronj , dhe jo si llapaqena mbas nje pc .
 
Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Pergjigjet qe jepni jane pa llogjike... E pra njeriu eshte njeri kudo ku keqtrajtojet ... Pra edhe ne u beme kurban por nuk kishim serbet apo greket por djajt tane mbi koke..
Kujt ju duk krahasim pa kripe nuk ka provu dhimbjen... Ju flm
 
Shembulli: sërbi të pren lakra-lakra nga se je vetëm shqiptar!
Po shqiptari për çfarë do më faronte mua, apo familjen?
Mund të japësh një shembull?

Shumë është me rëndësi është aresyeja pse shteti do të më trajtonte
keq?
Nuk besoj pa arësye!

Pra, sërbit kam për çka t'i kundërvihem,
ndërsa shtetit shqiptar ende jo!
Kupton?
Këtë më së miri e din ti!
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Ou kshu qenka puna zotrote... Pra mua as Serbet e as greket nuk erdhen ti vene flaken apo te pushkatojne nje fis te tere po shqiptari...

Sipas llogjikes tende as une spaskam arsye te gjykoj armiqt tuaj?

E dini pse lufta civile eshte me rrezikshmja ?! Pikerisht per kete arsye sepse vret vellai vellain ...
 
Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

اështja është se çfarë i lidh shqiptarët me muzikën serbe? Sot është kohë e komunikimeve të hapura me tërë botën. Prandaj ndikimin e muzikës serbe në Shqipëri e shoh absurde aq më tepër kur dihet e kaluara e hidhur e afërt në mes Kosovës dhe Serbisë, plagët janë shumë të freskëta për të ndjerë kënaqësi me muzikë serbe, pa marrë parasysh se muzika nuk njeh kufinj...por kufinjët diku duhet edhe të vihen!
 
E njejta arsye si ajo italiane, Turke, greke ( te gjith okupatore pra) ... E dim qe eshte e dhimbshme por sic e the vete ... E kaluara e AFERT... Do beje ndryshimin qe nepermjet muzikes dhe shpresave te mos derdhet gjak me ne Ballkan !
 
Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Nuk mundet ajo te kerkoj falje, sepse e di cfare pergjigjje merr. Asaj i duhet te paguje shum cfare ka ber....
Edhe te kerkoje falje, nuk i pranohet.....perveq nje hipokriti, askush sbehet me atë.

Ne Kosova skemi pse diskutojmë gjerë mbi kete ceshtje.

Po mir ne e them me lart se nje dit dhe ne duhet ti rregullojm mardhenjet me serbin,por perderisa serbia akoma nuk kerkoi falje per krimet e bera dhe akoma mundohet te gjej menyra te helmoj popullin shqiptar ,duhet te mbajm distanc pak mendoj un.ja te zgjerojm pak biseden. si do e mirpriste populli i shqiperis nje kengetar qe te vi ne kosove dhe te shprehet se jam prit si mbret. kur gjith e dim se cfar eshte ka ben me shqiptaret atje greku?

PS.. gjitha postimet jasht temes u larguan. Ju lutem mos te kaloni ne personale..
 
Pe: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

E njejta arsye si ajo italiane, Turke, greke ( te gjith okupatore pra) ... E dim qe eshte e dhimbshme por sic e the vete ... E kaluara e AFERT... Do beje ndryshimin qe nepermjet muzikes dhe shpresave te mos derdhet gjak me ne Ballkan !

Unë megjithatë mendoj se është pak heret dhe nuk mendoj se ardhja e këtij këngëtari në këtë kohë deri sa ende nuk janë kthyer eshtrat e të zhdukurve nga Serbia në Kosovë, po ndikon pozitivisht në këtë klimë politike. Mendoj se është hap i ngutshëm dhe i panevojshëm pjesëmarrja e tij në këtë nivel organizimi artistik!
 
Titulli: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

po un qe kam nje muzik serbe ne cel :( dmth mos ta ndegjoj ka edhe serb qe degjojn eren edhe encen
 
Titulli: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Nuk me pelqen muzika Serbe, Greke, Turke apo Italiane ... thjeshte nuk mi kap veshi, per k'te arsye e shume te tjera nuk do te harxhoja kohen time per nje koncert te tille.

Tani , vertet muzika/piktura/letersia etj etj jane dhe konsiderohen art .. por ndonjehere duhen shikuar gjerat edhe afer jo vetem nga larg, c'do gje sot per sot varet me politiken dhe lidhjen e shteteve mes njeri -tjetrit . Tashme une nuk kam degjuar Shqiptare nga Shqiperia qe te interesohen per koncertet Serbe e Greke , ti hypin makines nga Shqiperia e te bejne ca ore te mira rruge e te ikin ne vendet perkatese per k'te arsye ( mbase edhe ka tek -tuk , por sic thashe une s'kam degjuar akoma ) . Pra nese dikush eshte fans i kesaj rryme do e ndiqte ate nga pas , ne te kundert nuk ja ka idene fare se c'fare ndjek e me ke ka te beje .. po hajt po organizohet nje koncert sonte, e le te dalim e te kapim trendin.

Ne te njenten kohe, njoh shume Kosovare qe e duan me zemer muziken Serbe & sllave, dhe ja cojne zerin lart pa pike prb .

Ps.... Une personalisht e analizoj artin ne k'te menyre : Nese nje artist me artin e tij luan nje rol ne politike e perfaqeson ate , atehere duhet te heqe dore nga artisti/arti.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

ok...edhe pse muhabet i vjeter ky, kshu tani:

1.po te ishte Ceca asnje sdo ankohej hahahah
2.kur thote njeri si pelqen kjo apo ajo muzike, duhet te specifikoje, ose te thoje qe si pelqen gjuha, se te perfshish nje muzike te nje shteti te tere duket e gabuar, pse? Nga qe si amerikanet si shqiptaret pervec muzikes tradicionale, kane pop, rock etj etj etj, e tani kur flitet konkretisht per serbet, nje njeri qe e njeh gjuhen dhe thote qe si pelqen Bijelo Dugme eshte mekat :D, madje madje ta zgjerojme me tej, nese problem eshte gjuha atehere duhet te refuzohet e muzika kroate e boshnjake, e pse vetem per nje gjuhe kur s'na kane bere gje.
3.me duket se ishte komenti Marles, qe muzika eshte art dhe ska te beje me nacionalizem, pajtohem, fundja dhe mos jete muzike, per disa budallenj politikane e ushtare mendjeshpelare qe na moren ne qafe nuk mund te akuzojme tere popullin serb si njerez te keqinj, si do ndjeheshim ne te na thonin vrases vetem se nje shqiptar vrau turiste ne malin Theth?
4.si me turqit e italianet nje dite edhe me serbet do behemi vellezer, pas 200 vjetesh ose ngjashem, fundja sllavet kane ne kete gadishull rreth sa 1400 vjet? E kush mund te garantoje se ne ato dyndje popujt tane sjane perzier e ne skemi gjene sllave apo turke? Por kete periudhe ardhja e Colic ishte pak si heret e sidomos mikpritja qe iu be ishte pak e ekzagjeruar, per mendimin tim...
 
Titulli: Zdravko Colic: Shqiptarët më pritën si mbret, ndjeva dashuri në çdo hap

Do u bekemi vellezer, se kshu e thuan ti .. imao.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top