Zbulonise cila ështkënga e Flori Mumajesit që ju përshtatetmë shumë në bazë të shenje

Jetmira

V.I.P
اdo këngë, ka brenda një histori por asnjë histori në botë nuk mund të zhvillohet pa pasur disa karakteristika në të cilat ne gjejmë veten. Sa herë, teksa keni dëgjuar një këngë keni menduar me vete: “Uau, kjo qenka shkruar për mua!”. E vërtetë është që kjo lidhet shumë me çka dikush përjeton për momentin, ama lidhet edhe me karakteristikat që ju keni si person.
Ku e dimë që njerzit kanë karakteristika të veçanta? Parashikimi i yjeve na përgjigjet menjëherë!
Dhe, me aq sa pretendojmë të dimë për karakteristikat e çdo shenje të horoskopit, kemi menduar që në këtë artikull argëtues t’ju tregojmë se cila këngë nga repertori i Flori Mumajesit ju shkon më shumë për shtat.

DASHI – Shanghai
Kokëfortë, doni t’ju dalë e juaja dhe shumë të motivuar për të qenë ambiziozë. E vëmë me bast se nëse do të ishte për ju, këngën Shanghai do ta dëgjonit përpara ndonjë takimi të rëndësishëm ashtu sikurse do ta dëgjonit edhe gjatë ushtrimeve në palestër. Për ju rëndësi ka që ritmi që ju shoqëron të jetë në të njëjtën valë me tipin tuaj dhe kjo këngë është.

DEMI – Nallane 1
“Ta du shumë mamin!” – po kjo është përgjigja që ju do të kishit në majë të gjuhës për çdokënd që përpiqet t’ju prishë ditën. Ti Dem je një moskokëçarës i lindur, adhuron të punosh për formën më të mirë të vetes dhe s’ti kursen fjalët e ironitë nëse dikush të pengon qetësinë e mendjes. Te mprehtë si nga mendja ashtu edhe nga gjuha, Nallane 1 është shkruar për ju.

BINJAKثT – “I ngjan asaj”
Mirë, o Bianjkë, a do ta ndani ndonjëherë mendjen se kë dashuroni apo do qëndroni gjithnjë në mes të gjërave siç e keni zakon? Jo më kot, partnerët tuaj e dinë mirë se sa “me hënë jeni”, herë i dashuroni, herë jo. “I ngjan asaj” e vuri Flori Mumajesin në dilemë: Tani, a dashuron vajzën që i kushton këngën apo dashuron vajzën që dikur ka dashuruar? Një lëmsh, një kaos ndjesishë dhe zgjedhjesh siç ju Binjakët keni qejf të përballeni gjithmonë.

GAFORRJA – “Me fjalë të vogla”
Jeni më të ndjeshmit nga të gjithë por nuk kanë qejf as ta pranojnë diçka të tillë dhe as ta shfaqni tek të tjerët. Ju dashuroni si askush tjetër, jeni emotivë dhe prekeni shpejtë. “Jetën time për ty, unë jam gati me rreziku” – thotë Flori në këngë dhe ju me të vërtetë do të jepnit jetën për ata që dashuroni edhe përse nuk do ta manifestonit shumë këtë gjë, sepse nuk ju pëlqen ky lloj publiciteti.

LUANI – “Sonte”
“Edhe nëse s’ke me kon me mu, ke me bo, gabimin më t’rondë”, thuhet ndër të tjera në tekstin e këngës “Sonte” nga Flori Mumajesi në bashkëpunim me Capital T dhe ju e dini mirë që këtë shprehje mund ta përdorte vetëm një natyrë krenare, egoiste dhe që do shumë vëmendje si Luani. Jua kënaq sedrën kjo këngë apo jo? Eh, është shkruar për egon tuaj.

VIRGJثRESHA – “Ke”
Në këngën “Ke”, këngëtari i merr me radhë të gjitha pjesët e trupit të një vajze duke i komentuar, njësoj siç do të bënte çdo Virgjëreshë detajiste dhe që e ka kritikën në majë të gjuhës. Në këtë rast, në këngë thuhen veçse komplimenta, megjithatë, Virgjëreshat, sidomos kur dashurojnë, nuk i kursejnë këto të fundit.

PESHORJA – “Beautiful”
Nuk ka shenjë më të dashur, më miqësore e që bën më shumë për të tjerët se sa Peshorja. Vendos gjithnjë balancat, ndërhyn gjithnjë për mirë dhe kujdeset që të shpërndajë gjithnjë energji pozitive. “Beautiful” është ndoshta kënga-mesazh më e ndjerë e Mumajesit e jo më kot theu çdo rekord klikueshmërie.

AKREPI – “Karma”
Shenjë më hakmarrëse e horoskopit, Akrepi, e di mirë se për gjithçka i ndodh, do të ketë një kundër-reagim, ose më saktë një “karma”. Akrepët nuk i lënë asnjëherë gjërat me aq, duke dashur t’i shkojnë deri në fund të vërtetës së tyre, në çdo kush, me çdo mjet.

SHIGJETARI – “Lule, Lule”
Të freskët, energjikë, gjithnjë me shpirt rionor dhe pa i marrë gjërat shumë seriozisht në këtë botë, Shigjetarët janë më aventurierët dhe sportivët e zodiakut. اdo gjë në jetë mund ta bënit me “lule, lule” në sfond sepse jeni fiks në ritmin e kësaj kënge.

BRICJAPثT – “Ta boja me drita”
Ju imagjinojmë duke pirë një gotë birrë e duke bërë qejf me shoqërinë ndërkohë që jeni duke dëgjuar “Ta boja me drita”, kjo sepse ju bëni çmos që çfarë doni, ta arrini në jetë. Dhe nëse shifni se kjo nuk ju funksionon, thjesht thoni se nuk e deshët kurrë, ama nuk e jepni veten që “dështuat”.

UJORI – “Me sy mbyllur”
Ju jeni gjithnjë duke ëndërruar, duke imagjinuar botën perfekte dhe i vetmi vend se ku mund t’i gjeni ato është në botën tuaj, në atë që ju krijoni vetë dhe s’keni shumë qejf që të bëni pjesë shumë njerëz aty. “Me sy mbyllur” e Flori Mumajesit, ju përfaqëson shumë pasi edhe kur dashuroni dikë, ju të tillë e keni ndjesinë, të butë, të brishtë, por ndryshe nga të tjerët.

PESHQIT – “Pa jetë”
Ju jeni aq njerëz që e dashuroni dashurinë, sa mendoni që pa të, nuk do të mund të jetonit. Jeni më të ndjeshmit e zodiakut, ata të cilat e ndjeni dashurinë në çdo qelizë ndaj dhe “pa jetë” duket sikur është muzika juaj e jetës.

/Blitz.al/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top