Zbuloni me kohë sëmundjet e veshkave

Kresha

A pretty face can never trick me


Shenjat dhe simptomat:
1. Sistemi tretës: Anoreksi, pështjellim, të vjella.
2. Gjaku: hemorragji si pasojë e keqfunksionimit të trombociteve.
3. اrregullime të volumit intravaskular që janë pasojë e humbjes së aftësisë të veshkave për të rregulluar përqendrimin e urinës.
4- Anemia është pasojë e mosprodhimit të eritropoetinës.
5-Djersitje e vazhdueshme.
6-Fryrje e trupit.
7-Ethe.
8-Dobësi.
9-Urinë e turbullt me erë të keqe.
10-Temperaturë.

Kur të hetohen këto simptoma: pengesat gjatë urinimit, urinimi i shpeshtë, djegia gjatë urinimit, dhembjet në regjionin e fshikëzës, veshkave dhe traktit urinar, duhet të bëhen analizat themelore të gjakut dhe urinës si dhe kontrollimi i barkut me rreze UV.

Sëmundjet pa simptoma

Shumë sëmundje të veshkave janë `tinëzare` meqë shpesh nuk kanë kurrfarë simptomash.
Vetëm me përparimin e sëmundjes, pacienti fillon të ndihet i lodhur, i humb oreksi, ka mundime dhe çrregullime të gjumit.
Shumë njerëz vetëm në këtë stad shkojnë te mjeku.
Me një diagnostifikim adekuat, shumë sëmundje të veshkave mund të shërohen me sukses apo mund të pengohen ose mund të ngadalësohet shkatërrimi i indit të veshkave.
Kur veshkat dëmtohen rëndë aplikohet hemo-dializa apo edhe transplantimi i veshkave.

Sëmundjet akute dhe kronike

Sëmundjet e veshkave mund të jenë akute apo kronike.
Pamjaftueshmëria akute e veshkave karakterizohet me një rënie të shpejtë të funksionimit të veshkave, që shoqërohet me rritjen e materieve azotike në gjak, me çrregullimin e ujit dhe elektroliteve si dhe me acitozë metabolike.
Edhe sasia e urinës mund të pakësohet apo të mungojë fare.
Pamjaftueshmëria kronike e veshkave shkaktohet nga dëmtimi apo pakësimi i njësive funksionale të veshkave.
Shpejtësia e pakësimit të funksionimit të veshkave varet nga sëmundja themelore e veshkave.

Shkruar nga Firdesa

//mjeksiaislame
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top