Zbuloni cili personazh filmi jeni në bazë të shenjës tuaj të horoskopit

Jetmira

V.I.P
A keni lexuar ndonjë roman, ose të keni parë një film dhe më pas keni thënë: “Ua, fiks kjo jam unë në jetën time reale!” ose “Ky personazh qenka bërë fiks për mua!”. Epo, keni të drejtë, sepse edhe personazhet në filma apo romane, bazuar në karakteristikat e tyre, sigurisht që mund të kenë ngjashmëri me juve. Por këtu na nevojitet horoskopi, sepse sipas veçorive që kemi gjithësecili në bazë të shenjës tonë, mund të kuptojmë fare mirë se cili personazh na ngjan më tepër.



DASHI – Arya Stark nga filmi “Game of Thrones”
Nëse keni diçka me merak dhe dëshironi që dikush ta zgjidhë shpejtë edhe mirë, telefononi një Dash. Ashtu sikurse luftëtari i ri në “Game of Thrones” që njihej për fuqinë e tij, vigjilencën dhe i ka të gjithë kapacitetet e duhura për të bërë shumë gjëra njëkohësisht e të ketë një përfundim të mirë. Arya, ka dy probleme njësoj si Dashi: kokëfortë dhe të paduaruar. Punoni në këto dy veçori sepse ndonjëherë e prishni të gjithën vetëm për faj të temperamentit të nxehtë që keni.

DEMI – Katniss Everdeen nga “The Hunger Games”
Të vendosur dhe shumë individualistë, ju Demat jeni praktikë dhe të zgjuar në çdo betejë që ju del përpara. Gjithashtu njësoj si Katniss, ju do të bënit gjithçka për familjen tuaj që është në fakt motiv më i fortë se pse ndërmerrni gjëra të rrezikshme. Por mbani mend se ndonjëherë duhet të jeni më i përshtatshëm me situatat sepse jo gjithmonë duhet të bëhet si thoni ju.

BINJAKثT – Holly Golightly nga “Breakfast at Tiffany’s”
Binjakët tipikë janë xhentilë, kuriozë, njerëz të surprizave dhe disi me “hënë”. Ashtu sikurse Holly Golightly, jeni shumë të shoqërueshëm, keni goxha aftësi por nga ana tjetër keni dhe anën tuaj të errët, të mbyllur që është e vështirë të kuptohet nga shumë persona që ju rrethojnë të cilët mund t’ju keqkuptojnë për hir të kësaj.

GAFORRJA – Bridget Jones nga “Bridget Jone’s Diary”
Jeni shumë sensitivë, emocionale dhe shpesh ajo që doni nga jeta është të shtriheni në krevat me pizhamat tuaja, një got verë dhe asgjë tjetër më shumë se kaq. Jeni shumë herë të paqëndrueshëm, lunatic çka ju bën t’i merrni marrëdhëniet tuaja si të mirëqena. Por keni kujdes; në çdo marrëdhënie duhet të investoni në mënyrë që t’i keni ato të shëndetshme dhe ju thjesht s’mund të rrini dhe vetëm të prisni nga të tjerët.

LUANI – Celopatra nga “Antony and Cleopatra.
Ju jeni kokëfortë, ambiciozë dhe me një personalitet aq të fortë që shpesh nga të tjerët përkthehet si arrogant. Pakashumë si ish mbretëresha e Egjiptit, Kleopatra e cila kishte një dëshirë të jashtzakonshme për të pasur gjithçka në kontroll dhe për të qenë e dashuruar nga të tjerët. Por nga ana tjetër kur vjen fjala tek dashuria ju jeni vërtetë të çmendura, arrini deri aty sa mund të bëni sikur keni vdekur vetëm që burri që dashuroni të vijë në funaralin tuaj fals dhe më pas aty të lidheni sërish.

VIRGJثRESHA – Hermione Granger nga “Harry Potter”
Heroina e “Harry Potter” s’mund të ishte tjetër veçse një Virgjëreshë: praktike, perfeksioniste dhe gjithmonë për të zgjidhur të gjitha problemet që mund të dalin rrugës me anë të analizës së hollë që bëni. Jeni të fiksuar pas detajeve të vogla dhe mendoni se ato bëjnë diferencën. Shumë herë njerzve mund t’ju dukeni negativë por më pas kur ju njohin e kuptojnë që ju jeni shumë të mirë.

PESHORJA – Borëbardha nga “Snoë-ëhite and the seven dwarfs”
Jeni shumë bashkëpunues, pozitivë nga natyra dhe keni tendencën të shkoni gjithmonë mirë me të gjithë. Jeni shumë shenjë që pastroni, doni që të tjerët të jenë të lumtur dhe nëse punoni në një vend shumë bashkëpunues ju mund të arrini shumë lart. Por e keqja juaj është se kjo natyrë e mirë ju bën shpesh naivë dhe të besoni aty ku nuk duhet. Mos harroni se Borëbardha e hëngri mollën e helmuar.

AKREPI – Offred nga “The Handmaid’s Tale”
Mban shumë secrete, pasionante dhe shpesh e keqkuptuar, njësoj si çdo Akrep në botë. Akrepët kujtojnë shpesh se detyra e tyre është ta bëjnë botën një vend më të mirë dhe kjo i bën idealistë të pandreqshëm, megjithatë janë ambiciozë të mirë dhe përpiqen të punojnë fort për çka duan.

SHIGJETARI – Elizabeth Bennett nga “Pride and Prejudice”
Keni një natyrë shumë të lirë, sepse jeni vërtetë shumë aventurierë në shpirt. Shumë herë njerzit ju keqkuptojnë sepse shpesh liria që ju keni duket sikur jeni paksa “e lehtë” dhe naïve në konotacionin negativ të fjalës. Por mos kini merak, kjo është thjesht dukje. Sidomos vajzat Shigjetare janë shumë të forta dhe nuk i tremb asgjë.

BRICJAPI – Nancy Drew nga “The Nancy Drew series”
Bricjapët janë shumë konkurrues nga natyra por arrijnë që t’ja dalin shumë mirë pasi janë të strukturuar, të rregullt dhe shumë sfidues. Njësoj si aktroja në film, ju jeni praktikë dhe punoni shumë për çka doni të arrini. Nuk i keni qejf surprizat pasi gjithçka që ju del jashtë parashikimit tuaj ju irriton. Por kini kujdes sepse ndonjëherë adrenalina e vërtetë ndodhet pikërisht tek gjërat që ndodhin jashtë rutinës.

UJORI – Alice
Të jeni e zakonshme nuk ju ka pëlqyer kurrë. As Alice-s e cila gjithë jetën e saj jetoi në mes të një bote që e krijoi me imagjinatën e saj. Ndaj dhe ju jeni tërësisht si ajo: ju konfuzojnë rregullat, i urreni ato dhe mendoni se kornizat janë ato që e prishin botën. Kini vetëm kujdes sepse ndonjëherë imagjinata dhe kreativiteti ju bëjnë të largoheni nga realiteti e mos të jeni më këmbë në tokë.

PESHQIT – Anne Shirley tek filmi “Anne of Green Gables”
Kreativë, ëndërrimtarë, keni imagjinatë dhe empati shumë të mirë. Problemi që ju keni është sepse shpesh mund të ktheheni në dramatike dhe i merrni gjërat me seriozisht nga se janë, njësoj si Anne. Duhet të jeni të sinqertë, të hapur por kjo s’do të thotë se e gjithë bota është kështu. Përshtatuni edhe kur keni të bëni me manipulues.

/Blitz.al/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top