Zbulon se ishte shtatzanë duke lindur

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
vajza-0108lajm.jpg
Një 17-vjeçare, e cila u shoqërua në spital nga e ëma e saj me dhembje të forta në stomak zbuloi papritmas se ishte në fundin e shtatzanisë së saj dhe se po lindte në ato momente.

Historia e pabesueshme, e ndodhur në Britaninë e Madhe, u raportua të enjten nga “Daily Mail”.

17-vjeçarja Jodie Smith, një balerinë në shkollën e saj, dëshmoi për gazetën se nuk kishte pasur asnjë shenjë tipike të shtatzanisë, si ndërprerje të menstruacioneve, të vjella apo shtim në oreks, ndërsa shtimi i peshës kishte qenë aq i pakët sa nuk e kishte bërë të renë të dyshonte.

vajza1-0108.jpg

Djali i porsalindur, foto nga "Daily Mail"

Jo vetëm kaq, por nëna adoleshente nuk kishte ndierë ose nuk kishte kuptuar, shkelmimet brenda barkut të fëmijës së saj, djalit të quajtur Arthur, i cili gëzon shëndet të plotë pasi lindi i shëndoshë tre kilogramë.

vajza2-0108.jpg

Babai, nena dhe gjyshja, me djalin tashme 1-muajsh

Një surprizë e vërtetë, kjo lindje, jo vetëm për nënën, por edhe për gjyshen 47-vjeçare dhe mbi të gjitha, për babain 19-vjeçar, Dany Yeoman, i cili nuk kishte asnjë ide që ishte duke u bërë baba, deri kur i ra telefoni për t’i thënë se fëmija i tij kishte ardhur në jetë.

vajza3-0108.jpg
vajza4-0108.jpg
/ Top Channel
 
Titulli: Zbulon se ishte shtatzanë duke lindur

Vallah kjo po qe eshte supriz..... po pak si e pabesueshme, se kah muaji i 8 femija shkelomon aq fort, sa te duket se del jasht..po ndodh...ndoshta
 
Titulli: Zbulon se ishte shtatzanë duke lindur

Ja qe ben vaki, te rij femija urt.
Varet, ajo eshte e re si moshe, dhe sportiste (ben balet a ca ben), prandaj e as ka ndjer ndryshimet.

Sa per menstruacionet, qe thot qe nuk jane ndaluar, ndodh te kesh gjakederdhje ne muajt e pare.
(Varet dhe sa te regullta i ka pas para shtatzanise, qe ti krahesoj si sasi, me periudhen e shtatzanise).
 
Titulli: Zbulon se ishte shtatzanë duke lindur

perralla me mbreter qenka ... me jet te gjat beba duket si yll
 
Titulli: Zbulon se ishte shtatzanë duke lindur

Ja qe ben vaki, te rij femija urt.
Varet, ajo eshte e re si moshe, dhe sportiste (ben balet a ca ben), prandaj e as ka ndjer ndryshimet.

Sa per menstruacionet, qe thot qe nuk jane ndaluar, ndodh te kesh gjakederdhje ne muajt e pare.
(Varet dhe sa te regullta i ka pas para shtatzanise, qe ti krahesoj si sasi, me periudhen e shtatzanise).

Zina po rritja e barkut patjeter se do ishe vrejtur,,, po kjo e ka ber histori ket per mos me pas problem me familjen dhe me te dashurin.
 
Titulli: Zbulon se ishte shtatzanë duke lindur

Zina po rritja e barkut patjeter se do ishe vrejtur,,, po kjo e ka ber histori ket per mos me pas problem me familjen dhe me te dashurin.

Nuk eshte shendoshur Arfe.
Nqs eshte balerine, e ka trupin shume te holle, me femijen ka shtuar 3-4 kg max, qe tek nje trup i holle, sduken edhe aq (sic jane femrat shtatzane ne muajt e para, as kuptohen).

Per menyren qe se ka ditur, kam tendencen ta besoj, s'eshte rast i ralle ky.
Ka qen nje emsion "I didn't know i was pregnant" - me raste te tilla, femra qe se kane kuptuar shtatzanine.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Zbulon se ishte shtatzanë duke lindur

Nuk e di si te them zina! mund te ndodh edhe ajo se thua ti ,por duke pas parasyshe se zgjat 9 muaj shtatzania icik e ngatrruar me duket ky rast. barku ju diktohet aty ne ate foto shum kjart nje balerin patjeter se duhet ta vrej ket ndryshim.
 
Titulli: Zbulon se ishte shtatzanë duke lindur

Mire qe kjo se ka marre vesh se o fmija i saj mbasi ta regjistron ne klase te pare ...
 
Back
Top