Zbulon me dron që e tradhton gruaja (VIDEO)

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Zbulon me dron që e tradhton gruaja (VIDEO)


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Një përdorues i Reddit dyshonte prej disa kohësh që e shoqja e tradhtonte, kështu që përdori një dron për ta ndjekur. Në fund ai zbuloi se e shoqja, me të cilën ishin të martuar prej 18 vitesh, “takonte dikë tjetër”.

Në të vërtetë, siç thotë dhe portali “The Next Web”, e gjithë historia është pak e paqartë. Por megjithatë video që bashkëshorti “i tradhtuar” ka postuar është bërë virale në pak ditë. Teksa ka komente që dënojnë gruan tradhtare, ka prej tyre që thonë se mund të jetë një inskenim, apo një keqinterpretim i vetë bashkëshortit.

“Përdora dronin për të kapur gruan time që takohej me dikë në një lokal. Ajo punonte pak më shpesh javët e kaluara, dhe unë mora një telefonatë nga dikush që po më thoshte se diçka po ndodh. U përpoqa ta ndiqja disa herë por në të dy rastet ajo shkoi në punë, kështu që nuk e di nëse ajo punon apo unë jam thjesht i pafat. Kështu që përdora dronin dhe funksionoi”, shkruan vetë përdoruesi në videon që ka hedhur në YouTube.

/ Top Channel
 
Titulli: Zbulon me dron që e tradhton gruaja (VIDEO)

Po mire deri ktu i shkonte droni ketij? Pse se ndoqi edhe ku shkuan e te tjera plot...

Dmth ky u rrek te gjente nese e tradhetonte, po pse e tradhetonte a mori mundimin me e pyt..apo hajde direkte te degjenerimi...burra leshi
 
Back
Top