sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Mijera vjet drite larg Tokes ekziston nje yll qe sillet si Dielli yne, kur kishte vetem 500 milione vjet jete dhe kur ne Toke kishte nisur procesi per nisjen e jetes.
Ylli eshte i karakterizuar nga nje ndryshim i forte, qe vjen si pasoje e levizjes se shpejte te njollave te tij diellore, te ngjashme me ato qe kishte Dielli yne, kur ishte ende "adoleshent".
Trupi qiellor, i emertuar si CoRoT-Exo-2a, nga sateliti qe e zbuloi, u identifikua nga nje ekip nderkombetar i drejtuar nga shkencetare te Institutit Kombetar te Astro-fizikes dhe u pershkrua ne nje studim te publikuar ne «Astronomy & Astrophysics».
Per shkencetaret, nese prezenca e aktivitetit te forte me origjine magnetike mbi Diellin, kur ai ishte ende i ri dhe variabiliteti i tij, kane influencuar dhe kane bere lindjen e jetes ne Toke, studimi i yjeve diellore do te kontribuoje ne qartesimin e influences se tyre gjate fazave thelbesore te krijimit.
Ylli i sapozbuluar eshte i shoqeruar nga nje planet gjigand ne moshe te re qe ka orbite perreth.
"Eshte hera e pare qe nje yll i ngjashem me Diellin tone kur ishte i ri te vezhgohet pa nderprerje per rreth 150 dite, madje me nje siguri 100 here me te larte krahasuar me studimet e kryera ne Toke", thone shkencetaret.
TCH