Zbulohet vera 3700-vjeçare; ka shije mente, kanelle dhe arre

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
اfarë shije ka një verë e bërë 3700 vjet më parë; mente, mjaltë, kedër dhe kanellë. Janë këta përbërësit e saj, një koktejl i pamundur në ditët tona.


vera-320x239.jpg


Zbulimi se vera e njerëzve në antikitet ishte e sofistikuar nuk është dhe aq i ri, por tashmë vjen një konfirmim i rëndësishëm; në veri të izraelit, në Nahariya janë gjetur 40 amfora në thellësi të kantinës së një pallati që mendohet se i përkasin 3700 vjetëve më parë. Sigurisht që lëngu i verës brenda tyre nuk ishte më, por kishte mjaftueshëm përbërës që mund të studioheshin për të dhënë një ide si ishte vera e periudhës së bronzit, kur mendohet se ajo është fermentuar.

Sipas Andrew Koh, nga ‘Brandeis University’, një nga arkeologët që prezantoi dy ditë më parë të dhënat e këtij zbulimi të rëndësishëm, bëhet fjalë për një verë shumë të rrallë që nuk konsumohej çdo ditë, por vetëm në momente të rëndësishme si bankete.

Fermentimi i përbashkët i këtyre frutave ishte i nevojshëm jo vetëm për t’i dhënë ëmbëlsi verës, por edhe për faktin se disa ingredientë përbërës kishin funksione antibakteriale. Në këtë mënyrë është përgatitur edhe vera tradicionale biblike dhe ajo e servirur nga Jezu Krishti.

G.shqip
 
Back
Top