Zbulohet vaksina efikase kundër varësisë nga droga

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Për herë të parë duket se është gjetur një kurë efikase kundër një ndër plagëve më të rënda të kohëve moderne. Të paktën kështu shpresojnë të gjithë ata që në mënyrë të drejtpërdrejtë, apo jo të drejtpërdrejtë, janë të prekur nga varësia ndaj kokainës. Bëhet fjalë për një vaksinë kundër pluhurit të bardhë. Në fund të këtij viti, do të testohet në Spanjë vendi ku kjo substancë gjen përdorim më të gjerë se kudo tjetër; konsumohet vegullish nga 2 % e popullsisë së moshës nga 15 në 64 vjeç, kundrejt 1,1 % të mesatares së popullatës së pjesës tjetër të Kontinentit të Vjetër. Medikamenti, i cili do të testohet mbi 150 kokainomanë në tri spitale të Madridit, Barcelonës e Valencias, është rezultat i një kërkimi ende në fazë eksperimentale, i realizuar nga universiteti amerikan "Yale". Duke u mbështetur në ato që thuhen mbi këtë medikament inovativ, krijohet përshtypja se është mjaft efikas. "ثshtë si t'i qepësh gojën një njeriu me oreks të pakontrollueshëm", siguronin dje shkencëtarët në të përditshmen madrilene, ABC.
Funksionimi i vaksinës
اelësi i funksionimit të vaksinës bazohet te terapia imunologjike, ose e thënë më thjesht është e aftë të gjenerojë apo të administrojë antitrupa që "kapin" drogën e fuqishme me të hyrë në gjakun e përdoruesit, pa i dhënë mundësi të kalojë në tru. Kokaina, si në rastin e duhanit, nuk provokon reagime imunologjike në organizmin njerëzor, siç ndodh në rastin e viruseve dhe baktereve që shkaktojnë sëmundje. Në këtë rast, reagimi imunologjik, apo antitrupat, gjenerohen nga vaksina e cila është e ndjeshme dhe vepron në praninë e drogës në gjak. Ndërveprimi mes tyre do të gjenerojë një përbërës kimik mjaft të fuqishëm për të arritur të anashkalojë barrierën hematocefalike, pengesën që prodhon gjaku ynë për të mbrojtur trurin. Rezultati i kësaj gjetjeje mjaft të thjeshtë është se kokaina nuk do të arrijë të prodhojë më kënaqësi.
Profili i njerëzve te të cilët do të testohet medikamenti i ri, është ai i të rriturit mes moshave 25-45 vjeç, i integruar më së miri në shoqëri, por krejtësisht i varur edhe në rastet kur konsumohet kokainë kryesisht gjatë ditëve të fundjavës. "Vaksina e re u ka dhënë shumë shpresa ekspertëve të fushës së dizintoksikimit, edhe pse eksperimente të ngjashme me heroinomanët nuk kanë arritur rezultatet e shpresuara", përfundon e përditshmja "The Indipendent".
Vaksina kundër kancerit të gjirit
Shkencëtarët amerikanë më në fund kanë zbuluar vaksinën kundër kancerit të gjirit E75. Kjo vaksinë ka zvogëluar dukshëm rrezikun nga kthimi i sëmundjes për pacientët të cilët kanë përqindje të madhe të proteinës HER2/neu. Ky lloj i kancerit të gjirit, i cili përbën rreth një të katërtat e të gjitha rasteve, është më i rrezikshëm se të gjitha llojet tjera të sëmundjes. Në grupin e të sëmurëve të tillë, vaksina ka zvogëluar vdekshmërinë për 50 për qind. Ndërsa lajme edhe më të mira janë se vaksina ka zvogëluar vdekshmërinë për 100 për qind tek gratë me kancer të gjirit dhe me shprehje të ulët apo më të lartë se të mesme të HER2/neu. "Tani kemi diçka për të cilën gjë mendojmë se ka efekt tek shumica e grave me kancer të gjirit, për të cilat aktualisht nuk ka përkujdesje të mjaftueshme", ka thënë George Peoples, një nga autorët e hulumtimit i cili do të paraqitet në takimin e sivjetmë të Shoqatës Amerikane për Hulumtimin e Kancerit në San Diego. "Gjithashtu, ajo përballohet shumë mirë, sikur vaksina kundër gripit". Profesori Peoples është udhëheqës i onkologjisë kirurgjike në qendrën ushtarako-mjekësore "Brooke" në San Antonio dhe udhëheqës i programit për zhvillim të vaksinës kundër kancerit në Institutin ushtarako-mjekësor amerikan. Doktori Geroge Peoples aktualisht zbaton fazën e tretë të testimeve klinike. Kjo vaksinë stimulon sistemin imun që të njohë qelizat e kancerit si të huaja, ndërsa qëllim ka që të ndalojë kthimin e sëmundjes tek gratë të cilat njëherë janë shëruar nga kanceri.
Frutat pengojnë evoluimin e kancerit
Shoqëria Amerikanë e Kancerit ka theksuar se domatet kanë shumë antioksidantë të domosdoshëm për organizmin. "Ato nuk mund të ndryshojnë sëmundjen te ata që vuajnë nga kanceri por ato mund të ndikojnë në përmirësimin dhe lehtësimin e gjendjes së tyre shëndetësore. Pacientët që hanë çdo ditë fruta dhe perime gëzojnë një gjendje më të lehtësuar, duke e mbrojtur veten nga evoluimi i përshpejtuar i sëmundjes", shprehet Marji Mçullough, drejtor i epidemiologjisë së përbërësve ushqimorë në këtë shoqatë. Domatet dhe produktet e ndërtuara mund të reduktojnë rrezikun e përhapjes së shumë llojeve të kancerit, por rekomandohet si bashkëngjitje e një diete të pasur në varietete të ndryshe perimesh dhe frutash. Për momentin kjo është një shpresë më tepër në gjetjen e një çelësi për të ecur në luftën kundër kancerit.

Kurë efikase kundër varësisë nga droga

Pacientët që kanë pranuar t'i nënshtrohen kurës inovative, do të marrin katër doza nga ky medikament, një në fillim të testit dhe tri të tjera në intervale të rregullta. Pacientët e zgjedhur duhet të ishin kokainomanë, me ose pa probleme alkoolizmi. Kushti i vetëm është se nuk duhet të përdorin asnjë lloj droge tjetër përveç kokainës, siç mund të jetë heroina apo opiakë të tjerë. Nga ana tjetër, medikamenti nuk do të përdoret me funksionin e parandalimit, por do t'u jepet ekskluzivisht atyre që tashmë janë pre e varësisë së tmerrshme të drogës. "Kokaina vazhdon të gëzojë famën e substancës jo të dëmshme, madje të dobishme", thotë Carmen Moya, përgjegjëse e departamentit të Antidrogës në krahinën katalanase. "Janë të shumtë ata të rinj që lidhin konsumin e saj me suksesin në shoqëri, pa përmendur kënaqësitë që dhuron", shprehet ajo.
Lëvorja e mandarinës, ilaç kundër kancerit
Shkencëtarët britanikë janë aq të impresionuar me ndikimin e përmbajtjes nga lëvorja e mandarinës, sa që e kanë patentuar zbulimin e tyre, duke hapur fabrikë për prodhimin natyror të ilaçit kundër kancerit. Lëvorja e mandarinës do të mund të ndihmonte në luftën kundër tumorit. Në fakt, qelizat e kancerit të njeriut, të cilat përmbajnë enzimën P450 CYP1B1, janë të dëmtuara me substancën salvestrol Q40, të cilën e përmban lëvorja e mandarinës, kanë publikuar shkencëtarët e Leicester School of Pharmacy. Ky zbulim do të mund të sillte deri tek mënyrat e reja të shërimit të kancerit të gjirit, mushkërive dhe vezoreve. Shkencëtarët përmendin se ky është vetëm hapi i parë drejt zbulimit të ilaçit, i cili në treg do të mund të paraqitej për pesë deri në shtatë vjet.

Si vepron vaksina kundër drogës dhe efektet

"Nuk bëhet aspak fjalë për një formulë çudibërëse, por për një substancë që do të ndihmojë miliona njerëz për t'u dizintoksikuar, shpjegonte para pak kohësh profesori Thomas Kosten i universitetit "Yale" në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vaksina është projektuar për të gjeneruar antitrupa specifikë, të cilët arrijnë ta "burgosin" kokainën në gjak pa lejuar të arrijë trurin e të bëjë efektin e saj. E parë në këndvështrimin praktik, mund të konsiderohet si një lloj filtri mes enëve të gjakut e trurit, duke bërë të mundur që droga mos të arrijë te ky i fundit. Kështu që nuk prodhohen efektet psikoaktivë, apo të shprehemi në gjuhën e përditshme nuk arrihet gjendja euforike". E megjithatë nuk përbën një zgjidhje përfundimtare për vetë problemin e varësisë edhe pse është e sigurt se medikamenti nuk krijon efekte anësore.
Shkruar nga Elberta Spaho
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top