• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Zbulohet shpella me pikturat më të vjetra në botë

Screenshot_1-10-1-696x352.jpg


Piktura e gjetur në murin e një shpelle në Indonezi mendohet se është 44,000 vjeçare. Piktura tregon një buall të gjuajtur nga krijesa pjesërisht njerëzore, që mbajnë shtiza dhe litarë, raporton BBC. Disa studiues mendojnë se skena mund të jetë tregimi më i vjetër i vizatuar në botë. Zbulimet u paraqitën në revistën Nature nga arkeologu Adam Brumm nga Universiteti Griffith në Brisbane, Australi.

Por vizatimi indonezian nuk është më i vjetri në botë pasi vitin e kaluar, shkencetarët pohuan se gjetën “vizatimin më të vjetër të njerëzimit” në një fragment shkëmbi në Afrikën e Jugut, qe mendohet se është 73,000 vjecar.

Vizatimet u gjetën në një shpelle të quajtur Leang Bulu’Sipong 4 në jug të Sulawesi, në një ishull indonezian në lindje të Borneo. Vizatimi gati pesë metra i gjerë duket se tregon një lloj bualli të quajtur anoa, si dhe derra të egër që gjenden në Sulawesi.

Sidoqoftë, studiues të tjerë kanë dyshuar nëse ky vizatim përfaqëson një histori të vetme dhe mendojnë se mund të jetë një seri imazhesh të pikturuara në periudha më te gjata.Vizatimet Sulawesi mund të jenë gjithashtu vizatime të kafshëve më të vjetra të gjetura ndonjëherë.

Untitled-collage-9-1024x576-696x392.jpg

Lexo.com.al
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Shpesh arti eshte abstraksioni i nje `zhgarravine` por qe ngelet unik ,dhe ne kete rast i magjishem nese krahasojme kohen ne te cilen thone qe eshte vizatuar.
 

Aki

misfit
Pres kur te zbulohet se ne fakt kane qene shqiptaret ne mergim ne ate kohe qe kane bere ato piktura :p
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Mua mr duket sikur i ka gjakosur ndonje kafshe dhe kane ecur ne shpelle te erret me duart gjithe gjak
 
Top