Shkencëtarët kanë arritur të kapin sinjalet që prodhon truri i shoferit kur ai ndjen nevojën për të frenuar...
Shiko fotografinë 1728173
Permes nje teknologjie te re, disa nga aksidentet qe u marrin jeten njerezve cdo dite mund të parandalohen. Shkencëtarët gjermanë kanë ndërtuar një paisje të re që quhet, lexuesi i mendjes, i cili mund të tregojë nëse një shofer ka në plan të shkelë frenat madje përpara se kemba e tij të vihet mbi pedal. Shkencëtarët kanë arritur të kapin sinjalet që prodhon truri i shoferit kur ai ndjen nevojën për të frenuar. Përmes analizimit të sinjaleve, shkencëtarët mund të zbulojnë synimin e shoferit për të frenuar edhe para se ai të vërë këmbën mbi pedalin e frenës. Ja se çfarë thotë shkencëtari Shtefan Haufe me Insitutin e Teknologjisë të Berlinit. “Kemi zbuluar se truri dërgon disa sinjale karakteristike, para se të ndodhë shkelja e pedales së frenave.” Shkencëtarët kanë gjetur se duhen 13 të qindat e sekondës nga momenti që truri zbulon nevojën për të frenuar, deri në momentin që këmba merr komandën për të frenuar. Kur makina lëviz me një shpejtësi prej 100 kilometrash në orë, kjo do të thotë 3,6 metra më shumë për të realizuar frenimin, një distancë që mund të jetë përcaktuese mes një përplasje të lehtë dhe një aksidenti serioz.
Disa shoferëve vullnetarë, që morën pjesë në prova, ju kërkua që të mbanin një distancë prej 20 metrash nga makina përpara në ekranin virtual. Në të 18 shoferët testues, u arrit të matej sinjali i turit për një rast emergjent frenimi para se shoferi të kishte rastin të shkelte fizikisht pedalin e frenave. Vullnetarët po ashtu u testuan edhe për muskujt e këmbëve, analizë kjo për të përcaktuar me saktësi kur filloi kemba të lëvizë për të shtypur pedalin e frenave. Sipas profespr Haufe, ajo që i befasoi shkencëtarët ishte forca dhe rregullsia e sinjaleve të trurit. “Dihet që të gjitha veprimet planifikohen në tru, përfshi edhe frenimin. Sinjalet specifike dhe të qarta na befasuan. Sidomos parashikimi para se të shkelësh pedalin.”
Futja ne funksionim e ketij aparati është e mundur por do të duhet kohë. Aktualisht duhen 45 minuta për të vënë siç duhet "kapuçin" aktual për matjen e sinjaleve të trurit. Të 64 elektrodat duhet të bien në kontakt me kokën përmes përdorimit të një materiali xhelatinoz, gjë që nuk është aspak e mundshme në jetën e përditshme. Por shkencëtari gjerman thotë se ky është vetëm hapi i parë drejt së ardhmes ku matja e sinjaleve të trurit do të jetë pjesë e masave të sigurisë në ngarjen e makinës. “Fillimisht synimi ynë ishte për të demostruar mundësitë që ofron neuro-teknologjia. Hapi tjetër është përmirësimi i zbatimit në praktikë.”ikub.al

Redaktimi i fundit: