Zbulohet “Qyteti i Bardhë”, apo thënë ndryshe “Qyteti i Arit”

Tuana

Nada é por acaso!
Honduras.jpg


Për shekuj e mijëvjeçar me radhë ekzistonte një histori, disa gojëdhëna dhe disa të dhëna intime, të cilët i referoheshin një qyteti të krijuar vetëm me arë!
Historia e tij është e mistershme dhe e çuditshme, por tepër interesante dhe me vlerë…
Që nga momenti kur për herë të parë, Hernando Cortes i dërgoi një letër mbretit Karli i V të Spanjës në vitin 1526, me dhjetëra eksplorator dhe gjuetar thesaresh iu vunë zbulimit të tij me qëllim që të zbulojnë “Qytetin e Bardhë”, për të futur në dorë gjithë thesarin e Qytetit të Arit!

Kështu, ndër vitesh e me kalimin e kohës, interesi për të zbuluar Qytetin e Bardhë, nuk u shua kurrë, thjesht ai u specifikua dhe gjithmonë kërkohej nga njerëz më të specializuar.

Kështu, një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Hjuston dhe National Center for Airborne Laser Mapping (NCALM), duke përdorur teknologji të reja dhe të avancuara, kanë diktuar një rajon në Honduras ku aty mund të jetë qyteti legjendar Ciudad Blanca.

Pas një studimi të hollësishëm, me metodat më të zhvilluara dhe me aparaturat më të sofistikuara, ata mund të krijojnë një hartë 3D dixhitale e topografike nën xhungël.
Në rajonin e diktuar nga shkencëtarët, duket qartë harta e rrënojave të një qyteti ku dallojnë piramidat që rrethojnë qendrën e qytetit./alb-observer.com/

Ciudad-Blanca.jpg
Ciudad.jpg
Ciudad-Blanca.jpg
 
Back
Top