Zbulohet prapaskena e anulimit të marrëveshjes detare Greqi-Shqipëri, në 2009

2708486_6b3159d27d71332d7a2a81801f0f5261-264x350.jpg


Zbulohet prapaskena e anulimit të marrëveshjes për shelfin detar Greqi-Shqipëri në 2009, pas jehonës që shkaktoi në rajonin mesdhetar ratifikimi i marrëveshjes së AOZ mes Greqisë dhe Italisë. Me një artikull me titull “Admirali Cihat Yaycı paralajmëron për marrëveshjen Itali-Greqi!” gazetarja turke Cubra Par i referohet gazetës “Haberturk” në historikun e përcaktimit të shelfit detar në detin Jon dhe Mesdhe, ndërsa zbulon se ishte pikërisht pala turke që ka ndikuar në palën shqiptare për detajet e dëmshme që kishte marrëveshja e vitit 2009, e cila në vijim u rrëzua në Gjykatën Kushtetuese. Padyshim që ky artikull e sidomos pohimi se anulimi i paktit mjaft të rëndësishëm, me kosto të lartë në marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve fqinj, ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të redaktorëve diplomatikë me eksperiencë të gjatë në Greqi, e konkretisht, gazetari i njohur Nikos Meletis ka publikuar një analizë të situatës, në gazetën elektronike “Liberal.gr” dhe në “Hellas Journal”.

Admirali turk tashmë në pension Cihat Yayci, njëkohësisht themelues i lëvizjes “Atdheu i Kaltër” ka qenë ndër personalitetet kryesorë, me njohuri e ndikim të thellë në çështjet e shelfit detar, si dhe ka shkruar disa libra për këtë çështje. Në intervistën për “Haberturk” referohet me detaje si në marrëveshjen e suksesshme siç e konsideron, të Turqisë me Libinë, ashtu dhe në “rreziqet” që parashtron për Turqinë e Shqipërinë, marrëveshja e fundit mes Greqisë e Italisë. Paralelisht thekson se Turqia, në çdo rast, duhet të tregojë epërsi diplomatike bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe jo forcë ushtarake.
Duke u referuar në marrëveshjen Greqi-Itali, e konsideron gurin e themelit për përcaktimin e plotë të zonave ekonomike eksluzive greke, në gjithë shelfin detar, duke i sugjeruar palës turke të bazohet në debatin me qeverinë aktuale greke të Nikos Kotzias, ish-ministër i Jashtëm me qeverinë Tsipras, në lidhje me ishujt Diapontias në veri të detit Jon, konkretisht një pohim që sipas tij vetë Kotzias ka bërë publikisht e që duhet përdorur si “armë” nga diplomacia turke.
2708486_6b3159d27d71332d7a2a81801f0f5261-264x350.jpg
Për të bërë më të qartë atë që ish-admirali e konsideron “agresivitet të diplomacisë greke” referohet me fakte në ndërhyrjen e palës turke në Shqipëri, pas nënshkrimit të marrëveshjes për AOZ në shelfin detar Greqi-Shqipëri. Sipas pohimit të ish-admiralit, Turqia informoi palën shqiptare me një raport të posaçëm duke i paralajmëruar se “po mashtrohen”. Pas ratifikimit të marrëveshjes, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë anuloi marrëveshjen si “e padrejtë për palën dhe interesat ekonomikë të palës shqiptare”- thekson në intervistë Yayci duke shtuar se i njëjti “kërcënim” grek përfshihet dhe në marrëveshjen e fundit Greqi-Itali.
“Tani kemi një hap shumë konkret për t’u ndërmarrë nga Turqia,” thotë ish-Admirali, Dr. Yayci.
Sepse e drejta e Shqipërisë dhe Libisë tejkalohet në marrëveshjen midis Italisë dhe Greqisë, pasi zonat detare në vijën jug-perëndimore-verilindje të Shqipërisë janë mbyllur. Me pak fjalë, specialisti turk përsërit qëndrimin e Turqisë në vitin 2009, duke i kërkuar sërish vigjilencë Shqipërisë e Libisë, madje të kundërshtojnë marrëveshjen e re Greqi-Itali, si dhe i bën thirrje Turqisë të reagojë sa më shpejt për marrëveshjet drejt mbylljes me Egjiptin dhe zonën jugore të ishullit të Qipros.

Reagimi i palës greke

Në këtë kuadër, i menjëhershëm ka qenë reagimi i gazetarisë diplomatike greke, me Nikos Meletis të raportojë se “Shqipëria është mjaft e ekspozuar nga deklaratat e ish-admiralit turk dr. Yayci, i cili pranon hapur se ishte ndërhyrja turke që rrëzoi marrëveshjen qeveritare për AOZ Shqipëri-Greqi, në vitin 2009.
Gazetari grek përshkruan me detaje informacionin bruto të ish-admiralit turk, kur Shqipëria u paralajmërua për shfrytëzimin në favor të Greqisë të kufijve “anësorë” ishullorë edhe në detin Adriatik, me një raport turk ku veç të tjerash thuhej “Ju mashtrojnë”.

Menjëherë opozita shqiptare e atëhershme, sot në qeveri, reagoi duke theksuar se “nuk është e drejtë ishujt tuaj dhe toka jonë të kenë të njëjtat të drejta”. Pala greke këmbëngulte ishujt të pranohen si zona me juridiksion të barabartë detar si shelfi kontinental. Gjithsesi, sh-lideri i opozitës, kryyeministri i sotëm, Edi Rama, arriti të rrëzonte marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese të vendit, thekson gazetari grek, Nikos Meletis.
2708486_802986fd342416e02cb281b708f6ae15-600x342.jpg
“Kjo është hera e parë që një ish-oficer i lartë turk pranon publikisht një operacion të posaçëm të përgatitur në Shqipëri, madje duke ekspozuar dhe ish-liderin e opozitës, i cili rrëzoi marrëveshjen e nënshkruar nga dy ministrat homologë të Jashtëm, pas ndërhyrjes dhe orientimit të palës turke” shkruan Nikos Meletis, duke shtuar se teza e kundërshtimit u bazua pikërisht në sa deklaron dhe ish-admirali turk. Qëllimi turk ishte të mos ekzistonte marrëveshje në fuqi bazuar në principet e të Drejtës së Detit, siç ishte dhe marrëveshja greko-shqiptare e 2009-ës.

Pozicioni aktual i Shqipërisë
Gazetari Nikos Meletis thekson se kryeministri Edi Rama në forumin ekonomik të Delfi theksoi se përcaktimi nuk është i lehtë, se është kryer progres, se pala shqiptare ka vullnet pozitiv për ecurinë e çështjes, por nxitoi të deklarojë se nuk duhet të konsiderohet problematike vonesa, pasi dy vende anëtare të BE si Greqia e Italia, vetëm tani mundën të arrijnë në një marrëveshje, pas kaq vitesh negociata. Gazetari grek shënon, gjithsesi, se kryeministri shqiptar u shmang me qëllim të shënojë çfarëdo lloj afati për rihapjen e negociatave për përcaktimin e zonave detare. Vetë Edi Rama u kujdes të largohet nga qeveria ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili zhvillonte negociatat me ish-ministrin e Jashtëm Nikos Kotzias, sa kohë ishte në detyrë, madje duke shënuar një progres të jashtëzakonshëm,-vijon artikulli.
Pala greke nuk ka informacion nëse ky progres që thekson dhe Nikos Kotzias ishte vetëm në diskutimet dypalëshe, apo gëzonte dhe mbështetjen e miratimin e ish-kryeminstrit Aleksis Cipras. Pasi, sipas të dhënave, mënjanimi i Bushatit, u krye pas ndërhyrjes turke në kryeministrin Rama, për të mos lejuar nënshkrimin e Marrëveshjes me Greqinë. Gjithsesi, akoma dhe tani, me deklaratën e kryeministrit Rama për vullnetin e mirë në vijimin e negociatave, është e qartë se vështirë do arrihet në një pakt. Negociatat duhet të tejkalojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që jo thjesht anulloi marrëveshjen e 2009, për mungesë të autorizimit të vlefshëm për negociim nga nënshkruesit, por me këtë vendim ndërhyjnë dhe në çështje esenciale (me orientimin e raportit sekret turk) duke i dhënë mundësinë negociatorëve shqiptarë të referohen tek ky vendim për të zgjeruar pretendimet e tyre ndaj Athinës zyrtare.
Natyrisht, një pengesë ekstra, është edhe mungesa e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, që do duhet të ratifikojë vlefshmërinë e një marrëveshje të re. Nikos Meletis lë hapur dhe një dritare tjetër duke theksuar se “ndoshta nuk është rastësi që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që kishin refuzuar marrëveshjen shqiptaro-greke, tashmë janë pushuar nga puna me akuza për korrupsion”.
Gjithsesi, në artikull theksohet se divergjencat me Shqipërinë nuk janë të mëdha apo të patejkalueshme, sidomos me parapërgatitjen gjatë negociatave Kotzias-Bushati, që në fakt përfshinin dhe “korrigjimet” e kërkuara nga pala shqiptare, në vitin 2009.
Së fundi, Nikos Meletis thekson se “pas gjithë këtyre zhvillimeve, duhet të konsiderohet detyrim për qeverinë greke të thërres urgjentisht për negociata Edi Ramën, që të vërtetohet në tryezën e diskutimeve qëllimet e sinqerta dhe vullneti pozitiv për të negociuar në favor të vendit të tij, dhe jo për “raportimin sekret” të Ankarasë dhe ish-admiralit turk Yayci.

balkanweb
 

Attachments

  • 2708486_6b3159d27d71332d7a2a81801f0f5261-264x350.jpg
    2708486_6b3159d27d71332d7a2a81801f0f5261-264x350.jpg
    22.7 KB · Shikime: 0
  • 2708486_802986fd342416e02cb281b708f6ae15-600x342.jpg
    2708486_802986fd342416e02cb281b708f6ae15-600x342.jpg
    40 KB · Shikime: 0
  • 2708486_6b3159d27d71332d7a2a81801f0f5261-264x350.jpg
    2708486_6b3159d27d71332d7a2a81801f0f5261-264x350.jpg
    22.7 KB · Shikime: 0
  • 2708486_802986fd342416e02cb281b708f6ae15-600x342.jpg
    2708486_802986fd342416e02cb281b708f6ae15-600x342.jpg
    40 KB · Shikime: 0
Last edited by a moderator:
Sa bukur e luajn ping-pong, alb esht bere tavolina.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top