Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Zbulohet planeti me katër diej

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
planeti-kater-diej.jpg
Astronomët kanë zbuluar një planet qiejtë e të cilit janë të ndriçuar nga katër diej të ndryshëm.

Orbita e tij përbëhet nga dy breza me yje një fenomen mjaft i rrallë ky në astronomi.

Zbulimi është bërë nga disa vullnetarë të cilët kanë përdorur faqen e internetit Planethunters.org së bashku me një ekip nga Britania e Madhe dhe institute nga SHBA-të, ndërsa vëzhgimet janë bërë nga Observatori i Keck.

Planeti, që ndodhet vetëm 5.000 vite-dritë larg, është emërtuar PH1 sipas sajtit Gjuetarët e Planeteve(Planet Hunters).

Ai është menduar të jetë një "gjigant gazi" pak më i madh se sa Neptuni, por më shumë se gjashtë herë se madhësia e Tokës. /tch
 
Titulli: Zbulohet planeti me katër diej

Planeti, që ndodhet vetëm 5.000 vite-dritë larg,

Afer fare qenka 5 minuta ne kembe... lol
 
Titulli: Zbulohet planeti me katër diej

Ky eshte me te vertet nje zbulim i rralle sepse deri para ketij zbulimi ka qen e njohur planeti qe orbitonte 2 yje , ose sic quhet ndryshe ne gjuhen e astronomise double star system..
 

Konkursi Letërsisë

  • Binte shi

    Votat: 7 41.2%
  • Vajza e detit

    Votat: 1 5.9%
  • Vajza me pallton rozë

    Votat: 3 17.6%
  • Orëndreqësi

    Votat: 6 35.3%
Back
Top