Zbulohet pajisja per puthje ne internet

GLOOM

Catch me if you can...
16743d1343112416t-zbulohet-pajisja-per-puthje-ne-internet-images.jpg


Për të dashuruarit që jetojnë larg njëri-tjetrit është ndërtuar pajisja që ju mundëson të puthen përmes internetit. Kiss Messenger me buzë nga silikoni ka senzorë që përcjellin lëvizjet natyrale të buzëve.

Këtë pajisje e ka zbuluar profesori i robotikës nga Singapuri, Human Samani. Ajo duket si një kokë e vogël njeriu me buzë të mëdha nga silikoni. Eksperti i robotikës e ka quajtur Kiss Messenger dhe para disa ditësh është prezantuar në një panair në Londër.

Të dashuruarit duhet të lidhin këtë pajisje në kompjuter me ndihmen e kabllos USB, të lidhen përmes internetit dhe të fillojnë të puthin buzët nga silikoni. Menjëherë aktiziohen senzorët që lëvizin buzët në pajisjen në anën tjetër të internetit.

Meshkujt dhe femrat mund të shohin përmes videos njëri-tjetrin përderisa shkëmbejnë puthjet.

“Materiali special i silikonit nga i cili janë ndërtuar buzët ofron kënaqësinë më të mirë të mundshme”, thotë profesori nga Singapuri. Sipas tij, kjo pajisje ende nuk do të dalë në treg për shkak të “çështjeve etnike”, “megjithëse ka mjaft oferta nga kompani të ndryshme.

”Puthja është një akt intim kështu që për hedhjen në treg të këtij produkti duhet bërë studime përkatëse dhe hulumtim në aspektin shoqëror dhe kulturor”, thotë Samani. (yllpress)
 

Attachments

  • Images.jpg
    Images.jpg
    19.8 KB · Shikime: 11
Last edited by a moderator:
Pe: Zbulohet pajisja per puthje ne internet

nuk me intereson se buzet po nuk i kafshova mje dhembe nuk quhet ...;)
 
Titulli: Zbulohet pajisja per puthje ne internet

Ca skane inventuar per te luftuar largesine,

psh jasteku qe te perqafon
hug-me-pillow-11.jpg

Ketu ne forum ka qen nje teme, prap nje lloj jasteku, i lidhur disi me internet(partnerin)< i cili ndizej ne momentin qe partneri flinte ( e nqs ishte ne KM distance).

Kjo lodra Kiss, me duket budallek, mire qe tregon horor, por sdo e zevendesoj asnjehere njeriun.
 
Titulli: Zbulohet pajisja per puthje ne internet

Asgje virtuale nuk e zevendeson kontaktin fizik, mirepo ofron nje loj kenaqesie ne pamundesi te kontaktit fizik...
 
Pe: Zbulohet pajisja per puthje ne internet

Aty thot qe nderkohe qe shifni partnerin ne kamer mund ta puthni me kiss messenger...por nese ske kamer dhe mendon qe po puth te dashuren puth gjyshen e saj...kjo gje a diktohet...dmth ky kiss msn thjehst kryen ca levizje koti
 
Titulli: Zbulohet pajisja per puthje ne internet

Kur do perfeksionohet forumi jone me kete pajisje :lov1:qe te kenaqemi njehere e mire :akullore:
 
Pe: Zbulohet pajisja per puthje ne internet

LOL Mua smu duk ndonje shpikje kush e di se cfare...Gjithsesi shkenca e teknologjia ec,por njeriun se zevendesojne asnjera nga keta...
 
Titulli: Zbulohet pajisja per puthje ne internet

LOL. Aman sdin cte bejn dhe keta gjera koti sa per te harxhuar leket lol
 
Titulli: Zbulohet pajisja per puthje ne internet

Kesaj i thone, kur ske cben , luaj deren..:P LOL
Jo kjo qe u shpik, apo ai jasteku qe perqafon, po dhe kushedi cte shpiket noj gje tjeter, asgje smund ta zevendesoje kontaktin fizik mes 2 personave..:D
 
Back
Top