Zbulohet një sistem diellor, i njëjtë më tonin

Rondidi

Antarë
Zbulohet një sistem diellor, i njëjtë më tonin

Një zbulim i mrekullueshëm i një sistemi diellor, që është shumë i ngjashëm me sistemin tonë.

Gjendet shumë afër planetit të Tokës dhe rrotullohet rreth yllit Epsilon Eridani. Ylli eshte 5 herë më i ri se Dielli ynë, vetëm 800 milionë vjeç, me 10,5 vjet dritë.
Epsilon Eridani, është një yll shumë i ngjashëm me diellin pikërisht se ndodhet në të njëtën rrethinë me sistemin tone. Prej shumë kohësh ai ka zgjuar fantazinë e shumë personave si krijuesit e serialit “Star Trek” apo dhe shumë të tjerëve.
Tani kurioziteti për atë është rritur falë rezultatit që ka arritur teleskopi hapsinor “Spitzer” i Nasa-s.
Në të kaluarën ishin evidentuar planete të mundshme që vinin rreth yllit nënë si dhe një orbitë e jashtme. Por tani, “Spitzer”, ka treguar dy zona të brendshme të populluara nga planete të vegjël, “materiale në ndërtim”, që mund të jënë të planetve të mundshme.
“Ky sistem diellor është shumë i ngjashëm më sistemin tonë në epokën kur jeta sapo kishte filluar të vendoste rrënjë në Tokë” komenton Dana Backman, astronome në California.
Prania e këtyre trupave të ngurtë apo metalikë, që duken rreth yjeve të tjerë tregojnë një shenjë të mundshme të pranisë së planeteve të tjerë të ngjashëm me Tokën.
“Planetet” e sitemit të ri të zbuluar nga “Spitzer” rrotullohen në një distancë tre apo 20 largësi astronome (një largësi është sa distanca Tokë - Diell).
E para gjendet në të njëjtin pozicion, në të cilin ndodhen edhe astroidet që sistemi jonë diellor zotëron mes Marsit dhe Jupiterit.
Një planet tjetër i mundshëm ishte evidentuar në 1998 dhe duhet të jetë i pozicionuar në afërsi të orbitës që është më në brendësi mes 35 dhe 90 largësi astronomik.
Por zbulimi i një zone të dytë të asteroideve të brendshme bënë që shkencëtarët të mendojnë për ekzistencën e një planeti të tretë.
Nga fantazia në shkencë, rruga për tek Epsilon Eridani duket gjithmonë më e shkurtër. Ndoshta kishin të drejtë astronautët në vitin 1960 kur thanë se ylli Epsilon Eridani ishte një nga të objektet e pakta që mund të hetohej për të kërkuar shenjat e mundshme të një qytetërimi alien.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top