Zbulohet një planet i ri ku mund të ketë jetë

Arfenilla

Themelues i Forumit
Shiko fotografinë 1423866

Kërkuesit nga observatori astronomik në Gjeneva kanë zbuluar një planet të ngjashëm me Tokën. Planeti i emëruar HD 85511 b është kandidati më i mundshëm ku mund të ketë jetë. Ai ndodhet rreth 36 vite dritë larg nga sistemit ynë diellor bëhet e ditur në një artikull të publikuar në revistën “Astrnomy & Astrophysics”.

Shkencëtarët thonë se planeti është brenda limitit të zonës së përshtatshme për jetë. Ai është rreth 3.6 herë më i rendë se Toka dhe i dihet vetëm 54 ditë për të përshkruar orbitën e diellit, HD 85511. Ndodhet më afër Diellit të tij se sa Toka tek Dielli ynë.

Hulumtuesit, bazuar në llogaritë e tyre supozojnë që atmosfera e tij është e ngjashme me atë në Tokë, me oksigjen, dioksid karboni dhe azot.

Planetit u zbuluar nga teleskopi Harps. Në vitin 2007 po kërkuesit nga Gjeneva zbuluan një tjetër planet, Gliese 581 d, i cili është një tjetër kandidat i fortë ku besohet se mund të ketë jetë
 
Pe: Zbulohet një planet i ri ku mund të ketë jetë

Shiko fotografinë 12180

Lajm interesant.

Vetëm se deshta të ceki që kur një tekst përshkruhet komplet
me pikë e presë nga ndonjë faqe tjetër, është rrespekt te jepet
edhe adresa e faqes, jo për ne por për atë që e ka bërë mundin,
qoftë edhe ta përkthejë!

Flm për mirëkuptim!
 
Titulli: Zbulohet një planet i ri ku mund të ketë jetë

Interesant, por kam nje bindje se kurre nuk kane per t'gjetur planet tjeter me te pershtatshem se toka per jete.
 
Pe: Zbulohet një planet i ri ku mund të ketë jetë

...SHUME INTERESANTE LAJMI...do te thote mundesia per te patur forma jete ne hapsire ,nuk eshte vetem nje fantazi...por realitet....
sa keq....qe na takon te vemi atje mijvjecarin qe vjen....une me siguri do te shkoj...kush do te vij me mua , le te prenotohet :P
 
Pe: Zbulohet një planet i ri ku mund të ketë jetë

Një dritë shprese për gjeneratat e ardhshme. Disa zbulues hapësinorë kanë zbuluar një planet që mund të zëvendësojë Tokën.

Bëhet fjalë për planet të banueshëm nga pikëpamja njerëzore. Ka vetëm një problem, distanca është 36 mijë vjet dritë. Për momentin është shumë larg për t’u arritur me teknologjitë tona.
planet-b.jpg

Planeti është 3.5 herë më i madh se planeti ynë dhe gjendet nga ylli i vetë në distancën e duhur për të bërë të mundur prezencën e ujit në gjendje të lëngët dhe si rrjedhojë edhe jetë. Lajmin e kanë bërë të ditur astronomë të ESO që e kanë zbuluar në mes të 50 planeteve të tjera ekstradiellorë.

Imazhet janë bërë nga bërë nga High Accuracy Radial Velocity Planet Searcher, i njohur si HARPS, spektografi i pajisur me lente optike me diametër 3,6 metra i observuesit La Silla në Kili.

Planeti ëshë pagëzuar thjesht “B” dhe rrotullohet përreth yllit HD 85512, i magnitudës së shtatë.
tch
 
Pe: Zbulohet një planet i ri ku mund të ketë jetë

interesante....
 
Pe: Zbulohet një planet i ri ku mund të ketë jetë

[h=1]Zbulohet super-toka qe mund te kete jete [/h]Shiko fotografinë 1804196Astronomët kanë zbuluar një planet të dytë jashtë sistemit tonë diellor, që ndodhet në distancën e duhur përkundrejt diellit të tij, që mundëson ekzistencën e jetës. Astronomët bënë të ditur se kanë zbuluar së fundi një planet të ri jashtë sistemit tonë diellor, i cili ndodhet në një distancë shumë oportune me diellin e tij për mundësinë e jetës. Nëse kjo është e vërtetë, çdo lloj qenieje që mund të jetojë në këtë planet, sipas llogarive të shkencëtarëve, duhet që të ketë “dëshirë” për të jetuar në kushtet e një temperature të lartë e plot zagushi.

Astronomët europianë kanë njoftuar zbulimin e një tërësie prej 50 planetësh jashtë sistemit tonë diellor. Mes tyre ndodhej njëri që ndodhet në atë që shkencëtarët e quajnë “Zota Goldilock”, e cila nuk është as tepër e nxehtë dhe as tepër e ftohtë për ekzistencën e ujit të lëngshëm, një nga elementët kryesorë të jetës në Tokë. Bëhet fjalë për zbulimin e një planeti të dytë që ndodhet në këtë zonë shumë të favorshme sipas shkencëtarëve për zhvillimin e jetës. Planeti i parë është zbuluar në vitin 2007. Në mënyrë që një planet të mundësojë mbështetjen e lindjes dhe zhvillimit të jetës duhet që jo vetëm të ketë mundësinë e ekzistencës së ujit, por duhet të ketë edhe një sipërfaqe solide dhe kompakte të ngjashme me sipërfaqen e Tokës dhe jo një sipërfaqe të përbërë nga gazi si në rastin e Jupiterit. Planeti i ri i sapozbuluar, i cili ka emrin shifror HD85512b, është 3.5 herë më i madh se planeti ynë dhe vlerësohet që në sipërfaqen e tij, temperaturat të variojnë nga 30 deri në 50 gradë Celsius dhe mendohet se atmosfera e tij është shumë me lagështirë, ndaj klima e planetit i ngjan vazhdimisht asaj të një banjoje me avull.

Sipas një shkencëtareje të “Max Planck institutes”, e cila është marrë me kolegët e saj me analizimin e elementëve përbërës të planetit, ai ka një sërë kushtesh për zhvillimin e jetës, edhe pse temperatura është pak më e lartë nga ajo që do të duhej për një jetesë normale të qenieve të gjalla në sipërfaqen e këtij planeti. Megjithatë ajo thotë që, nëse njerëzit e Tokës do ta kishin vështirë ambientimin në këtë planet, ndoshta qenie me ndërtim trupor më të përshtatshëm për planetin do të ambientoheshin disi në sipërfaqen e tij. Sipas saj, ndoshta për shkak të një sërë kushtesh, krijesat që do të jetonin në të do të ishin më të shkurtra dhe me trup më të ngjeshur se njerëzit Tokës. Kjo edhe për shkak se graviteti në këtë planet është 1.4 herë më i madh se në Tokë. Sipas studiueses gjermane, të paktën 60% e planetit do të duhet që të mbulohej me re për të qenë potencialisht i banueshëm. Toka, për shembull, ka 50% të hapësirës së saj të buluar nga retë. HD85512b rreth-rrotullohet ndaj një ylli, ose një dielli që ndodhet 35 vite dritë larg planetit tonë Tokë, në një konstelacion që ka emrin Vela. Një vit dritë ka 5.8 trilionë kilometra. Një vit në këtë planet ka vetëm 60 ditë. Dielli i tij është më i ftohtë se dielli ynë me 1000 gradë.

Planetët e rinj jashtë sistemit tonë diellor janë zbuluar nga një instrument i veçantë për zbulimin e trupave hapësinorë, që quhet HARPS dhe ndodhet në Observatorin e Europës Juglindore, me bazë në Kili në Amerikën Latine. Këto zbulime dyfishojnë numrin e planetëve që janë të ngjashëm me Tokën, si nga përmasat ashtu edhe për nga largësia që kanë me Diellin. Sa i takon planetit të fundit, ai i është vëzhguar për një kohë të gjatë, për 200 net rresht dhe astronomët kilianë janë të bindur se ai ekziston dhe këtë e vërtetojnë edhe disa kolegë të Observatorit të Gjenevës./Shqiperia
 
Pe: Zbulohet një planet i ri ku mund të ketë jetë

Ne nje nga keto 500 planete une do e gjej shpirtin tim binjak jam e sigurte, ashtu sc jame sigurte qe ka jete!
 
Zbulohet planet i banueshëm 36 mijë vjet dritë nga Toka

mars_uje.jpg

Zbulohet një planet të banueshëm 36 mijë vjet dritë nga toka. Për momentin është shumë larg për t’u arritur me teknologjitë tona.

Planeti është 3.5 herë më i madh se planeti ynë dhe gjendet nga ylli i vetë në distancën e duhur për të bërë të mundur prezencën e ujit në gjendje të lëngët dhe si rrjedhojë edhe jetë. Lajmin e kanë bërë të ditur astronomë të ESO që e kanë zbuluar në mes të 50 planeteve të tjera ekstradiellorë.

Imazhet janë bërë nga bërë nga High Açuracy Radial Velocity Planet Searcher, i njohur si HARPS, spektografi i pajisur me lente optike me diametër 3,6 metra i observuesit La Silla në Kili.

Planeti ëshë pagëzuar thjesht “B” dhe rrotullohet përreth yllit HD 85512, i magnitudës së shtatë.Lajmi i fundit
 
Back
Top