Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Zbulohet në Leskovik një liqen termal nëntokësor, më i madhi në të gjithë botën.

1739093468905.webp

Një ekip shkencëtarësh çekë ka zbuluar liqenin termal nëntokësor më të madh në botë, i cili ndodhet në zonën e llixhave në Leskovik, të Korçës. Ata i vendosën emrin "Neuron" në nder të fondacionit që financoi kërkimin. Ekipi nisi eksplorimin në një sistem shpellash në vitin 2021, duke zbuluar shumë burime nxehtësie që lëshonin avull, derisa tashmë ata gjetën një humnerë të thellë mbi 100 metra dhe në fund të saj, shkencëtarët çekë zbuluan liqenin që ka një gjatësi prej 138 metra dhe një gjerësi 42 metra.

Ky liqen ka kapacitet të mbajë 8,335 m³ ujë të nxehtë. Zbulimi u bë i mundur falë përdorimit të teknologjisë moderne, përfshirë skanerët LIDAR dhe sonarët. Shkencëtarët janë duke punuar për të krijuar një hartë të detajuar të shpellës dhe për të matur pjesën nënujore të liqenit.

Ky zbulim mund të kontribuojë në mbrojtjen dhe kuptimin më të thellë të hidrologjisë së zonës. Sipas Richard Boudas, një nga shkencëtarët, liqeni dhe rajoni i tij janë të lidhur me burime ujore që ushqejnë sistemin. Liqeni mund të bëhet në të ardhmen një atraksion i jashtëzakonshëm turistik, ndërsa ekipi i shkencëtarëve çekë tha se puna e tyre do të ndihmojë në studimet e mëtejshme për formimin e shpellave nëntokësore.

/RTSH/
 
Sa mrekulli kemi në të voglën Shqipëri, do jetonim si mbretër nëse do kishim mundësi ti fokusoheshim me ndihmën e duhur të shtetit duke ju dedikuar bukurive të vëndit tonë.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back