Zbulohet në Gramsh ujëvara e Sotirës, një perlë e natyrës

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
gramsh-ujevarat-e-sotires1.jpg


GRAMSH – Zbulohet ujëvara e Sotirës në Gramsh. Një nga perlat e natyrës ka nisur të eksplorohet nga turistë vendas e të huaj. Ajo ndodhet rreth 60 kilometra larg Gramshit dhe për të arritur në zonën e ujëvarës duhet të ecësh më shumë se dy orë më këmbë. Emrin Sotirë e ka marrë nga fshati ku edhe ndodhet ujëvara, që dikur ka qenë me 120 shtëpi, ndërsa sot vetëm 20 prej tyre janë të banueshme. Dikur ujëvara 100 metra, që buron nga mali i Tomorit, vizitohej kryesisht nga banorët e Gramshit dhe zonave përreth për shkak të infrastrukturës së keqe. Ndërsa sot, një rrugë që ka nisur të shtrohet, do ta bëjë këtë zonë të virgjër të natyrës një pikë turistike me vlera të mëdha për vendin. Ka qenë iniciativa e trajnerit të alpinizmit në Elbasan, Artur Guni, i cili nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, i ftoi të gjithë adhuruesit e natyrës t’i bashkohen eksplorimit të kësaj zone të mrekullueshme. Ftesës iu bashkuan 160 të rinj e të reja, një pjesë e të cilëve të huaj. “Ishte një eksplorim i mrekullueshëm, një bukuri e rrallë, një qetësi që rrallëherë njeriu e gjen në momente të caktuara”, u shpreh Guni. Të njëjtin mendim ndan dhe Franka, e cila ka ardhur enkas nga Italia për këtë eksperiencë. Në këtë zonë do të nisë edhe ndërtimi i një hidrocentrali, çka do të mundësojë edhe shtrimin e rrugës. Fshati i Sotirës ndodhet në fund të Gramshit, në kufi me Kuçovën, një zonë e pashkelur ende, e panjohur deri tani, por tashmë kjo ujëvarë shumë shpejt do të ftojë rreth saj pushues të shumtë, për nga vetë relievi malor dhe i rrethuar me lëndina. Kështu shprehen vizitorët apo turistët që eksploruan këtë zonë dhe bënë të njohur një perlë të natyrës shqiptare.

PanoramA
 
Titulli: Zbulohet në Gramsh ujëvara e Sotirës, një perlë e natyrës

Shume, shume, shume e bukur
 
Titulli: Zbulohet në Gramsh ujëvara e Sotirës, një perlë e natyrës

Ka plot bukuri te rralla vendi yne :)

Fantastike!
 
Titulli: Zbulohet në Gramsh ujëvara e Sotirës, një perlë e natyrës

Sa me pelqejne kto bukurit natyrore ku nuk eshte vendos dora e njeriut....
 
Titulli: Zbulohet në Gramsh ujëvara e Sotirës, një perlë e natyrës

Dhe nje deshmi, qe kemi Shqiperia ka pasuri natyrore.
Urime per zbulimin. Duket shume e bukur ujevara.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top