Zbulohet misteri i vrimave në djathë?

Arfenilla

Themelues i Forumit
djathi_8059.jpg
Shkencëtarët e institutit hulumtues Agroskop kanë zbuluar se si krijohen vrimat në disa llojëra djathi
“Krijimi i vrimës në disa djathëra nuk është fare i rastësishëm, por është pasojë e pranisë së mikrogrimcave të sanës në djathë”, thonë ekspertët e Agroskopit, ndërsa transmeton portali “24 heures”.

Ata thonë se me dozimine grimcave, qumështarët mund të kontrollojnë numrin e vrimave në djathë.

Me zëvendësimin e mjeljes së lopëve me kova të hapura me sisteme të automatizuara është zvogëluar mundësia nga kontainimi mikrobiologjik, por me këtë veprim, po ashtu, eleminihen grimcat e sanës, e me këtë edhe vrimat në djathë.

“Do të ketë gjithnjë e më pak vrima në djathë”, thonë ekspertët zviceran.

Për të arritur këtë përfundim, ekspertët e Agroskopit gjatë 130 ditëve kanë shqyrtuar formimin e vrimave në elementare në djath.

Prania e vrimave në djathëra gjithmonë i ka intriguar shkencëtarët . Qysh në vitin 1917 amerikani ëilliam Clarck ka nxjerrë hipotezën sipas të cilës për këtë fenomen janë përgjegjëse bakteriet në djathë. -InfoGlobi
 
Titulli: Zbulohet misteri i vrimave në djathë?

Paaaa kam met pa mend,edhe un gjithmone i kam ba pytje vedit bile bile qysh ne 1982shin :P
 
Titulli: Zbulohet misteri i vrimave në djathë?

Paaaa kam met pa mend,edhe un gjithmone i kam ba pytje vedit bile bile qysh ne 1982shin :P

Ndersa une vras mendjen per djathin me krimba qe keni ne Shkoder, si arrini ta hani?
 
Titulli: Zbulohet misteri i vrimave në djathë?

Ne Zvicer bon shtrejt djathi me vrima e ne ere .
Por shijon sh. mire .
 
Titulli: Zbulohet misteri i vrimave në djathë?

Ndersa une vras mendjen per djathin me krimba qe keni ne Shkoder, si arrini ta hani?

Asht ne sardegna maj djathi me kryma ;)
 
Titulli: Zbulohet misteri i vrimave në djathë?

Ndersa une jam kurioze per mykun qe eshte prezent tek djathrat me myk si Blue Cheese dhe Roquefort.
 
Titulli: Zbulohet misteri i vrimave në djathë?

Une them Shkoder,ti Sardegna

Skam nigju naj her per djath me kryma n'shkoder maj katunare :P
 
Titulli: Zbulohet misteri i vrimave në djathë?

Djathi me krimba sa kam ndegjuar, perdoret shume ne Paris. Kete me thoshte i ndjeri babai im, kur ka qene viteve te 70-ta andej, madje kushton shtrenjte.
 
Back
Top