Zbulohet materiali më i vjetër në Tokë, ekzistoi para lindjes së sistemit tonë diellor

Hera

Έτερος εγώ
Zbulohet materiali më i vjetër në Tokë, ekzistoi para lindjes së sistemit tonë diellor
Gjatë analizimit të një meteori shkencëtarët zbuluan materialin më të vjetër që ekziston në Tokë.

Shiko fotografinë 1709677

lg.php

Ata gjetën grimca pluhuri brenda shkëmbit hapësinor, që ra në Tokë në vitet 1960 dhe u gjet se janë deri në 7.5 miliardë vjeçare.

Grimcat e pluhurit u formuan në yjet që ekzistuan përpara se të lindte sistemi ynë diellor.

Rezultati i studimit u botua në revistën Proceedings of the National Academy of Science.

Kur yjet vdesin, grimcat e formuara brenda tyre bien në hapësirë. Më pas këto “grimca para-diellore” përfshihen në yje të rinj, planetë, hënë dhe meteoritë.

“Ata janë mostra të ngurta të yjeve,”- tha autori kryesor i studimit Phil Heck.

Një ekip studiuesish nga SHBA dhe Zvicra analizuan 40 grimat para-diellore të përfshira në një pjesë të meteoritit Murchison, i cili ra në Australi në 1969.

Shiko fotografinë 1893844



"Panorama"
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top