Zbulohet libri në gjuhën shqipe, më i vjetër se “Meshari”

xhebrail1

INTERIST
Zbulohet libri në gjuhën shqipe, më i vjetër se “Meshari”

12:54 / 28.08.2013
307 0
Janë përsëri ata, austriakët, të dashuruarit e përjetshëm me shqipen, që këtë radhë na befasojnë me një tjetër zbulim. Bëhet fjalë për një dokument që mund të hedhë dritë për shkrimin më të hershëm të gjuhës shqipe. Profesorët Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger nga Akademia e Shkencave Austriake kanë arritur të zbulojnë një dokument që mendohet t'i përkasë shekullit të XIV, ku shkruhet një shqipe me germa latine.
Studimi ka si qëllim zbulimin e ndikimit të gjuhës shqipe në të gjithë gjuhët e rajonit, por edhe në gjuhët e vdekura. Dy profesorët në studimin e tyre kanë arritur në përfundimin se një pjesë e gjuhëve si latinisht, gjermanisht dhe thuajse pjesa më e madhe e gjuhëve të Ballkanit, kanë elementë të rëndësishëm të gjuhës shqipe. Fakti se një pjesë e foljeve kryesore të shqipes gjenden në këto gjuhë, e vërteton më së miri këtë gjë.

Dy profesorët kanë paraqitur fletën e një libri të Biblës që dokumenton gjuhën shqipe të shkruar në fillim të shekullit të XVI. Nëse do të vërtetohet origjinaliteti i këtij dokumenti, atëherë kemi të bëjmë me një libër më të hershëm se "Meshari" i cili daton në mes të shekullit të XVI. Zbulimi Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një zbulim të mirëfilltë shkencor apo jo. Dokumenti që publikohet në web-in zyrtar të Akademisë së Shkencave të Austrisë pretendon se bëhet fjalë për shqipe të shkruar rreth shekullit XIV.

Përcaktimi më i saktë i datës do të shërbente për të vërtetuar nëse "Meshari" i Gjon Buzukut është i pari libër i shkuar në shqip apo më në fund gjuhësia ka arritur të gjejë dokumente të tjerë që e vërtetojnë këtë gjë. Në foto jepet fleta e një libri fetar, i shkruar në italisht dhe në shqip. "Scala I. Ligierata VI. Si e krijoi 3ot$ne Adamne et Evene. Të paretë tanë print", që kuptohet. "Ligjërta e VI. Si e krijoi Zoti Adamin dhe Evën, prindërit tanë të parë".

Në gjurmët e Joklit Dy profesorët austriakë kanë përdorur materialet dhe dokumentet e themeluesit të shkencës së Albanologjisë, Norber Jokl. Jokl ka lindur në 25 shkurt 1887 dhe është vrarë nga nazistët në maj 1942. Edhe pse me një formim juridik, Jokl iu përkushtua gjuhësisë dhe kryesisht studioi gjuhët indo-evropiane, gjuhët sllave dhe gjuhët romane. Një vëmendje të veçantë i ka kushtuar gjuhës shqipe. Në moshën 30-vjeçare mësoi gjuhën shqipe. ثshtë autor i librave "Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes" dhe "Kërkime gjuhësore - kulturore historike nga fusha e shqipes".

Dokumentet e hershme të shqipes Deri më sot tre cilësohen si dokumentet më të hershme të shqipes. Edhe pse gjithë gjuhëtarët pranojnë se shqipja duhet të jetë shkruar shumë kohë më parë, dokumenti i parë që e dëshmon këtë është "Formula e pagëzimit", e shkruar nga kryepeshkopi i Durrësit, Pal ثngjelli, gjatë një vizite në dioqezën e Matit në 8 nëntor 1462. Dokumenti i dytë është fjalori i Von Harfit, i vitit 1497.

Dokumenti që përmban një numër fjalësh dhe shprehjesh që i duheshin udhëtarit gjerman gjatë kalimit të tij në Shqipëri në Durrës dhe në Ulqin. Të së njëjtës rëndësi, gjuhëtarët rendisin dhe "Perikopeja e Ungjillit të Pashkës". Një dokument i shkruar në greqisht, që mendohet se i përket shekullit XV ose fillimit të shekullit XVI. Ky dokument përbëhet nga 2 pjesë të vogla Bible në gjuhën shqipe, që u gjetën në një dorëshkrim greqisht të shekullit XIV. Por si dokumenti më i rëndësishëm deri më sot mbahet "Meshari" i Gjon Buzukut, i pari libër në gjuhën shqipe. "Meshari" i përket vitit 1555. Por të gjithë studiuesit janë të një mendimi kur flasin për dokumentet më të hershme.

Këtë e dëshmon dhe Arqipeshkvi francez i Tivarit me emrin Brokard, që ka udhëtuar në Shqipëri. Në një relacion latinisht të vitit 1332, ai shkruan: "Sado që shqiptarët kanë një gjuhë fare të ndryshme nga gjuha latine, prapë ata kanë në përdorim edhe në tërë librat e tyre shkronjën latine". Një gjë mund të thuhet me siguri: Nëse dokumentet shqipe ekzistojnë, zbulimin e tyre mbetet ta presim gjithmonë nga të huajt. Formula e Pagëzimit 1462 Dokumenti i parë i vërtetuar i shqipes i përket datës 8 nëntor 1462.

ثshtë shkruar nga Kryepeshkopi i Durrësit, Pal ثngjelli, gjatë një vizite në dioqezën e Matit. Duke parë mangësitë në ushtrimin e fesë, Pal ثngjelli lëshon një qarkore latinisht, ku lejon që në kohë lufte fëmijët të pagëzoheshin në shqip. Formula është: "Un të pagëzonj pr'emen't Atit e t'birit e t'shpirtit shenjt" shqip . Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497) Janë 26 fjalë shqip, 8 shprehje dhe numrat nga 1 deri 10 dhe 100 e 1000. Fjalori modest i udhëtarit Arnold Fon Harfit ka një rëndësi të madhe për gjuhën shqipe, duke qenë është i pari dokument i shprehjeve dhe numrave.

Fjalori është zbuluar në vitin 1860, Fon Harvi udhëtoi në Durrës dhe në Ulqin. "Meshari" i Buzukut 1555 ثshtë i pari libër i gjuhës shqipe që është gjendur deri më sot. "Meshari" përbëhej nga 110 fletë ose 220 faqe. Origjinali i librit që ka arritur të gjendet përbëhet nga 94 fletë. Libri është kishtar dhe është shkruar në gjuhën latine, ka 154 000 fjalë. ثshtë në dialekt verior dhe origjinali gjendet në Arkivat e Vatikanit. /Shekulli/f.0828125526705_m.jpg
 
Titulli: Zbulohet libri në gjuhën shqipe, më i vjetër se “Meshari”

Ne fakt une di nje shkrim tjeter qe i perket Teodor Shkodranit eshte aty rreth viteve 1200 qe eshte gjetur ne arkivat e vatikanit
 
Titulli: Zbulohet libri në gjuhën shqipe, më i vjetër se “Meshari”

nese mund ta gjesh Quku do ta dija per nder ta postoje
 
Titulli: Zbulohet libri në gjuhën shqipe, më i vjetër se “Meshari”

nese mund ta gjesh Quku do ta dija per nder ta postoje


Zbulimi! Nga arkivat e Vatikanit dokumenti më i vjetër në shqip
Dr.Musa Ahmet

Eshtë folur e shkruar, por gjithnjë deri tani në formë të supozimeve, "duhet" të ketë libra, dorëshkrime apo dokumente të shkruara në gjuhën shqipe, të cilat janë më të hershme sesa "Formula e pagëzimit" nga viti 1462 apo nga libri i parë i shtypur në gjuhën shqipe "Meshari" nga viti 1555.

Kërkimet nuk kanë rreshtur, por rezultatet deri tashi kanë munguar. Pothuajse të gjithë studiuesit që merren me kërkime dhe hulumtime shkencore, kishin shënuar Vatikanin, (Bibliotekën Apostolike apo Arkivin Sekret të Vatikanit), si një nga vendet ku do të duhej të ruheshin dokumente apo dorëshkrime të vjetra në gjuhën shqipe. Nuk ishin gabuar ata që kishin menduar kështu. Një studiues i njohur arbëresh, Nilo Borgja, i cili botoi edhe një studim të mrekullueshëm për "Perikopenë e Ungjillit" nga shek.XIV, me grafema greke e fjalë shqipe, i kishte pohuar gjuhëtarit tonë të famshëm Eqrem اabejt, se ishte në rrugë të mirë të gjente një dorëshkrim më të vjetër se "Formula e pagëzimit" dhe se "Meshari". Për fat të keq, Nilo Borgja vdiq, pa arritur të zbulonte dokumentin apo dorëshkimin në fjalë. Një pohim të ngjashëm e bën edhe studiuesi i njohur tjetër arbëresh, Zef Skiori. Ne, duke ndjekur gjurmët e studiuesve të mëhershëm, kishim fatin e mirë, që në Arkivin Sekret të Vatikanit, të zbulonim një dorëshkrim nga viti 1210 me autor Teodor Shkodranin. Dorëshkrimi përbëhet nga 208 fletë. ثshtë i shkruar në pergamen dhe i tëri është në gjuhën shqipe. Ndahet në tri tërësi: atë teologjike, filozofike dhe historike. I gjithë teksti është autograf. Autori shënon emrin e mbiemrin e tij si dhe vitin kur e ka mbaruar dorëshkrimin. Për herët të parë bëhet fjalë për gjuhën shqipe në vitin 1284 (jo 1285 siç është menduar deri më tani), në një dokument të Arkivit të Dubrovnikut /Raguzës/ nga 14 korriku i viti 1284 ku thuhet: "Dëgjova një zë që thërriste në mal në gjuhën shqipe" (Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca). Dëshminë e dytë e kemi nga një autor anonim, që sipas të gjitha gjasave ishte prift i urdhërit domenikan, i cili në vitin 1308, gjatë udhëtimit nëpër Ballkan, kur përshkruan Shqipërinë dhe shqiptarët, ndër të tjera shkruan: "Këtu shqiptarët e lartëpërmendur kanë një gjuhë të dalluar prej latinëve, grekëve e sllavëve, kështuqë nuk meren vesh fare me popujt tjerë" (Habent enim Albani prefati linguam distanctam a latinis, grecis et slavis ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus). Dëshmia e tretë është ajo e Guljelm Adamit, i cili në vitin 1332 shkroi me porosi të papës Gjon XXII, traktatin "Directorium ad passagium faciendum", duke i bërë kështu edhe një relacion Filipit VI Valua, mbretit të Francës, me titull: "DIRECTORIUM AD PASSAGIUM FACIENDUM (UDHثZIM PثR Tث KRYER KALIMIN [E DETIT], ku jep të dhëna për Shqipërinë dhe shqiptarët. Këtu gjejmë edhe fjalinë e famëshme që e bëri të njohur në histori: "Dhe megjithëse shqiptarët kanë një gjuhë krejt tjetër dhe të ndryshme nga latinët, ata kanë shkronjat latine në përdorim dhe në të gjithë librat e tyre". Rëndësi të veçantë ka edhe fakti, se autor i këtij shkrimi është një shqiptar nga Shkodra. Për autorin, Teodor Shkodranin, pos të dhënave që bën vetë autori në fund të dorëshkrimit, por edhe të tjerave që gjinden në disa dorëshkrime që ruhen, pos Arkivit Sekret të Vatikanit, edhe në Bibliotekën Apostolike, pjesa dërmuese e të cilave janë të shkruara në gjuhën greke dhe janë të pabotuara, ne kemi edhe njohuri të tjera, disa nga të cilat na i ofroi studiuesi, dr. Moikom Zeqo. Dorëshkrimi është prërgatitur për botim, është transkriptuar, transliteruar dhe shoqërohet për botim, me një koment dhe analizë shkencore.

M'ke ba me kerku postimet e vitit 2006 :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top