Zbulohet gjallesa me e vjeter ne Toke

ShkodranNe

Dwell in possibility
425754_370907882920639_141388129205950_1603753_1501001486_n.jpg


Shkencetaret australiane kane analizuar ADN-ne e disa bimeve te medhaja detare Poseidonia, ne nje thellesine 40 m, ne nje hapesire te gjere nga Spanja deri ne Qipro.

Analizat kane treguar se bima eshte rreth 12 000 – 200 000 vjecare, mesatarisht 100 000 vjecare. Kjo moshe eshte shume me e vjeter sesa specia me e vjeter e njohur deri tani, nje bime ne Tasmani qe mendohet te jete 43 000 vjecare.

Profesor Carlos Duarte nga Universiteti i Australise Perendimore tha se bima ka arritur nje moshe te tille per arsye se ajo mund te riprodhohet ne menyre joseksuale dhe gjeneron klone te vetat. Organizmat qe prodhohen vetem ne menyre seksuale e humbin gjeneraten e tyre.

“Ato vazhdimisht prodhojne dege te reja. Ato perhapen shume ngadale dhe mbulojne nje zone shume te madhe duke krijuar hapesire per tu perhapur. Me pas ato i ruajne lendet ushqyese brenda degeve te tyre duke u pergatitur keshtu per periudha te veshtira” –tha prof. Duarte.

Fashat e ndara te bimesise ne Mesdhe perhapen pothuaj ne 10 milje gjeresi, me shume se 6 000 tone. Por prof.Duarte tha se nderkohe qe kjo bime detare eshte nje nga organizmat me te riperteritshme ne bote, ajo ka filluar qe te dobesohet si pasoje e zhvillimeve bregdetare dhe ngrohjes globale. “Nese ndryshimet klimatike vazhdojne me kete ritem, e ardhmja e kesaj specieje eshte shume e keqe” –tha ai.

Kjo bime, e quajtur ndryshe edhe ‘bari i detit’ po kalon nje gjendje te veshtire per shkak te ndertimeve ne bregdete dhe perkeqesimit te cilesise se ujerave. Me ngrohjen e ujit, keto organizma levizin me ngadale ne gjeresite me te medha. Deti Mesdhe eshte i mbyllur ne anen veriore nga kontinenti Europian, keshtu qe bimet nuk mund te levizin. Gjendja duket shume e rende!//infoalbania.org//
 
Pe: Zbulohet gjallesa me e vjeter ne Toke

Qenka e bukur ne foto...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top