Zbulohet galaksia "aliene"

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Astronomë nga Australia, Gjermania, Zvicra dhe Finlanda, kanë pikasur fenomenin kozmik
Shiko fotografinë 1728912

Një galaksi e rrallë në formë katërkëndore, me një ngjashmëri të theksuar me një prerje të diamanti smerald, është zbuluar nga astronomët. Ekipi i ekspertëve nga Australia, Gjermania, Zvicra dhe Finlanda, kanë pikasur fenomenin kozmik, në një grup prej 250 galaksish, rreth 70 milionë vite drite larg.

“Në Universin rreth nesh, shumë galaksi ekzistojnë në një nga tre format: rruzullor, si disk dhe të çrregullta. Kjo është një nga ato gjëra të papritura, përderisa nuk e dinim që të ekzistonte”, ka shpjeguar një nga autorët e kërkimit, profesori Alister Graham nga “Swinburne University of Technology” në Australi. Kjo galaksi paksa e pazakontë u vu re gjatë një vëzhgimi të bërë nga teleskopi japonez Subaru, prej astrofizikanit doktor Lee Spitler, i cili në fakt ishte duke shikuar për diçka tjetër.
Ky zbulim i lejon astronomëve të sigurojnë informacione të vlefshme për modelimin e galaksive të tjera, teksa aludohet se diçka e tillë mund të çojë edhe në rrugën për verifikimin e një galaksie alienësh. Galaksia e zbuluar disponon 50 herë më pak se sasia e yjeve të galaksisë tonë, “Rrugës së Qumështit”, dhe distanca e saj nga Toka është ekuivalente me 700 galaksi.

ikub
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top