Zbulohet anija me florinj

Arfenilla

Themelues i Forumit
Pjesët e anijes spanjolle “San Jose” që është fundosur para 300 viteve rrugës nga Evropa drejt Amerikës janë gjetur në Karaibe së bashku me pasurinë.
anija1.jpg

Galioni “San Jose” ishte e flotës spanjolle e cila lundronte drejt Amerikës e mbushur me sende prej ari, smerald dhe gurë tjerë të çmuar. ثshtë fundosur në vitin 1708 në detin e Karaibeve gjatë betejës me anijet britanike, ndërsa ekipi i ekspertëve ndërkombëtarë, flotës kolumbiane dhe instituti arkeologjik kolumbian rrënojat i gjetën javën e shkuar në afërsi të ishullit Baru.
anija.jpg

Sipas të dhënave, 600 persona humbën jetën gjatë fundosjes së anijes të cilën e goditi anija britanike.

Se ky galion është gjetur me të gjitha mallrat, nga ari, paratë, argjendi, smeraldi, stolitë, konfirmoi edhe presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos. Sipas tij, pasuria e gjetur vlen të paktën 662 milionë paundë, ndërsa sipas disa vlerësimeve tjera bëhet fjalë për madje edhe në miliarda.B lajmi
 
Titulli: Zbulohet anija me florinj

Mir ne se nuk kemi det afer .po andej shqiperia e rrethuar me det si dreqi nuk zbuluat nje her nje anije qoft edhe me balt :jo:eee i varfer lind e keqja se i till do vdes
 
Back
Top