Aren
Anëtar i Respektuar
![anija-me-thesar-300x168.gif](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fgazetatema.net%2Fweb%2Fwp-content%2Fuploads%2F2011%2F09%2Fanija-me-thesar-300x168.gif&hash=ebf0ef339b870cf08a985ac2911bb3ed)
Një anije me 200 ton argjend, me një vlerë prej rreth 150 milion paund, është zbuluar në Atlantik. Siç njofton BBC, kjo është ngarkesa më e madhe me metale të çmuara e zbuluar ndonjëherë në det.
SS Gairsoppa, një anije transporti britanike u mbyt nga një nëndetëse gjermane në vitin 1941.
Firma amerikane Odyssey Marinë bëri zbulimin dhe tani do të mbajë 80 përqind të vlerës sipas një marrëveshje me Departamentin e Transportit.
Anija, e cila po kthehej nga India në Britani, u pikas nga nëndetësja gjermane. Vetëm një personi arriti që të mbijetonte nga sulmi me torpedo.Tema